Komiteti Teknik i Ekspertëve ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa anti-COVID për festat e fundvitit. Sot në orën 10:00 ekspertët e komitetit teknik, do t’u komunikojnë qytetarëve planin e masave për fundvitin dhe për situatën aktuale. Masat kufizuese që janë në fuqi aktualisht -Ora policore vijon me orën 23:00 – 06:00. -Vijon që qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme: -Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e…
Author: tirana
Prej më shumë se 24 orësh 680 mijë shqiptarë kanë zbuluar rrogat e njeri-tjetrit. Kjo, pasi një databazë me të dhënat e punësimit të tyre në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me numrin e kartave të identitetit, pozicionin e punës dhe pagën, ka dalë në rrjetet sociale. Në listën e pagave janë edhe emrat e shumë biznesmenëve, drejtuesve të kompanive, personazheve të njohur të show bizz-it etj. Një prej pagave që bëri bujë ishte dhe ajo e ish-deputetit dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushi, ku deklarohej një pagë mujore për janarin e këtij viti 24 milionë lekë…
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sado e trishtë që mund të tingëllojë kjo, kështu do të shkojnë gjërat, çfarëdo që të bëjmë ne. Dhe këtë na e tregon edhe historia: shumica dërrmuese e specieve të gjalla që kanë banuar në planetin tonë – mbi 99.9 për qind e tyre – janë zhdukur. Pasi ta kemi pranuar këtë me qetësi, mund të kalojmë në pyetjen tjetër:Kur do të zhdukemi? Këtu gjërat bëhen interesante, dhe hyjmë në fushën e përgjigjeve më pak të qarta. Çështja është shumë komplekse, pasi faktorët dhe variablat e përfshirë janë të shumtë…
Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili disa ditë më parë, nën kërcënimin thikës mori një shumë të konsiderueshëm parash në një institucion financiar. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije së në pranga ka rënë shtetasi J. B., banues në fshatin Sinë të Dibrës, ndërsa shuma për të cilën akuzohet se ka marrë është 179.100 të rinj. Njoftimi i Policisë: DVP Dibër Zbardhet ngjarja e ndodhur në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, ku një shtetas mori një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e thikës. Policia identifikon, lokalizon dhe vë në pranga në kohë rekord,…
Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, ka reaguar pas publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë. Rrjedhjen e të dhënave ajo e konsideron “keqpërdorim të aksesit në këtë sistem”, duke theksuar se deri në këto momente nuk kanë lidhje kompanitë që menaxhojnë sistemin e Tatimeve. Ne nje mesazh derguar ne emisionin “Opinion”, ajo thotë se portali qeveritar e-Albania dhe AKSHI janë me certifikatë sigurie. “Ky dokument nuk tregon aspak se sistemet që menaxhohen nga AKSHI janë të pasigurta, përkundrazi ndërkohë spekulimet se kjo treguaka se paskan marrë rrogat dhe të dhënat e pronave…
Publikimi i të dhënave mbi pagat e shqiptarëve ka shkaktuar tërmet dje në politikën shqiptare. Emrat e mbi 637 mijë personave figurojnë në një format Exel, i cili ka qarkulluar me shpejtësi dje më media. Gazeta “Sot” disponon materialin plotë dhe për korrektesë po publikon të dhënat vetëm për disa emra publikë, të cilët njihen nga lexuesi. Interesant është fakti se në Shqipëri ka individë me pagat jashtëzakonisht të larta. Databaza që është publikuar mban të dhënat pagave që janë derdhur vetëm në muajin janar të 2021. Personi me numër rekord është një punonjës i Shërbimit Informativ, i cili mbetet…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Qamicë të Dimalit. Një 63-vjeçar nga Lushnja, i shpallur i humbur nga familjarët, është gjetur pa shenja jete në brenda mjetit të tij. Sipas raportimeve të para, 63-vjeçari dyshohet se është vetëhelmuar me pesticide pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Njoftimi i Policisë: Berat Më datë 22.12.2021, në fshatin Qamicë, Dimal, është gjetur pa shenja jete brenda në mjetin e tij, shtetasi V. N., 63 vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera dhe dyshohet se shtetasi…
Një pjesë e qytetit të Lezhës është pa energji elektrike që prej pasdites së djeshme. Shkak për këtë është një defekt në telin e linjës 220 kë të rënë në lagjen Gurra, duke krijuar panik, ndërsa grupet e OSSHEE janë vendosur në terren, por kërkohet ndërhyrja e OST për të normalizuar situatën. OSHEE, që ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, po pret që të zgjidhet ky problem dhe të ndërhyjë me qëllim që të rikthehet energjia elektrike
Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një grua pranoi se e detyron të dashurin e saj të rrijë në videocall gjatë gjithë turnit të tij 12-orësh të punës në një magazinë të Amazon, sepse ajo nuk u beson femrave. Gruaja, e cila quhet Nela dhe është nga Fresno, Kaliforni , shpjegoi në një video të fundit në TikTok se ajo e detyron të dashurin e saj, Jose Macias, të hapë kamerën dhe ti tregojë çfarë po bën ndërkohë që ai është në punë. Shumë nga ndjekësit e saj e kanë quajtur këtë shqetësuese.…
Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Së fundmi, ka publikuar një fotografi ku shfaqet me syze por vëmendjen e merr komenti i një ndjekëseje. Rudina shkruan: “Më mirë një “qorre” se 10 dashnore ?”. Përshkrimi në foton e moderatores nxiti komente të ndjekësve të saj dhe një prej tyre i shkroi: “Po ti ke qenë dashnorja e dikujt dhe more një plak”. Megjithatë, Rudina Dembacaj nuk ia kurseu përgjigjen duke komentuar: “Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua”.
Importet e mallrave kryesore të akcizës nuk janë penguar nga çmimet e larta që ofruan tregjet ndërkombëtare këtë vit. Përkundrazi importi i mallrave kryesore të akcizës, naftës, kafesë dhe birrës shënoi rekorde historike që nga viti 1990 kur Shqipëria u hap me botën, ndërsa importi i cigareve i qëndroi normalitetit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave referojnë se importet e naftës kanë arritur ne 561 mijë tonë gjatë 11-mujorit me një rritje 17% në krahasim me vitin e kaluar në këtë periudhë. Gjithashtu, importet e karburanteve ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë në këto 30 vite. Në vitin…
Procesi i rindërtimit për banesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po shkon drejt përfundimit në disa nga zonat më të goditura. Në qytetin e Lezhës, sot hapen dyert për banorët që kanë humbur shtëpinë nga tërmeti tragjik. Kryeministri Edi Rama, ka publikuar disa foto nga pallatet e rindërtuara në Lezhë, dhe shton se pas tragjedisë banorët do të rinisin jetën me gëzimin e Vitit të Ri, në një shtëpi më të ngrohtë. ‘Mirëmëngjes dhe me shtëpitë e rindërtuara në Lezhë që sot hapin dyert për banorët, që ta rinisin jetën pas tragjedisë me gëzimin e Vitit të…