Author: tirana

Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distance, duke përdorur tone force. Zoti Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia. Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe. Kryetari demokrat ju kundërpërgjigj pararendësit të tij, duke deklaruar se partia i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e…

Read More

Për Monika Kryemadhin, djegia e mandatave nga opozita dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, ishte gabimi më i madh në 4 vitet e fundit. Ajo tha se këto lëvizje e kanë nxjerrë jashtë loje opozitën. “Sot në situatën që është shoqërua, apo konfliktet brenda partive nuk sjellin një pozitivitet për shoqërinë. Apo për ekonominë e sigurinë për investime. Por nuk mendoj që konfliktet brenda PD, lidhet me atë që po ndodh, se vjen si rrjedhojë çka jemi sot ne. Shqiptarët sot po bëhen indiferentë ndaj politikës. Roli i opozitës, edhe i imi si drejtuese e LSI, luajti gabim, lëvizje në 4…

Read More

Një 56-vjeçar është dhunuar në mes të rrugës në Divjakë dhe ka humbur ndjenjat pasi ka rënë pre e një grabitje. I lënduari me iniciale Ll.M. u godit në rrugë me sende të forta nga një 54-vjeçar me iniciale E.GJ. Ky i fundit i mori më pas edhe portofolin me një sasi parash. Ka qenë vetë i dëmtuari që njoftoi policinë për ngjarjen e ndodhur. Uniformat blu arritën të identifikonin dhe të lokalizonin 54-vjeçarin duke e arrestuar brenda një kohe të shkurtër. I dyshuari me iniciale E.GJ. akuzohet për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E.…

Read More

“Një muaj nga nisja e kryerjes së testit të drogës te efektivët e Policisë, është marrë masa e shkarkimit nga detyra për një punonjëse pranë Drejtorisë së Elbasanit, e cila rezultoi përdoruese e kokainës”. Burime të Tv Klan thanë se aktualisht strukturat përkatëse, pritet të marrin të njëjtën masë edhe për një tjetër efektiv i cili është nën hetim administrativ. Fillimisht, një numër i konsiderueshëm punonjësish në disa komisariate të vendit rezultuan të ishin pozitivë, thënë ndryshe, përdorues droge në bazë të testeve. Por rezultatet u kundërshtuan në bllok, duke bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë të siguronte nëpërmjet…

Read More

Një përleshje ka shpërthyer në parlamentin e Ganës gjatë një seance natën vonë për një taksë të diskutueshme të propozuar nga qeveria për transaksionet elektronike. Deputetët janë shtyrë dhe goditur me grushte ndaj njëri-tjetrit, ndërsa të tjerët kanë tentuar të ndalojnë përleshjet. Kaosi filloi pasi deputetët e opozitës nxituan për të parandaluar zëvendëskryetarin Joseph Osei Owusu që të largohej nga vendi i tij për të votuar, raportojnë mediet lokale. Ai drejtonte seancën, e cila më pas u shty për shkak të tensioneve. Blows in parliament over E-Levy voting https://t.co/2MfiE3WxTj pic.twitter.com/teU56PmyeM— GraphicOnline (@Graphicgh) December 21, 2021

Read More

Të martën, më datë 14 dhe të mërkurën më datë 15 dhjetor 2021, u zhvilluan në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në Tiranë, punimet e takimit të 7-të i Komitetit të Përbashkët të Ekspertëve të Greqisë dhe Shqipërisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e të rënëve grekë të luftës greko-italiane 1940-1941 në Shqipëri, në kuadër të Marrëveshjes Transnacionale përkatëse.U diskutua ecuria e deritanishme të procedurave kërkimore, zhvarrimi e identifikimi dhe varrimi, çështje teknike mbi procedurat e realizimit të Marrëveshjes, si dhe udhërrëfyesi i veprimeve që do të vijojnë.

