Author: tirana

Është e trishtueshme, por njerëzit nuk janë gjithmonë besnikë ndaj marrëdhënies së tyre.  Pabesia është shkaku më i zakonshëm i ndarjes, ndërsa përcaktimi ndryshon nga marrëdhëniet në marrëdhënie dhe nga personi në person, kushdo që e përjeton atë lënduar thellë. Arsyet që e çojnë dikë në këtë hap mund të jenë të shumta. Por a luajnë rol edhe yjet? Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të pabesa. Peshqit Për shkak të natyrës së tij të ndjeshme dhe të dobët, ai është më i prirë për pabesi. Ai është i paparashikueshëm dhe ka marrëdhënie të paligjshme, pa u menduar shumë. Nëse marrëdhënia e tij nuk…

Read More

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve është përshkallëzuar ndjeshëm, duke sjellë të tjera publikime në rrjet. Teksa është ngritur një grup hetimor për gjetjen e burimit të nxjerrjes së informacioneve sekrete, janë zbardhur detajet e para. Burime brenda skuadrës hetimore pranë qeverisë për të analizuar nxjerrjen e të dhënave, bëjne me dije se i kanë dhënë Prokurorisë një pistë shumë të besueshme që pritet t’i adresojë drejt autoreve. Mësohet se prokuroria po operon me shpejtësi në këtë pistë dhe ka izoluar personin e dyshuar ne Drejtorinë e Tatimeve për ta marrë në pyetje. Më herët, gazeta “TemA”…

Read More

Policia e Shtetit njofton se 726 aplikantët që kaluan fazën e parë të konkurrimit, u bënë pjesë e fazës së dytë, testimit fizik, për Patrullë të Përgjithshme. Prej 3 ditësh vijon testimi fizik, i cili zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, në Yzberisht. Procesi monitorohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme.

Read More

Është gjithnjë kënaqësi të provosh aftësitë dhe kufizimet tona në mënyra të ndryshme. Është ndoshta për shkak të instiktit tonë konkurues, që është diçka që secili ka, dhe disa më shumë se të tjerët. Kjo foto (më poshtë) do t’i vendosë aftësitë tuaja në provë. Është mjaft e ndërlikuar, edhe pse kjo tingëllon e thjeshtë në letër. Sa M janë në këtë foto? Ju keni 10 sekonda për të zgjidhur këtë mister. Le të fillojmë – sa shumë M ju shihni në këtë foto? Vështirë, apo jo? Të paktën, shumica e njerëzve mendojnë kështu – pasi luftojnë me këtë mister!…

Read More

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar për publikimin e pagave për më shumë se 630 mijë të punësuarve në shtet dhe privat. Përmes një postimi në “Twitter”, Braçe ironizon deklaratën e kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili tha më herët se ka dalë një VKM që e bën AKSHI-n shoqëri anonime. Ai shkruan se “kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet e shkuara”. Postimi i plotë Hahahahaha, ooo zot! Debili i dytë nga e njëjta shtëpi: E gjitha ka lidhje në administrimin zgjedhor; KA DALE NJE VKM QE E BEN AKSHI-ne SHOQERI ANONIME; Ky është skandal i telekomanduar që AKSHI-n ta…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku u dorëzuan 97 banesa e reja, në një pallat të rindërtuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kreu i qeverisë e cilësoi si një premtim të mbajtur, teksa theksoi se qëllimi ishte ringritja nga ajo fatkeqësi. ‘Këtu jo vetëm që janë bërë gati 97 apartamente, por janë bërë gati 97 banesa më të mira, më të bukura dhe kur erdha po shikoja pallatin përballë e po imagjinoja sesi tani komshinjtë do rrinë duke i parë sikur ata të shkretë kanë faj që nuk u ka rënë tërmeti aty. Por…

