Dashi Do të jeni nën ndikimin negativ të yjeve. Rrezikoni që të përfshiheni në polemika të cilat do të shtrihen në çdo fushë, si në atë të ndjenjave edhe në sektorin profesional. Demi Kjo e premte parashikohet të jetë një periudhë rikuperimi pozitiv, për të gjithë sektorët. Duhet të mundoheni që të qëndroni larg kritikave lidhur me problemet e mbetura pa zgjidhje. Binjaket Ndikimi i Saturnit, do të vendosë në diskutim një sërë ekuilibrash të brendshëm në këtë ditë Krishtlindjesh. Megjithatë parashikohet një rikuperim i lehtë në marredheniet personale. Gaforrja Mund të vendosni të përqendroheni në objektivat tuaja personal, duke…
Author: tirana
Shtyhet deri në 30 qershor 2022 afati i fiskalizimit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj e cila njofton se deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit. Nga kjo shtyrje do të përfitojnë disa kategori tatimpaguesish: 1- tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm; 2- tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje. Nëpërmjet një mesazhi në “Facebook’, Basha shpreh urimet më të mira për familjet shqiptare. Mesazhi i kreut të PD-së Lulzim Basha: Të dashur besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes, ju shpreh urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja! Të shohim me shpresë dhe besim drejt të ardhmes tonë e të fëmijëve tanë. Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! 🙏🏻 Zoti bekoftë çdo familje shqiptare! 🇦🇱
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrin tek vendi i quajtur ish-Shqiponja, në Tiranë. Sikurse mund të shihni dhe nga video, lagështia në rrugë është prezente. Për momentin, raportohet vetëm për dëme materiale të automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai ka postuar në rrjetin e tij social, një kartolinë të cilën ja kanë dërguar nga Thumana. Në mesazh thuhet se kjo festë konsiderohet me të vërtetë Krishtlindje vetëm kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që kanë më shumë nevojë. Postimi i Kryeministrit Rama:GËZUAR KRISHTLINDJET me këtë kartolinë ekskluzive live nga Thumana: “Krishtlindjet janë me të vërtetë Krishtlindje, kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që janë më nevojtarët për të” Paçi një vigjilje të bukur të kësaj nate të bekuar në…
Një apartament në katin e katër të një pallati është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në lagjen numër 3 në Sarandë. Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit me inicialet E.Zh., ku ka vetëm dëme materiale. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Pas publikimit të pagesave për mijëra nënpunës, së fundmi është publikuar edhe të dhënat e makinave dhe targat për qytetarë të ndryshëm. Inxhinieri i IT, Gentian Progni, ka ngritur alarmin se skandali me rrjedhjen e të dhënave sa vjen dhe bëhet më i madh. Sipas Prognit, informacioni për targat mund të ketë dalë nga 3 servera: 1-DPSHTRR2-AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare)3-AKSHI Progni më tej shton se në këto institucione mund të jenë marrë edhe patentat, shenjat e gishtërinjve, të dhënat bankare apo fondet e investimeve.
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në rrugën e Malësisë së Madhe. Burime për Abcnews.al, bëjnë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person, i identifikuar si J.Reka. Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi të premten se do të zgjasë një skemë të përkohshme të vizave për punëtorët e huaj sezonalë deri në fund të vitit 2024, ndërsa gradualisht do të reduktojë kuotën nga viti 2023. Qeveria britanike tha se vitin e ardhshëm do të ofrojë 30,000 viza për punëtorët që shkojnë në Mbretëri të Bashkuar deri në gjashtë muaj për të mbledhur fruta, perime dhe lule, duke e rritur potencialisht këtë numër në 40,000. Por që nga fillimi i vitit 2023, numri i vizave “do të fillojë të ulet”, tha qeveria, duke shtuar se po kërkon “një…
Nga Eduard Zaloshnja Njerzit që kanë qëmtuar në të dhënat e pagave të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve (të dhëna që qarkullojnë me WhatsApp nëpër Albanistan), janë çuditur me disa rroga jashtëzakonisht të larta të disa personazheve të njohur. Por jo pak janë çuditur edhe me rrogat “e ulta” të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve, për persona që dihet se nuk shpërblehen në fakt me rrogë minimimale apo diçka mbi të… Është e pamndur të analizohen një për një rrogat “e ulta” të raportuara, por një analizë makro mund të bëhet me të dhënat publike të Ministrisë së Financave dhe…
Një 65-vjeçar nga Berati, gjatë vizitës që ka kryer me djalin e tij që vuan dënimin në Burgun e Beratit, ka futur edhe ushqimet e javës për të. Por gjatë kontrollit të bërë nga oficerët e policisë së burgjeve,brenda ushqimeve është gjetur një telefon celular. Telefoni celular është gjetur i ngjitur me ngjitës plastik brenda një tenxhereje të vogël alumini. Menjëherë pas kapjes së celularit brenda ushqimeve që do i dërgoheshin në qeli 30-vjeçarit Erjon Çala, u njoftua ShKB-ja dhe policia e burgjeve,që pasi kryhen edhe hetimet paraprake kryhen arrestimin e 65-vjeçarit brenda ambienteve të burgut dhe më pas dorëzimin…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për VOA , komentoi nismën ‘Open Balkan’ për të cilën u shpreh se Ballkani nuk ka të bëjë vetëm me tre shtete. “Së pari Ballkani nuk është vetëm tre shtete, por as gjashtë shtete sa është hapësira e Ballkanit Perëndimor. Ballkani është së paku 12 shtete. Nëse e quajmë Ballkan dhe Ballkan i Hapur testi është hapja e Serbisë ndaj Kosovës. Ata nuk i pranojnë as dokumentet tona të udhëtimit, as kartat tona të identitetit. Nuk i pranojnë vulat, certifikatat dhe dokumentet tona, andaj me një Serbi të mbyllur karshi Kosovës, nuk…