Author: tirana

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Melburn në Australi, ku një baba shqiptar vrau në mënyrë mizore vajzën dhe dhëndrin e tij në një vjetorin e tyre të martesës. Mediat britanike kanë publikuar detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur dy vite më parë ku Osman Shaptafaj, vrau vajzën e tij Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrin e tij Vetonin 29 vjeç para shtëpisë së tyre. Çifti kishte dalë për të festuar 1 vjetorin e martesës, festime që u përmbyllën në mënyrën më tragjike të mundshme. Shkak për këtë ngjarje tragjike duket se ka qenë…

Read More

Avokati Ylli Manjani pas publikimit të listës me rrogat e qytetarëve shqiptarë ne institucionet publike dhe private. Postimi i Manjanit: Për zotin i gëzofshin rrogat! Nuk kam asnjë problem me idenë të njerëzit paguhen. Problemi është kur nuk paguhen për punën që bëjnë, jo kur paguhen. Poooor, morali hipokrit në emër të varfërisë, korrupsionit dhe të ardhurave të tjetrit nuk PRANOHET! Kaq vlerë ka ai database i pagave. Përndryshe nxjerrja e tyre për konsum popullor, është ANTIKUSHTETUESE dhe ANTILIGJORE!

Read More

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugorë Cerrik–Belsh, ku një makinë ka përplasur një të moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40, në lagjen Nr.3 në Cërrik. Burime zyrtare bënë me dije se mjeti tip “Wolswagen” me drejtues shtetasin me inicialet A. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin me inicialet R. K., rreth 85 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi sot tregun e ri të rrobave të përdorura në Selitë. Tashmë, banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në këtë zonë, që deri dje shisnin në rrugë informale, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura. Veliaj tha se më në fund pas 30 vitesh, komuniteti rom në zonën e Selitës, do të tregtojë në një hapësirë të re me kushte optimale për ta dhe qytetarët që frekuentojnë tregun. Veliaj tha se ambienti i ri do të jetë…

Read More

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për falsifikim të dokumenteve, me qëllim përfitimin e një sipërfaqeje toke. Në kuadër të operacionit të koduar “Dhurimi”, u bë ndalimi i shtetasve: R. V., 54 vjeç dhe dhe L. S., 42 vjeç, të dy banues në Kashar, Tiranë. Nga hetimet e kryera dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente noteriale të një notereje publike në qytetin e Tiranës dhe më pas i kanë paraqitur ato në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, me qëllim përfitimin si dhurim të një sipërfaqeje të konsiderueshme toke, në fshatin Kashar. Në…

Read More

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të listës me rrogat e qytetarëve shqiptarë ne institucionet publike dhe private. Sipas tij edhe ky databeze, së bashku me ‘Tatimet’, ‘QKR’, ‘e-Albania’, ‘Shqipëria që duam’ janë në funksion të patronazhimit socialist. Deputeti Këlliçi thotë se kjo është mëndësi kontrolluese diktatoriale. “Dinë kë ke votuar, kë mund të votosh, nga do anosh; të gjurmojnë votën, dinë ku punon dhe sa e ke rrogën.Tatimet, QKR, e-Albania, Shqipëria që duam, të gjitha në funksion të patronazhimit socialist.Përdorin të dhënat personale për të krijuar klimën e terrorit psikologjik se shteti të njeh me rrënjë…

Read More

Disa javë më parë doli lajmi se mes motrave Libohova diçka nuk shkon dhe se ka një përçarje. Irma dhe Eranda nuk ndiqen në Instagram dhe madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018. Eranda u dekorua me çmimin “Mjeshtër i Madh” dhe këtë ngjarje shumë të rëndësishme e festoi me miqtë dhe të afërm të zemrës, por mungesa e motrës së madhe, Irmës u vu re më shumë se prania e të tjerëve.

Read More

Liderët evropianë kanë rikthyer kufizimet për të luftuar pandeminë e koronavirusit, teksa varianti Omicron vazhdon të përhapet nëpër kontinent. Gjermania dhe Portugalia janë në mesin e shteteve që kanë bërë të ditura kufizime pas Festës së Krishtlindjes. Omicron tashmë është variant dominues në shumë vende të Evropës. Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka thënë se vala e re e infektimit do të përballë me vështirësi sistemet shëndetësore. Sipas tij “një tjetër stuhi” është duke ardhur dhe qeveritë duhet të bëhen gati për rritje të konsiderueshme të infektimeve. Dozat përforcuese, kyçe në luftimin e Omicronit Gjermania ka bërë të…

Read More

A do të ketë sërish një Schumacher në timonin e një Ferrari në Formula 1? Djali i legjendës Michael Schumacher, Mick do të jetë një nga pilotët rezervë të ekipit Maranellso në sezonin 2022 të Formula 1, si dhe do të konkurrojë me Haas. Njoftimi u bë nga drejtori i skuderisë italiane, Mattia Binotto. “Nuk duhet të harrojmë se ai tashmë është një pilot i Ferrarit: është pjesë e akademisë sonë të pilotëve dhe, siç e përsërisim, kjo akademi ekziston për të identifikuar pilotët e ardhshëm të Ferrarit. Nëse jeni pjesë e saj dhe jeni të suksesshëm, me siguri do…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi në Publikisht në RTSH se që nga largimi i Berishës nis testi real për Lulzim Bashën në postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ai tha se këto tetë vite kanë qenë të sikletshme për Bashën në krye të PD për shkak se nuk ndodhte asgjë pa dhënë miratimin e tij edhe Berisha. “Ne nuk e duam në. As koha nuk e do më modelin e partive post komuniste me një lider të fortë që vendos çdo gjë ashtu si do ai. E drejta do të ishte që në 2013 Berisha të kishte ikur…

Read More

Nëse nuk ishit ndër shenjat e privilegjuara të horoskopit të muajit dhjetor, hidhini një sy atij të janarit. Ndoshta fati ka vendosur t’i buzëqeshë pikërisht shenjës suaj. DEMI: Do të ndjeni gjithçka të bukur rreth jush. Do të jeni plot mirënjohje dhe një atmosferë paqeje do të burojë nga ju. Janari i ftohtë do t’ju frymëzojë dhe do t’ju bëjë ta shihni botën nga këndvështrime të reja. Pranoni potencialin tuaj dhe mos kini frikë: këto ndryshime do t’ju ndihmojnë të bëheni një version më i mirë i vetvetes. VIRGJËRESHA: Një muaj i bukur do të vijë për ju. Kjo periudhë…

Read More