Read More

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet momentalisht në paraburgimin e 313 në Tiranë, është kapur “mat” nga paparazzi. Fotografitë e personazhti VIP brenda burgut 313 i ka siguruar Lapsi.al. Kujtojmë se Koka u prangos nga SPAK për aferën e Inceneratorëve, ku dyshohej se ishte i përfshirë në skema korrupsioni, pastrimi parash dhe shpërdorim detyre. Po ashtu ka dyshime të forta se ai ka përfituar 3,6 milion euro ryshfet nga pronarët e inceneratorëve, Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja, të cilët janë shpallur në kërkim gjithashtu. Ndërkohë SPAK ka sekuestruar edhe pasuritë e personave në fjalë, duke përfshirë edhe Inceneratorin…

Read More

“A po e dëmtojnë burrat shëndetin e tyre riprodhues?”, pyeste një studim i vitit 2015 në Gazetën Aziatike të Andrologjisë. Sipas një studimi të vitit 2014, ka pasur një “rënie të pashpjegueshme të cilësisë së spermës së raportuar në disa vende”. Por a mund të luajnë celularët një rol në këtë dukuri? “Rrezatimi elektromagnetik i frekuencës radiofonike (RF-EMR) nga këto pajisje mund të ndikojë potencialisht në zhvillimin dhe funksionin e spermës”- thanë studiuesit britanikë në studimin e 7 viteve më parë botuar në “Environment International’. Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi zyrtarisht se “telefonat celularë…mund të shkaktojnë ndoshta kancer në…

Read More

Mediat serbe kanë “zbuluar” planin e fundit amerikan në Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit është ardhja në postin e kryeministrit të Malit të Zi të një shqiptari. Plani ëshë zbuluar nga Kurir, B92, Danas dhe portale të tjera serbe që shkruajnë se amerikanët “duan një kryeministër properëndimor në Podgoricë dhe këtë ua garanton vetëm një emër shqiptar në krye të qeverisë së Malit të Zi”. Shqiptarët përfaqësohen në qeverinë aktuale si pjesë e lëvizjes URA, të drejtuar nga Dritan Abazoviç. Kjo lëvizje aktualisht mbështet qeverinë e drejtuar nga partitë serbe të Malit të Zi. Por, mediat serbe, duke u frymëzuar…

Read More

Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i’u gjet një sasi lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit P.M., 63 vjeç dhe Xh.G., 20 vjeç, të dy banues në Dimal, pasi u konstatuan duke ndërtuar një banesë, pa leje ndërtimi, si dhe shtetasi V.R., 44 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke ndërtuar…

Read More

Nga Anita Likmeta Robert Aliaj i tha live një vajze “prostitutë” në emisionin të Alketes Vesiut. Anita Likmeta: Fjalori i papranueshëm, tregues i një Shqipërie të mbyllur dhe mesjetare. Gazetarja shqiptare që jeton në Itali, Anita Likmeta, inovatore dhe një nga 50 gratë më frymëzuese në Evropë, ka reaguar pas dhunës verbale që u shfaq mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni televiziv, drejt disa vajzave duke u etiketuar me fjalor fyes.Likmeta në storyn e saj në Instagram, nisur dhe nga lajmet e prodhuara në media për këtë incident, shkruan se “obskurantizmi dhe mizogjinia e zezë e një Shqipërie të mbyllur…

Read More

Nga Ben Andoni Prej vitesh, Partia Demokratike është futur në një krizë që kulmoi dhe doli në sipërfaqe vetëm në pak muajt e fundit. Dy krahë të ndara frikshmërisht, tashmë deri edhe me statutin dhe me logon e Partisë, për ditë e më shumë po arrijnë deri sa të shkaktojnë incidente me njëra-tjetrën. Më të dukshme janë në krahun e z.Berisha, që nuk lë moment pa shkaktuar incidente ose provokuar të tilla. Nga ana tjetër, pjesa që e beson se është institucionale e po mban kursin e legjitimitetit brenda kanoneve të brendshme nën peshën dhe vulën e z.Basha. provokon “butësisht”…

Read More