Moderatorja Bieta Sulo dhe djali i saj Kroi Art kanë surprizuar Alban Dudushin në ditën e tij të lindjes me kujtimet e tyre më të bukura ndër vite, që kur udhëtonin si të dashuruar e deri më sot që janë prindër të një djali. View this post on Instagram A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo)
Author: tirana
Panetonia është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjeve. Megjithëse është ëmbëlsirë italiane edhe ne e kemi përqafuar si ide, që ëmbëlsira karakteristike e Krishtlindjeve është ajo. Por si lindi kjo ëmbëlsirë?Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në Piemonte. Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë për ardhjen e brumit dhe ka një formë tipike cilindrike…
31-vjeçari Spartak Hoxha (Rica) banues në Sanxhak është arrestuar nga policia për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. Kurbin –Informacion Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”…
“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të hapur”. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin. Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama dje në Samitin e “Open Balkan” që u zhvillua në Tiranë ka bërë jehonë në mediat greke. “Zougla” shkruan se “Garancinë se nisma “Ballkani…
Variantit të ri të koronavirusit, Omicron iu deshën vetëm disa javë që të përmbushë parashikimet lidhur me atë se sa ngjitës është, por shkencëtarët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë, teksa bota po përballet me një valë të re të infektimeve pak para Krishtlindjeve. “Gjithçka është më e rrezikshme tani sepse Omicroni është më ngjitës”, tha Wesly Long, që drejton laboratorin e testimeve në një spital në Hjuston. Omicroni tani është variant dominues në Shtetet e Bashkuara, thanë më 20 dhjetor zyrtarët shëndetësorë amerikanë, pasi tri e katërta e infektimeve të reja javën e…
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e “Big Brother VIP ” në qendër të bisedës u vu marrëdhënia e Meridianit dhe Arjolës. Ata janë shprehur se kanë patur relata të mira nga jashtë, pavarësisht se është zbehur gjatë lojës brenda shtëpisë. Një nga miqësitë e tjera të diskutuara shumë në garë është edhe ajo midis Ilirit dhe Arjolës. Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka pyetur ish-banorët e “Big Brother” se sa i besojnë shoqërisë së dyshes, si dhe nëse mendojnë që ka miqësi apo dashuri të vërteta aty brenda. Fillimisht, është përgjigjur Dj PM, i larguar…
Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë mërkurë leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës evropiane krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 106.93 lekë, ose 0.31 lekë më pak se një ditë më parë.Monedha evropiane këmbehet në kuotën 120.74 lekë, duke zbritur me 0.04 lekë dhe paundi britanik u ngjit me 0.23 lekë dhe këmbehet me 141.70 lekë. Ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.06 lekë dhe këmbehet sot në kotën e 116.13 lekëve. Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollar Amerikan USD 106.93 -0.31…
Vijojnë hetimet për vrasjen e producentit shqiptar Flamur Beqiri, 36 vjeç i njohur si Alex, me breshëri plumbash në derën e shtëpisë më 24 dhjetor të 2019 në Londër. Viktima sipas BBC ishte pjesë e “krimit të organizuar”. Prokurorët pretendojnë se vrasja e Beqirit erdhi si pasojë e përshkallëzimit të dhunës midis dy grupeve rivale nga Suedia. Bashkëshortja e tij, Debora Krasniqi, e ka mohuar një pretendim të tillë. Hetuesit thanë në gjykatën e Southwark Crown se ai ishte pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar i përfshirë në “rivalitet të dhunshëm” me një grup tjetër. Babai i dy…
Nesër hëna fokusohet përballë planetin të Plutonit dhe kjo gjë do të ndikojë në disa shenja horoskopi në aspektin e dashurisë. Për këto 3 më poshtë do të ketë një rikthim të dashurisë së vjetër: Binjakët: Ajo që dëshironi dhe ajo që jeni gati të bëni për atë që dëshironi janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Dëshironi të ktheheni me ish-in tuaj? Hëna përballë Plutonit do t’ju kujtojë saktësisht se çfarë ndodhi kohë më parë do ju bëjë të ndiheni konfuz. Pra, ju dëshironi një shans të dytë, por jeni të mbushur me dyshime edhe pse përballja e hënës me…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë. Mësohet se fokusi i kësaj mbledhje do të jetë pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë.
Historia e Meduzës nuk është një histori e re. Imazhi i saj njihet thuajse nga kushdo. Ajo ka në kokë gjarpërinj të gjallë në vend të flokëve. Pjesa e sipërme e trupit është ajo e një gruaje, ndërsa pjesa e poshtme enjë gjarpri. Ndërkohë sytë e saj mund ta kthenin në gur çdo mashkull që guxonte ta shihte. Shumë heronj u përpoqën ta fitonin kokën e saj si një trofe, por dështuan dhe përfunduan si statuja në ishullin e braktisur të Sarpedonit, të cilin përbindëshi e quante “shtëpinë” e tij. Meduza ishte kundërshtarja kryesore e Perseut, që arriti në fund…
Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe familja e tij u panë duke u argëtuar fundjavën që kaloi pas udhëtimit të tyre vjetor të Krishtlindjeve në Hawaii. Presidenti i 44-të i ShBA-së, 60 vjeç u fotografua duke bërë not në Oqeanin Paqësor. Një ditë më parë, vajzat e tij, Sasha, 20 vjeçe dhe Malia, 23 vjeçe, u fotografuan duke bërë serf. Obama, i cili ka lindur në Hawaii, cdo vit së bashku me familjen shkon të pushojë disa ditë gjatë Krishtlindjeve në ishullin mahnitës. Ish-zonja e parë e SHBA Michelle nuk ishte askund në FOTO por dihet se i është bashkuar…