Author: tirana

Avokati Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e Monika Kryemadhit e cila ka kërkuar ndjesë për djegien e mandateve. “Ndjesa zakonisht pranohet, por që “djegia e mandateve dëmtoi opozitën” nuk më bind shumë. Faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë që është sot, si në parlament ashtu edhe jashtë tij e kishte dhe ende e ka shejtanin brenda”, shkruan Manjani. Postimi i Manjanit Monika ka hyrë në vitin e pestë në krye të LSI dhe vetëm kërkon ndjesë. Ndjesë për LSI e Ilirit e ndjesë për LSI e vet. Ndjesa zakonisht pranohet, por që “djegia e mandateve dëmtoi opozitën” nuk më…

Read More

Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien. Në artikull thuhet se gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove. Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të…

Read More

Pandemia po shpërthen, mutacioni i ri i Omicron që është shfaqur në Afrikën e Jugut po përhapet ngadalë në të gjithë botën, me Evropën sërish në qendër të vëmendjes. Kërcënimi i mutacionit të Omicron përmbys planet e shteteve për festat, rivizaton strategjitë e mbrojtjes nga pandemia dhe prezanton masa të reja. Ekspertët paralajmërojnë për përhapjen e tij të shpejtë dhe transmetueshmërinë e lartë. Sigurisht, arma kundër mutacionit Omicron mbetet e njëjtë: Vaksina. Në fakt, doza e tretë, doza përforcuese, duket se mbron në mënyrë efektive trupin kundër mutacionit. Por cilat janë simptomat që tregojnë që jeni infektuar me këtë lloj…

Read More

Teksa vetëm pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një udhëzim për qytetarët për festa sa më të sigurta përballët kërcënimit nga variantet e reja të Covid-19. Në një postim në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë udhëzon qytetarët të vaksinohen, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancën, të kujdesen për higjienën dhe ambientin dhe të shmangin grumbullimet. 1.Vaksinohu, 2.Vendos maskën, 3.Ruaj distancën, 4.Kujdesu për higjienën, 5.Ajros ambientin, 6.Shmang grumbullimet.

Read More

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ko njoftuar mbrëmjen e djeshme se ditën e mërkurë së bashku me disa aktivistë të shoqërisë civile, do të prezantojë një platformë të re politiko-kulturale, e cila do të quhet “PO për Shqipërinë”. “Kjo do të jetë një mënyrë e re e të bërit politikë ndryshe në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e Shehit.

Read More

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në VKM153 (Rregullorja e Kodit Rrugor). Ndër to ka ndryshime me rëndësi për Sigurinë Rrugore që lidhen me Drejtuesin e Mjetit, formimin dhe kualifikimin, lehtësim praktikash, risi për shërbimet e DPSHTRR si edhe për sektorin e Autoshkollave, masa shtrënguese, si më poshtë: Rritet vlefshmëria e provimit të fituar të teorisë nga 6 muaj në 1 vit. Janë shtrirë afatet e vlefshmërisë së autorizimit të praktikës duke i bërë më fleksibël ato kundrejt një kategorie të gjerë, që për arsye të ndryshme, kryesisht të mosprezencës në Shqipëri nuk arrijnë të kapin afatet si dhe mundësohet një…

Read More

Një skandal i madh ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Opinion.al zbulon se në “Whatsapp” po shpërndahet një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe rrogën. Ende nuk dihet se cili është burimi i daljes së kësaj liste, të cilën Opinion deklaron se e posedon, por ende nuk e ka bërë publike, për ruajtjen e privatësisë së qytetarëve. Nëse lista që po qarkullon dhe po përhapet është e vërtëtë, atëherë të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik, ndaj…

Read More

Një video e disa të rinjve në Prizren, ku shihen duke e “parkuar” makinen, është bërë virale në rrjete sociale. Një nga detyrat më të vështira të shoferëve të rinj, është parkimi i veturës. Mirëpo, tre të rinj në Prizren kanë vendosur ta zgjidhin këtë në një mënyrë tjetër. Në një video të publikuar në rrjete sociale, ata shihen duke e çuar me duar makinen për ta parkuar. Mënyrë e çuditshme, por që funksionoi.

Read More

Izraeli ka thënë se planifikon të bëhet shteti i parë që ofron dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, teksa ky shtet përgatitet për një valë infektimesh të nxitur nga varianti Omicron i këtij virusi. Ekspertët për pandemi në Izrael kanë rekomanduar një dozë të katërt për personat mbi moshën 60-vjeçare dhe punëtorët shëndetësorë. Kryeministri izraelit, Naftali Bennett e ka mirëpritur këtë plan dhe u ka thënë zyrtarëve që të nisin përgatitjet. Ky njoftim vjen pasi Izraeli ka konfirmuar vdekjen e parë të një pacienti të infektuar me variantin Omicron. Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet ka identifikuar të paktën…

Read More

Policia e Shkodrës ka reaguar pas raportimeve për një plagosje të ndodhur në ambientet pranë prokurorisë. Sipas bluve të Shkodrës në polici ka mbërritur një telefonatë për të shtëna, por pas verifikimeve në terren është konstatuar një sherr verbal dhe fizik mes dy bashkëshortëve, të cilët janë shoqëruar për në komisariat. “Ne Shkoder, ne sallen operative te DVP Shkoder ka ardhur nje telefonate per te shtena me arme zjarri ne afersi te Prokurorise. Sherbimet e Policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga krehja e zones nga sherbimet e Policise deri tani nuk rezulton te kete ngjarje me arme e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00, në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë. Policia njofton se shtetasja me iniciale S. D., 85 vjeçe është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Grid Rroji, ish-këshilltar i Sali Berishës në qeverinë e PD në vitet 2005-2009 dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike ka komentuar përplasjet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-liderit demokrat, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të këtij të fundit. Ish-kryeministri Berisha nxori dy ditë më parë mbështetësit e tij në protestë para Kryeministrisë, ndërkohë që dje mësyu në selinë blu, ku njëri nga besnikët e tij ushtori edhe dhunë, duke shkallmuar derën e një zyre në ambientet e saj. Por sa i takon këtyre zhvillimeve dje ka reaguar edhe zoti Rroji, i cili ka…

Read More