Read More

Shkencëtarët e Ushtrisë Amerikane kanë zhvilluar një vaksinë që pritet të jetë efektive kundër të gjitha mutacioneve ekzistuese dhe të ardhshme të virusit. Sipas shkencëtarëve, provat klinike pritet të bëhen publike javën e ardhshme, shkruan Daily Mail. “Në javët e ardhshme ne do të shpallim rezultatet e para të provave klinike të vaksinës,” tha studiuesi kryesor për Defense One, një agjenci ushtarake lajmesh. Vaksina është krijuar për të mposhtur variantet e ndryshme të koronavirusit dhe ndryshe nga vaksinat e tjera të Covid, përbëhet nga një proteinë me 24 anë të ndryshme, në të cilën shkencëtarët mund të bashkojnë proteina  nga…

Read More

Anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u ka mbërritur një mesazh nga grupi i Rithemelimit pak para mbledhjes. Anëtarët vihen në dijeni se 4446 delegate te Kuvendit Kombëtar rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës. Me anë të mesazhit, anëtarëve të Këshillit Kombëtar u kërkohet të mos bëhen pjesë e pengmarrjes së PD dhe të lexojnë e respektojnë vullnetin e shumicës. Mesazhi i plotë: Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe 44000 anëtarë të saj me vendimet e tyre historike kanë vendosur të marrin në dorë fatet…

Read More

Një mësues në Turqi është shkarkuar nga puna dhe po hetohet pasi dhunoi një nxënës në gjimnazin e distriktit Aksarai. Shkarkimi i tij u bë pas publikimit të një video-je ku profesori i matematikës nxjerr në korridor nxënësin e dhe qëllon me shpulla dhe grushta. Një kolege e profesorit, e cila dëgjoi të bërtiturat, ndërhyn për të ndaluar dhunën ndaj adoleshentit. Pas shpërndarjes së videos së dhunës, mësuesi është shkarkuar nga puna dhe ndaj tij ka nisur një hetim. Nuk dihen ende arsyet e dhunimit të nxënësit të tij. Ngjarja ka ndodhur në 14 dhjetor, por vetëm ditët e fundit…

Read More

Vërtetimi që konfirmon se jeni përfitues i ndihmës ekonomike tashmë mund të merret lehtësisht online. Nëpërmjet shërbimit elektronik në portalin “e-albania”, të gjithë personat që janë përfitues të kësaj pagese mund të kontrollojnë online jo vetëm statusin e përfitimit, por edhe të marrin në kohe reale vërtetimin e përfitimit të ndihmës ekonomike me vulë elektronike. Ndryshe nga sa ndodh me llojet e tjera të shërbimeve që mund të sigurohen online nëpërmjet portalit, për të marrë vërtetimin e ndihmës ekonomike nuk kërkohet asnjë dokumentacion shoqërues. Procdura mund të kryhet lehtësisht në pak minuta, ku fillimisht ju duhet që të hyni në…

Read More

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale i është drejtuar me një akt administrativ Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në lidhje me publikimin/shpërndarjen në mënyrë të paligjshme të dhënave personale (databaza) të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat. Zyra e Komisionerit thekson se publikimi/shpërndarja e këtyre të dhënave, në faqe interneti apo organe të medias, përbën një burim të hapur dhe të paligjshëm informacioni, në të cilin çdokush, brenda dhe jashtë vendit, ka mundësinë e aksesimit të këtyre të dhënave në kundërshtim…

Read More

Lulzim Basha nuk e përjashtoi idenë e skenarit radikal, protestave kundër qeverisë. Në konferencën e sotme të zhvilluar me gazetarët ai tha se “Opozita do të udhëheqë dhe ka udhëhequr të gjitha protestat që ka thirrur dhe u ka dalë në ballë. Ku e di ti, që nuk do të bëhet protestë për këtë. Këtu nuk janë vjedhur të dhënat e opozitës, por të gjithë qytetarëve. Mendoni se opozita po pengon protestat? Kur ta thërrasim do ta bëjmë publike. Nuk do ta mbajmë sekret. Që jemi në gjendje të organizojmë protesta madhështore e kemi treguar mos keni dyshim se do…

Read More