Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ushqimet tradicionale të Krishtlindjeve në disa vende të botës

11:59 / December 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur bëhet fjalë për festa, traditat e ushqimit janë një pjesë e rëndësishme e festave të Krishtlindjeve në vende të ndryshme të botës. Pothuajse çdo vend ka një ushqim të veçantë që i përfaqëson.

Pula e Krishtlindjeve në Japoni

Në Japoni, sezoni i Krishtlindjeve është koha më e mrekullueshme e vitit. Menuja kryesore për festat e Krishtlindjeve në Japoni, është pula e skuqur, por po ashtu japonezët kanë në menu edhe një tortë speciale të Krishtlindjeve.

Latkes në Izrael

Që nga Mesjeta, latkes është një pjesë e rëndësishme e traditës së Hanukasit. Latkes janë patate të skuqura në vaj. Gjithashtu ka edhe ushqime apo ëmbëlsira të tjera si monedha të vogla me çokollata, që marrin fëmijët nga të afërmit.

Patë e skuqur në Gjermani

Festivali gjerman i Krishtlindjeve është historikisht i përqendruar rreth patës së Krishtlindjeve. Një traditë që daton nga Mesjeta konsumimi i patës fillimisht ishte i lidhur me Ditën e Shën Martinit, por më pas u bë pjesë e menusë së Krishtlindjeve. Shpesh e mbushur me mollë, gështenja, qepë dhe kumbulla të thata, pastaj i pjekur me borzilok. Shërbehet me lakër të kuqe, lëng mishi dhe lakër turshi. Receta më e vjetër e njohur për këtë pjatë vjen nga një libër gatimi i botuar në 1350, Das Buch von guter Speise.

Panettone në Itali

Italia ka shumë tradita kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjeve. Në disa vende të Italisë, italianët gjatë Krishtlindjeve konsumojnë shtatë peshq të ndryshëm të përgatitur në shtatë mënyra të ndryshme shkruan Class.

Ëmbëlsirat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm gjatë sezonit të festave dhe në veri të Italisë, një nga ëmbëlsirat më të famshme të festave është panettone, një tortë me fruta të thata, çokollatë, rrush të thatë dhe arra.

Pudingu i Krishtlindjeve në Angli

Kjo pjatë mund të marrë shumë emra. Por anglezët e quajnë këtë pjatë, pudingun e Krishtlindjeve. Kjo ëmbëlsirë nuk është traditë vetëm për Anglinë, por edhe për Irlandën dhe disa vende të SHBA-ve.

Bûche de Nowl, ëmbëlsira e Krishtlindjeve në Francë

La Büche de Nowl është një ëmbëlsirë që përfaqëson simbolikisht trungun e trëndafilit. Ngjan pak a shumë si një tiramisu, edhe pse në formë role, përmban mascarpone, krem karamel dhe limon.

Melomakarona në Greqi

Biskotat e ëmbla me shije portokalli, ngjyhen në mjaltë dhe e mbulon me arra. Të njohura si njohur si melomakarona, këto biskota shpesh thuhet se të shijojnë më shumë se bakllavaja.

Kemi për ju dhe një recetë sekrete për melomakaronat!

Bacalao në Meksikë

Bacalao, është një ushqim i veçantë për shumicën e vendeve, por është një pjatë e zakonshme në Meksikë. Në Meksikë, B, acalao a la Mexicana gatuhet me domate, qepë, patate dhe ullinj.

Krishtlindjeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.