Banorët kanë fituar 100% të provës javore. Teksa i është dashur të mbajnë të ndezur një zjarr performanca e tyre është shpërblyer me buxhet maksimal. Të lumtur për këtë fakt, banorët shprehën se këto të ardhura do të donin t’i jepnin për bamirësi. Prova javore e kësaj jave do të kërkonte nga banorët vigjilencë, rezistencë dhe durim.
Author: tirana
Certifikatat e Vaksinimit nga Kosova nuk po njihen ende nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të kushteve teknike. Kështu kanë thënë burimet nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, përgatitjet janë në vazhdim e sipër dhe se kur të përmbushen kushtet, edhe Kosova e Bosnja e Hercegovina mund të përfshihen në këtë sistem. Para dy ditësh, Mali i Zi iu bashkua këtij sistemi ndërsa më herët këtë e kishin bërë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Përfshirja e shteteve të treta në listën e Çertifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE-së mundësojnë që çertifikatat e vaksinimit të lëshuara në ato vende me…
Nga data 17 janar e vitit 2022, qytetarët do të kenë në duar kartëmonedhat e reja me prerje 500 dhe 2000 lekë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri me dije në konferencën për mediat se kartëmonedhat e reja janë dizajnuar dhe prodhuar me teknologjinë më të fundit të fushës dhe janë të pajisura me elemente bashkëkohore dhe të sofistikuara sigurie. “Kemi vijuar punën për plotësimin e serisë se re të kartëmonedhave. Në muajin qershor të vitit 2021 u hodhën ne qarkullim edhe 2 prerje të tjera, ato 1,000 dhe 10,000 Lekë. Shtimi i kësaj të fundit, pra i…
Partia Demokratike ka shprehur mbështetjen ndaj kandidaturës së Senida Mesit për anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Senida Mesi, ekonomiste në profesion, bankiere karriere, pedagoge e jashtme e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-zv. Kryeministre, me 21 vite eksperience pune, nga të cilat 18 vite përvojë pune si drejtuese e lartë në sistemin financiar bankar dhe në administratën publike në ekzekutivin e Qeverisë, zhvilloi seancën e saj dëgjimore pranë Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë, si kandidaturë për anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në fjalën e saj…
Një sasi kokaine, rreth 50 gramë, është tentuar të futet në burgun e Kukësit këtë të mërkurë. Policia bën të ditur se droga i është gjetur një 9-vjeçareje. “Gjatë veprimeve proceduriale të takimeve mes familjarëve dhe personave në konflikt me ligjin në IEVP Kukës, është kapur një sasi pluhuri i bardhë (rreth 50 gramë) i dyshuar si lëndë narkotike”, bën të ditur policia. Mësohet se lënda narkotike u gjet brenda një tullumbaceje në xhupin e vajzës 9-vjeçare të të paraburgosurit G.I. Për këtë rast, bëhet e ditur se është njoftuar SHKBB, Policia e Shtetit dhe Prokuroria.
Shorti caktoi si gjyqtar për padinë që depozitoi Oerd Bylykbashi, pas tubimit në Air Albania, Agron Shukrin. As më pak e as më shumë, por burrin e ish-sekretares së Sali Berishës. Vetë Zhukri ka dhënë dorëheqjen, pikërisht duke u nisur nga konflikti i fortë i interesit për çështjen. E këtu Zhukri ka një precedent të fortë. Më 26 dhjetor të vitit 2018, ai është caktuar nga shorti si gjyqtar i çështjes ku si paditës ka Kryeministër Edi Ramën, e të paditur Sali Berishën. Në një shkresë zyrtare, Agron Zhukri paraqet dorëheqjen nga kjo çështje, duke shkruar se se bashkëshortja e…
Lista e pagave zyrtare për punonjësit në të gjithë vendin u dekonspirua këto ditë dhe po qarkullon në të gjithë median online. Lista është me 630 mijë punonjës në të gjithë vendin, të punësuar dhe vetëpunësuar, ndërsa pagat janë publikuar për rreth 550 mijë persona, të cilët janë të punësuar në biznese dhe në shtet. Ja disa nga emrat e njohur që u ka dalë “zbuluar” paga: Ben Blushi – 24,756,130.00 Arjan Çani – 1,795,523.00 Eni Vasili – 1,184,587.00 Aleksandër Frangaj – 1,002,217.00 Turjan Hysko – 1,002,217.00 Arbana Osmani – 986,927.00 Alba Gina – 602,226.00 Elert Yzeiri – 586,977.00 Fatos…
Skandalet e shumta me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, nuk janë lënë pa u ironizuar nga gazetari Lutfi Dervishi. Me nota humori ai shkruan: “Di gjë njeri kur publikohet lista me paratë në banka?! Apo AKSH nuk ka bashkëpunim të mirë me bankat?”, shkruan Dervishi.
Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një tjetër reagim ka ardhur nga autoritetet shqiptare, sa i përket publikimit të pagave të shqiptarëve në internet. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shprehet se u njoh nga media me publikimin e lajmit për qarkullimin në platformën e komunikimit “what’s app” të një bazë të dhënash të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, shoqëruar me të dhëna të tyre. “Zyra e Komisionerit ka nisur punën për sigurimin e kësaj baze të dhënash dhe për identifikimin e shkeljeve të mundshme, në mënyrë që të ushtrojë detyrimin ligjor dhe kryerjen…
Departamenti i Shtetit Amerikan sot publikisht ka futur në listë të zezë dy ish-zyrtarë ne Malte. Behet fjale per Konrad Mizzi dhe Keith Schembri te cilet jane perfshire ne veprime korruptive që kanë minuar sundimin e ligjit në Maltë. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price me nje postim ne Twitter. “SHBA-ja mbetet e bashkuar kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim.
Ka perfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministriat për të bërë një analizë mbi punën e bërë në 100 ditët e para të qeverisjes. Që prej orës 09:30, kreu i qeverisë mblodhi ministrat në vilën qeveritare.Fokusi kryesor ishin pandemia dhe procesi i rindërtimi. Kjo analizë e punës së qeverisë vjen një ditë pas Samitit të “Ballkanit të Hapur” që u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku u nënshkruan edhe 5 marrëveshje.