Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana dhe Partizani, që do zhvillohet më datë 23.12.2021, në orën 19:45, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore, gjatë momentit të kalimit të tifozëve. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri…
Author: tirana
Në këto ditë festash dhe mbyllje të një viti të vështirë, Shoqata Humanitare “Mirësi për Botën” në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan kanë menduar që t’i gjenden familjeve me vështirësi ekonomike, për t’u krijuar edhe atyre mundësinë që të festojnë si gjithë të tjerët. Nën moton “Vit i Ri, Shpresë e Re”, vetëm në Bashkinë Elbasan dhe 12 Njësitë e saj Administrative janë shpërndarë rreth 6000 pako ushqimore për familjet dhe individët në nevojë, ndërkohë që në total do të arrijnë në 12 000 pako. Mohummed Sayed, Drejtor i Shoqatës Humanitare “Mirësi për Botën” u shpreh se falë mbështetjes gjithnjë e…
Imzot George Frendo ka uruar besimtarët katolikë për herë të fundit si Arqipeshkv i Metropolit Tiranë-Durrës me rastin e Krishtlindjeve. Imzot Frendo dha mesazhe paqeje dhe solidariteti, duke iu kërkuar shqiptarëve të ndajnë gëzimin dhe politikanëve të mos mendojnë për vete e partinë, por të kenë parasysh të mirën e përbashkët. “Bëhuni postierë të gëzimit”; “Jepuni para të varfërve, edhe ata kanë të drejtë për gëzim”; “Gëzimin të mos e mbajmë vetëm për vete”, ishin disa nga mesazhet e klerikut katolik në vigjilje të Krishtlindjeve.
Astrologu Jorgo Pulla komenton vitin 2021 se si do të jetë dhe zhvillimet që priten. “Për ata që kuptojnë dhe dinë çfarë duan 2022 do të ketë ndikim pozitiv në çështjet e punës. Për ata që nuk kuptojnë 2021 do jetë lule përballë 2022”. Në këtë bisedë Pulla u ndal edhe tek shenja më me fat apo më e bekuar për vitin 2022. Sipas tij, shenja më fatlume për 2022 do te jetë ujori. Ai e vlerësoi me 5 yje, suksesin që ujorët do kenë. Jorgo u dal edhe në datat më më fat për vitin 2022 për të gjitha…
Anëtarët e Rithemelimit të PD, kanë reaguar pas lirimit nga burgu të dy protestuesve, Astrit Cara dhe Besnik Balani, të cilët akuzohen se kanë djegur gjatë protestës së 20 dhjetorit flamurin serb. Alban Vokshi, tha se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama si dhe shtoi se përshëndesin vendimin e gjykatës për lirimin e dy qytetarëve. “Kosovarëve edhe pse jetojnë në trojet e tyre nuk i lejohen inicialet shqiptare. Edi Rama urdhëron arrestimin e protestuesve që marrin pjesë në protesta. I bëjmë me dije Edi Ramës që protestat që kanë filluar nuk do të ndalen. Ne…
Lihen të lirë dy të akuzuarit për djegien e flamujve të Serbisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasit Astrit Cara dhe Besnik Balani dhe Gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës, duke i lënë të lirë, me detyrimin për t’u paraqitur dy personat. Referimi për dy të akuzuarit u bë nga drejtoria e antiterrorist në Policinë e Shtetit. Djegia e flamujve ndodhi gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha kundër vizitës së Presidentit serbe Aleksandar Vuçiç në Tiranë.
Goditet një rast i kultivimit të kanabisit me anë të llambave në Bushat dhe arrestohen 6 persona, 2 prej të cilëve punonjës të OSHEE. Sekuestrohen 100 kilogramë kanabis, llamba elektrike, ngrohësa, impiante kondicionerësh për pastrim ajri, termometra për matjen e temperaturës, etj. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative nga ana e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet e Paligjshme, se një shtetas, në fshatin Mnelë të Bushatit, kultivonte…
Filmi i regjisores Blerta Basholli, “Zgjoi” është përfshirë në listën e ngushtë të kandidaturave për çmim “Oscar” në kategorinë “Filmi Më i Mirë Ndërkombëtar”. Kjo është një arritje e madhe për Kosovën dhe filmi ka shanse të mira të përfshihet edhe në 5 kandidaturat finale. Natyrisht të gjithë u krenuan për këtë arritje, përfshirë këtu edhe yllin e muzikës, Dua Lipa. Këngëtarja e shfaqi hapur entuziazmin dhe krenarinë e saj më anë të një postimi në Instagram, ku ndau arritjen e filmit. “KOSOVA PO SHKON NË OSCARS 22!!!! Ndjehem jashtëzakonisht krenare!! @hive.film @blertabb @yllka_gashi sa mënyrë e mrekullueshme për ta…
Ultrasit e Lazios janë kthyer kundër Francesco Acerbit të Lazios, teksa lojtarit shënoi në ndeshjen e kaluar kundër Genoas, mirëpo shkoi të festonte poshtë tribunës së tifozëve me një gjest që i ftonte ata të heshtnin pas kritikave të shumta që kishte marrë. Por, këtë veprim, ultrasit e Lazios nuk e kanë falur dhe së fundmi, me anë të një komunikate i kërkojnë mbrojtësit të largohet teksa 33-vjeçari nuk kërkoi falje në takimin e djeshëm kundër Venezias. “Acerbi është një burrë pa nder dhe që duhet të largohet menjëherë nga Roma. Asnjë nuk i fal ata që tradhëtojnë, ky nuk…
Importet e mallrave kryesore të akcizës nuk janë penguar nga çmimet e larta që ofruan tregjet ndërkombëtare këtë vit. Përkundrazi importi i mallrave kryesore të akcizës, naftës, kafesë dhe birrës shënoi rekorde historike që nga viti 1990 kur Shqipëria u hap me botën, ndërsa importi i cigareve i qëndroi normalitetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se importet e naftës kanë arritur ne 561 mijë tonë gjatë 11-mujorit me një rritje 17% në krahasim me vitin e kaluar në këtë periudhë. Gjithashtu, importet e karburanteve ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë në këto 30 vite. Në vitin…
Prokuroria e Tiranës ka nisur një verifikim në lidhje me publikimin e të dhënave personale, paga dhe ID të rreth 630 mijë qytetarëve të ndryshëm. Dokumenti në formën e një linku që po përhapet me shpejtësi në platformat sociale, i përket muajit janar 2021. Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të informacionit, i cili ka të bëjë me pagat mujore të qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët punojnë në sektorin privat dhe në administratën publike. Pas shpërndarjes së listës prej 630 mijë emrave të qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, ku nuk përjashtohen edhe pagat e…
Këto janë titujt kryesorë të disa prej gazetave për ditën e sotme, 23 dhjetor 2021.