Një media që njihet për mbështetjen e ish-kryeministrit Sali Berisha shkroi se Lulzim Basha është takuar në një restorant në kryeqytet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Por përmes një reagimi zyrtar, PD sqaron se kryetari Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, nuk kanë qenë në asnjë takim apo darkë në hotel “Prestige”, por ishin atje për ngushëllim në familjen Hysenbelliu. “Shpifjet e Syrit të Sali Berishës vazhdojnë edhe sot, me lajme të sajuara turpshëm dhe që synojnë të fshehin të vërtetën që sot e di çdo demokrat, që Berisha po tenton…
Author: tirana
Gjatë monitorimit me radarë dhe mjete të pauniformuara, edhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut, gjatë ditëve të fundit janë ndëshkuar 8 drejtues automjetesh, me nga 40.000 lekë secili për gara shpejtësie. Gjithashtu, janë ndëshkuar për xhirime gomash, xhama të zinj dhe manovra të rrezikshme në rrugë 56 drejtues mjetesh, me masa administrative që variojnë nga 10.000 deri në 38.000 lekë secili. Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar edhe 50 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara. Kontrollet janë intensifikuar edhe për parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, në…
Gjatë konfererencës për mediat në takimin e ‘Ballkanit të Hapur”, një prej gazetarëve shqiptarë të Maqedonisë ka vënë në siklet Presidentin serb, Vuçiç. Ai i drejtoi atij një pyetje dhe Vuçiç ia ktheu nëse përgjigjen e donte në gjuhën angleze apo serbe. Në këtë moment, gazetari ia kthen: Përgjigju në shqip! Vuçiç replikoi duke i thënë se nuk di shqip, po do të mësojë shpejt. Pjesë nga biseda Gazetari: Serbia ka hapur 4 kapitujt. Mali i Zi ka publikuar metodologjinë e re. Maqedonia dhe Shqipëria presin ende për shkak të dështimit të BE që të çelë negociatat. A mendoni se shpejtësitë…
Policia e Tiranës ka arrestuar një 57-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një minorene, thjeshtra e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Hysko, 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.
Qeveria e SHBA-së do të emërojë një Këshilltar të Përhershëm Ligjor për të rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, BeH, Kroacinë, Maqedoninë Veriore, Serbinë dhe Kosovën, shkruan “Kosova Press”. Zyrtari i lartë do të veprojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimin e prokurimeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Këshilltari i Përhershëm Ligjor do të punojë për një periudhë 14-mujore, duke filluar nga prilli 2022,…
Fatjon Dauti u akuzua sot nga Partia Demokratike se, i nxitur nga Flamur Noka goditi me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Por kush është i akuzuari? Mediat britanike i kanë kushtuar në qershor një artikull një shqiptari që njihej me nofkën “B9”, por që emrin e vërtetë e ka Fatjon Dauti (Dautaj). “Sunday Ekspress” dhe “Ekspress.co” shkruajnë se Dauti është një 36-vjecar mbi të cilin rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike. Ai është dëbuar nga Britania e Madhe. Pikërisht në këtë vend, Dauti ka marrë dhe epitetin “Boss krimi”, si dhe lakohet për “përmbytjen e…
Një incident ka ndodhur sot në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kosovë. Në debat e sipër, deputetja Ganimete Musliu ka hedhur gotën me ujë drejt ministrit të Bujqësisë, Faton Peci. Ky veprimi deputetes erdhi pas akuzave të ministrit Peci ndaj Musliut. “Ti përfaqëson krimin. Ajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci. Ndërsa Musliu e ka quajtur “rrugaç” dhe është larguar, por ministri Peci dëgjohet t’i thotë: “Je shumë e kulturuar”.
Një qytetar grek ka mbetur i plagosur në Vlorë pasditen e sotme. Policia bën me dije se në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi grek V. V., 34 vjeç, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë, në një anije tregtare gazi ku punon si teknik. Vlorë – Informacion paraprak Më datë 21.12.2021, rreth orës 14:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi grek V. V., 34 vjeç, banues në Athinë, i cili është dëmtuar në dorë, në një anije tregtare gazi ku punon si teknik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Procesi i rivlerësimit të pasurive me taksën e ulur 3% ka gjasa të vijojë deri në mars dhe jo të mbyllet më 31 dhjetor, që është edhe afati zyrtar. Agjentët imobiliarë tregojnë se kanë marrë sinjale nga qeveria për një shtyrje të afatit, për shkak të interesit të qytetarëve. Ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës konfirmon për “Vizion Plus” se po punohet në këtë drejtim, por nuk ka ende një vendim zyrtar. Rivlerësimi i pasurisë me taksën 3% dhe jo 15% që është në kohë normale, jep ndikime pozitive te qytetarët dhe për këtë arsye thirrja për ta është që të…
Gjatë spektaklit të së premtes, publiku vendosi të nxirrte përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP” Dj PM dhe Dj Dagz, të cilët kanë luajtur si lojtarë të vetëm. Teksa ata po dilnin nga shtëpia, Arbana hapi një televotim mes tyre ku publiku duhej të votonte kë të fuste sërish brenda, duke i ndarë dy shokët. Kur ata shkuan në studion e madhe mësuan se Arbëri ishte votuar që të bëhej sërish pjesë e BB VIP. Fillimisht ata thanë se nuk do të pranonin që të rihyrin vetëm në shtëpi, por më pas vendosën që të respektonin vendimin e publikut.…
Kreu i PD, Lulzim Basha, në një konferencë shtypi nga selia blu, ka thënë se do të shkëputet nga trekëndëshi i Bermudës dhe se do t’u ofrojë shqiptarëve një të ardhme ndryshe. Ai tha se Rama po sillet si një i shpallur “non grata” ashtu sikurse, edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i PD, theksoi se edhe Rama, me veprimet që po bën, do të shpallet së shpejti ‘non grata’. Sipas Bashës, Shqipëria meriton të shkojë përpara dhe të shkëputet nga individët që e kanë mbajtur peng këto 31 vite. “Unë s’kam informacion, por besoj se duke ndjekur transparencën, Edi Rama…
Për teknikët e imazherisë, laboratorit dhe mami-të, provimet për licencat e reja profesionale do të zhvillohen përgjatë muajit janar 2022. Ndërkohë që deri në mbyllje të këtij muaji, testimi për lejet e reja të ushtrimit të profesionit do të vijojë me kandidatët që po garojnë në profilin e infermierisë. Qendra e Shërbimeve të Arsimit bën me dije se në tre profilet: Mami, Teknik imazherie dhe Teknik laboratori janë 390 kandidatë, që do të konkurojnë nëpërmjet provimit të shtetit për të siguruar licencën profesionale, çka më pas i hap udhë punësimit në strukturat mjekësore publike dhe private në vend. Sipas kalendarit…