Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj tha sot se prokuroria po kryen të gjitha hetimet për çështjen e skandalit të publikimit të pagave. Pyetje: Nga kanë dalë këto të dhëna personale? Kryeministri Rama tha se ka dyshime që këto të dhëna kanë dalë për të krijuar destabilitet? A do e thërrisni kryeministrin që të japë dëshminë e tij dhe t’iu ndihmojë në këto hetime? Elisabeta Imeraj: Ne jemi këtu sot për të dhënë të dhënat hetimore për një hetim prej disa muajsh. Për çështjen në fjalë do flas shkurt. Prokuroria Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit nr. 125/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”. “Kjo marrëveshjeje e re thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri; ndihmon në zbatimin efektiv të parashikimeve të marrëveshjes nga ana e organeve respketive proceduese pjesëmarrëse në këto procedura; si dhe forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut,…
Lirohet nga detyra zëvendës ministrja e Financave Dajna Sorensen. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Ndërkohë që Këshilli i Ministrave ka zgjedhur dhe emrin e ri tek Financat e vendit, pasi është vendosur që do të jetë Olta Manjani që do të zëvendësojë Sorensen. VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Znj. Dajna Sorensen, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky…
Italia shtrëngon masat kundër pandemisë, pasi infektimet me koronavirus prekën një rekord të ri ditën e enjte. Më shumë se 44 mijë raste dhe 168 vdekje u shënuan në 24 orët e fundit, një rritje prej 70 për qind në vetëm një javë. Autoritetet njoftuan anulimin e të gjitha aktiviteteve festive për Vitin e Ri, ndalimin e koncerteve dhe eventeve të tjera në ambient të hapur deri më 31 janar, e po ashtu mbylljen e diskotekave dhe klubeve të natës. Ministri i Shëndetësisë, Robverto Speranca, tha se maskat do të bëheshin sërish të detyrueshme edhe jashtë, dhe se në ambiente…
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas nismës së lancuar sot nga kryeministri Edi Rama për këshillimin me shqiptarët ku nuk munguan as sulmet nga opozitës. Basha e cilëson Ramën ‘shkatërrues të mirëqenies së shqiptarëve’, teksa thekson se afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. “Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë…
Partia Demokratike deklaroi sot se të dhënat personale u vodhën për të vjedhur zgjedhjet. Duke iu referuar skandalit të publikimit të pagave, sekretari për organizimin dixhital Endri Hasa tha se 160 mln euro janë harxhuar në 8 vjet për sigurinë e sistemeve të të dhënave. Ai deklaroi se gjatë këtyre 48 orëve, pas daljes së listës së pagesave për 630 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj, Edi Rama është përpjekur ta zvogëlojë skandalin, ta izolojë tek një person. Por sipas tij, asnjë ndjesë hipokrite, as lotët e krokodilit të Edi Ramës nuk mund ta mbulojnë të vërtetën e përdorimit të…
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audovizive, Armela Krasniqi, u ka nisur një shkresë të gjithë OSHMA-ve (Subjekte Audio dhe Audiovizive) që të mos publikojnë të dhënat personale të qytetarëve. “Marrë shkas nga publikimi i bazës së të dhënave personale të qytetarëve shoqëruar me numrat e kartave të identitetit, pozicionet e punës, pagat etj, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me shkresën nr. 2119 prot., datë 23.12.2021, administruar në Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA, me nr. 4068 prot., datë 23.12.2021, ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të…
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka uruar në shqip Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kim ka ndarë foto në rrjetet sociale nga atmosfera festive në ambasadë ku ka bashkangjitur urimin në shqip dhe anglisht. “Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Wishing you and your family a wonderful Christmas and a Happy New Year”, shkruan Yuri Kim. View this post on Instagram A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)
Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve. Në databazën e cila disponohet edhe nga Tirananews.al, listohen të dhënat për 591962 qytetarë. Yargat bashkë me emrin të cili i përket automjeti si dhe numri identifikues.
Kjo fundjavë Krishtlindjeje parashikohet të jetë më mot të vrenjtur e reshje shiu kryesisht ditën e diel. Sinoptikania Lajda Porja tha se temperaturat e ajrit janë rritur, duke e krahasuar me mëngjeset e lagështa e të ngrohta të vjeshtës. Sipas saj java që vjen do karakterizohet nga një mot me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat e thella malore do kenë dëborë. Sa u përket ditëve të ndërrimit të viteve, Porja tha se do kemi mot të vrenjtur e me kalime të lehta kthjellimesh.
Kryeministri Edi Rama lajmëroi këtë të premte se do të nisë një këshillim kombëtar me qytetarët, ku do të pyeten mbi tema të caktuara. Kjo do të bëhen në formën e pyetësorit për disa tematika të veçanta. Kryeministri ka zbuluar disa prej tyre. E para ka të bëjë me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Pra do të pyeten qytetarët nëse duan që rruga e tyre drejt BE, të jetë e ndarë nga ajo e Maqedonisë së Veriut apo këto përpjekje të bëhen të përbashkëta. Gjithashtu do të pyeten edhe për Ballkanin e Hapur, nëse është e drejtë kjo nismë…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një pyetësor me qytetarët për disa çështje. Mes tyre është edhe dënimi me vdekje për krimet kundër fëmijëve. “Më tutje kemi situatën ku u gjendëm së fundmi, krimet e dhunës në familje dhe kundër fëmijëve. Duke pasur parasysh se opinioni kërkon ashpërsim ekstrem në dënimin e autorëve përsëritës të krimeve kundër personit, por në të njëjtën kohë kjo përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara apo me të gjithë procesin tonë që është i lidhur me botën ku jetojmë. Ne duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Rama.