Author: tirana

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë luginave dhe zonat malore do ketë prezencë të mjegullës së dendur, e mjegullinë lokale. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Read More

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të pagave të mbi 637 mijë shqiptarëve. Deputeti i PS shprehet se duhet të hetohet dhe përgjegjësit e kësaj situate të ndëshkohen. “Po është krim! Madje synon destabilizim! Ndaj duhet te hetohet që ç’ke me të, ligjërisht, plotësisht, në mënyrë gjithëpërfshirëse e deri në fund! Të ketë gjykim e ndëshkim për cilindo të përfshirë, ky duhet të jetë fundi” – shkruan Braçe. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Braçe shkruan se është habitur nga fakti që në listën e pagave nuk rezultojnë disa nga punëmarrësit e famshëm, ku sipas…

Read More

Pasditen e sotme, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” kanë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë debate për pornografinë, pozat nudo, etj. Gjatë diskutimeve, Donaldi i ka drejtuar një pyetje Einxhel. Ai e ka pyetur atë nëse ka shkuar ajo me ndonjë djalë në këmbim të parave. “Ti a ke shkuar me ndonjë djalë për lekë?”,-e pyeti ai. “Jo nuk kam shkuar”,-u përgjigj Einxhel. “Ky është një koncept shumë i gabuar”,-tha Monika. “Ne po themi që nuk gëzojmë respekt për njerëzit që arrijnë në këtë mënyrë një karrierë të caktuar”,-u shpreh Dagz. Ndërkohë, gjatë bisedës lidhur me pornografinë dhe…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me publikimin e një dokumenti, ku janë publikuar rrogat e disa qindra mijëra personave, banues në qytete të ndryshme të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Shehaj thotë se ky është një skandal i madh i cili rëndohet më shumë me reagimin e qeverisë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij qeveria në vend të justifikohet ashtu si bëri kryeministri duhet ti kërkojë ndjesë publike qytetarëve. Ai i bën thirrje SPAK të veprojë sa më shpejt dhe të ndëshkojë autorët. “Publikimi i të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaron dhe njëherë se do të qëndrojë jashtë debatit dhe krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike. Rama cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur non grata nga SHBA, një kufomë, ndërsa nuk kursen as etiketimet dordolec apo papagall. Ai shkruan në “Twitter” se nesër do të vendoset në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin “S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie…

Read More

Mbasditen e sotme Antonela ka diskutuar me Sarën. “Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë.Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një rreklamë në Instagram”,-tha Antonela. “Po ti nuk je blogger-e,si ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”,- i tha Sarah./Top Channel

Read More

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën Lezhë-Mamurras. Një automjet ka përplasur një person, që po lëvizste me biçikletë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të urës së Matit në Milot. Sakaq, srejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të rrogave të qytetarëve. Meta thotë se të dhënat personale të çdo shtetasi që depozitohen në institucionet publike janë personale dhe mbrohen me ligj. Ai thekson se çdo lloj përdorimi i ndryshëm i tyre është akt kriminal që rrezikon paqen sociale duke cenuar sigurinë private. Meta u bën thirrje organeve ligjzbatuese të vihen në lëvizje dhe të nisin verifikimet për të faktuar këtë veprimtari të paligjshme. “U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të 637,138 qytetarëve të punësuar, në shkelje flagrante të lirive, të…

Read More

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev e dorëzoi sot dorëheqjen e tij në parlament, që pritet të miratohet në një seancë të nesërme. Ai e pati paralajmëruar dorëheqjen më 31 tetor, pas humbjes së thellë të social-demokratëve në zgjedhjet lokale. Ndërkohë, Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski gjatë fjalimit të fundvitit në parlament, theksoi se nuk do të ketë destabilizim të vendit nga zvarritja e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri maqedonas në largim, Zoran Zaev e dorëzoi në parlament dorëheqjen e paralajmëruar më 31 tetor. Sipas pritjeve, dorëheqja do të konstatohet, përkatësisht do të miratohet në seancën e së enjtes…

Read More

Në Shqipëri, të dhënat e pagave të mbi 637 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe atë privat, po qarkullojnë lirisht përmes aplikacionit “whatsapp”. Prokuroria bëri të ditur se ka nisur menjëherë hetimet. Qeveria nga ana e saj tha se nuk rezulton të ketë ndodhur ndonjë eksport digjital i bazës së të dhënave, duke folur megjithatë për një “ndërhyrje kriminale në bazën e të dhënave të pagave. Presidenti Ilir Meta e cilësoi publikimin e të dhënave një shkelje flagrante dhe një skandal të përsëritur, duke kujtuar publikimin e të dhënave personale të mbi 900 mijë qytetarëve pak para zgjedhjeve.…

Read More

Rastet ditore me Coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar kanë tejkaluar 100 mijë për herë të parë, tregojnë shifrat e fundit të qeverisë. Britania ka regjistruar 106,122 raste e cila ka thyer rekordin e mëparshëm me 93,045 të raportuar më 17 dhjetor. Të martën, Boris Johnson tha se nuk do të vendosen kufizime të reja në Angli përpara Krishtlindjeve, raporton bbc. Megjithatë, kryeministri refuzoi të përjashtonte futjen e masave të reja pas Krishtlindjeve shkaku i përhapjes së shpejtë të variantit Omicron. Gjithashtu janë raportuar edhe 140 njerëz që kanë ndërruar jetë. Rastet e së mërkurës përfaqësojnë numrin më të lartë të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3,696 testime kanë rezultuar 343 qytetarë të infektuar. Po kështu, janë shënuar dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim…

Read More