Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për skandalin e nxjerrjes së të dhënave të pagave të punonjësve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e drejton gishtin tek kryeministri Rama dhe qeveria e tij, për këtë skandal. Postimi i plotë: Superskandal i fundit i Narkoshtetit! Kreu i meduzes dhe banda e tij ne narkoqeveri ne nje superskandal qe mund te ndodhe vetem ne nje narkoshtet nxori ne pazar edhe pagat e te gjithe punonjesve, zyrtareve te narkoshtetit te tij. Ky akt i shemtuar eshte dhe superskandali me i madh dhe goditja me e rende per qellimet elektorale por dhe te tjera…

Read More

Nga Dritan Gremi* Agostino Sellitri një 71-vjeçar italian nga Andria humbi jetën më 13 Dhjetor në Shqipëri, pas një ndërhyrje kirurgjikale ortodontike. Lajmi u përhap në mediat italiane, (por jo në ato shqiptare) ndërsa mësohet se vullnetari i Kryqit të Kuq kishte pësuar një arrest kardiak pas kirurgjisë dentare. Vdekja shkaktoi ndër të tjera edhe reagimin e shoqatave të dentistëve në Itali, të cilat me të drejtë ngrenë shqetësimin e rreziqeve që mbartin për shëndetin e pacientëve klinikat loë cost. “Premtimet për ndërhyrje dentare me kosto të ulëta mbartin rreziqe që nuk duhet të mbeten pa u thënë”, ka deklaruar…

Read More

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar në lidhje me listën me emra tatim-paguesish ku iu bëhen publike të dhëna personale dhe pagat. Përmes një reagimi për mediat, ministria pohon se bëhet fjalë për një dokument ilegal dhe se sipas saj është bashkim i disa copave të ndryshme. Mes të tjerash ministria pohon se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori për zbardhjen e kësaj ngjarje. REAGIMI I MINISTRISE SE FINANCAVE Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndjekur me shqetësim daljen e të dhënave mbi pagat e shtetasve shqiptarë. Analizat paraprake tregojnë qartësisht se nuk ka ndodhur asnjë eksport…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pasi 11 shoqata biznesi dolën kundër skemës për të blerë vetë energjinë elektrike në treg të lirë. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Ministria sqaron se do të analizojë të gjitha kërkesat e tyre, për të pasur një qasje pozitive për mbështetjen e bizneseve prodhuese në këtë moment të vështirë. Gjithashtu bën me dije se në ditët në vazhdim MIE do të komunikojë publikisht qëndrimin e saj për të adresuar shqetësimin e shoqatave të biznesit të shprehur sot. Reagimi i MIE: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kushtet e detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas vendimit të mazhorancës për të bojkotuar komisionin hetimor për inceneratorët. Basha shkruan në “facebook” se “bllokimi i këtij komisioni nga PS është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare”. “Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër…

Read More

Të dhënat personale të më shumë se 630 mijë personave ku përfshihet paga, numri i ID-së, kompania ku punon, madje edhe se sa orë në javë punon, janë tashmë të aksesueshme edhe nga qytetarët e thjeshtë. Lista në një format excel e ruajtur me shënimin “Rrogat Janar 2021”po qarkullon prej mbrëmjes së djeshme në aplikacionin Whatsapp dhe gjithkush mund të kërkojë për rrogën e dikujt tjetër, mjafton të vendosë emrin e tij të saktë. Lista me 637.138 emra punonjës në sektorin shtetëror dhe atë privat fillon me personat që janë të paguarit në vend. Ajo që bie në sy është…

Read More

Pas publikimit të të dhënave personale për votat, një tjetër skandal është publikuar ditën e sotme në media, ku tashmë janë bërë publike pagat e 637.138 tatim-paguesve shqiptarë. Në listën që “BalkanWeb” e disponon të plotë, janë edhe pagat e krerëve të politikës shqiptare, që nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, apo kryedemokrati Lulzim Basha. Me pagën më të lartë rezulton të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili rezulton se merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga kryeministri Edi Rama me një pagë mujore prej 228 730 lekë ndërsa i treti renditet kreu i opozitës, Lulzim…

Read More

Një aksident ka ndodhur në Fier. Drejtuesi i një mjeti ka përplasur një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “M. L., 62 vjeç, banues në Çermë Shkumbin, pasi duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në fshatin Çermë Sektor ka aksidentuar një fëmijë të mitur 6 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Read More

Presidenti Ilir Meta reagon pas publikimit të pagave të 637.138 tatim-paguesve shqiptarë në whatsapp. Meta shkruan në “Facebook” se publikimi i pagave të shqiptarëve është bërë në shkelje flagrante të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor, të ligjeve dhe të Kushtetutës, dhe sipas Kreut të Shtetit, është një rast paligjshmërie i përsëritur, pas skandalit të patronazhistëve. Mes të tjerash, Meta iu bën thirrje “agjencive ligjzbatuese dhe të ndjekjes penale, të vihen menjëherë në lëvizje, të nisin verifikimet dhe hetimet”. Reagimi i Presidentit Meta: U njoha nga mediat për daljen në publik, të një liste me të dhënat sensitive personale të…

Read More

Gjashtë persona janë proceduar për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se 63-vjeçari F.R., është proceduar pasi është konstatuar duke ndërtuar një kat shtesë në banesën e tij pa leje. Po ashtu edhe një 51-vjeçare G.N., është proceduar për shkak se ka kryer ndërtime në pronën e saj në Dhërmi pa leje. Ndërkaq specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, shtetasit F. D., 38 vjeç, N. H., 38 vjeç, E. Ç., 43 vjeç, I. B., 52 vjeç, banues…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, reagon pas skandalit me pagat e shqiptarëve, të cilat po qarkullojnë në whatsapp. Në një deklaratë nga selia blu, Alibaj u shpreh se publikimi i pagave të mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e zgjedhjeve. Mes të tjerash, numri dy i PD kërkoi që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen, pasi sipas tij, “ekspozoi mbi 630 mijë qytetarë para keqbërësve dhe hakerave”. DEKLARATË E N/KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka…

Read More

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në një dalje për mediat akuzoi maxhorancën që nuk do që t’i shkojë deri në fund hetimeve për aferën e inceneratorëve. Ajo theksoi se refuzimi i sotëm i PS për të bojkotuar mbledhjen e komisionit ishte justifikim dhe i papranueshëm, ndërsa paralajmëroi se nëse përsëritet situata do të shkohet deri te paditë penale. Mes të tjerash Tabaku i bëri thirrje SPAK që të hetojë skandalin, duke vijuar me njerëz me pushte, duke e nisur nga kryeministri Edi Rama. “Refuzimi i PS ishte me justifikimin se ka përfunduar sesioni parlamentar. Por sot që…

Read More