Dashi Do të jeni nën ndikimin e planetit të Hënës gjatë gjithë ditës. Do të keni mbështetje në sektorin profesional edhe sentimental. Demi Kjo e martë do ju gjejë tejet të tensionuar, ku do të jeni mjaft të kritikuar. Parashikohen keqkuptime të mëdha në sferën sentimentale. Binjakët Do të mund të përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve gjatë ditës. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm në të gjithë sektorët, si në sferën profesionale, familjare dhe sentimentale. Gaforrja Duhet të mundoheni të përqendroheni në shëndetin tuaj psiko-fizik. Parashikohen polemika të shumta në sferën sentimentale, të cilat do të prishin qetësinë tuaj. Luani…
Author: tirana
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur Sali Berishën një ish-deputet të PD-së dhe që “tani nuk është asgjë më tepër”. Basha shtoi se Berisha me grupin e tij të familjarëve dhe banditëve, hyri me forcë në selinë e partisë, duke thyer çdo normë ligjore. Kujtojmë se Berisha hyri sot në selinë e PD-së me një grup njerëzish, një pjesë e të cilëve anëtarë të Komisionit të Rithemelimit, dhe mbajti edhe një konferencë për shtyp. “Sot po merremi prapë me Sali Berishën që nga dëshpërimi i lëvizjes false personale, po zbrazet mbi dyert e PD-së i shoqëruar nga…
Pesë persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në 36-vjeçari A. R., banues në Norvegji dhe u procedua penalisht 24-vjeçarja F. H., banuese në Turqi, pasi në PKK Port Durrës, 36-vjeçari ka ndihmuar 24-vjeçaren, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu nga specialistët e Krimit Ekonomik të Durrësit u bë kapja dhe ndalimi i 32-vjeçarit A.P., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 13.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në…
Një vajzë 20-vjeçare nga Florida përjetoi një ngjarje të tmerrshme pasi realizoi një tatuazh në trajtë gjarpri në krahun e saj të djathtë. Jade Harvey mendoi se ishte një reaksion lëkure kur vuri re disa gunga që dilnn nga tatuazhi, pak pasi mbeti shtatzënë. Sot e kësaj dite, Jade nuk e di se çfarë e shkaktoi daljen e lythave mbi lëkurën e saj. Ajo vuri re se tatuazhi ishte realizuar mbi një lyth që kishte qenë aty më parë, por nuk i bëri përshtypje aspak. Pak kohë më vonë në vitin 2020, gjatë të cilit realizoi tatuazhin, ajo zbuloi se…
Zëvendësdrejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një nxënëse. Mediet në Kosovë shkruajnë se bëhet fjalë për Atom Krasniqin, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Ndërkohë, drejtori i gjimnazit, Izet Hoti ka deklaruar se ishte informuar për ngjarjen nga vetë nxënësja dhe prindërit e saj, ndërsa shtoi se zëvendësdrejtori nuk ishte arrestuar në ambientet e shkollës. Babai i vajzës ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se zëvendësdrejtori e ka sulmuar seksualisht vajzën në një nga tualetet e shkollës.
Ish-kryeministri Sali Berisha ia ka bërë të qartë kryetyarit të PD-së Lulzim Basha se atë dhe përfaqësuesit e tij nuk i ndalin as ndryshimi i bravave apo dhe forca. Në një konferencë për mediat nga ambientet e selisë blu, ku u shkallmua dhe një prej dyerve të kësaj godine, Berisha s’i ndali ironitë për Bashën, që e cilësoi me epitetin ‘Lul brava’. Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare, ose është pakicë terroriste. Ose është pakicë banditeske. Mbyllja e dyerve të selisë për PD nga pengbasha, apo Lul Brava është akt i shëmtuar.…
Partia Demokratike kallëzon penalisht Fatjon Dautin, personin që shoqëronte Sali Berishën, i cili thuhet se ndërmori akte dhune në selinë e Partisë Demokratike “Pas analizimit të pamjeve filmike rezulton se i urdhëruar nga deputeti Flamur Noka, shtetasi Fatjon Dauti, person me precendetë të rëndë kriminal, që shoqëronte Sali Berishën, ka dhunuar ambientet e selisë qendrore të Partisë Demokratike. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe, shtetasi Fatjon Dauti është cilësuar person i aftë për dhunë ekstreme dhe një anëtar me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin…
Nga konferenca për mediat në selinë e PD-së, ish kryeministri Sali Berisha, paralajmëroi kreun e PD-së lidhur me referendumin e anëtarësisë për shkarkimin e tij. “Anëtarët kanë vendosmërinë për të zbatuar vendimin. Komisioni do bëjë detyrën e tij për zbatimin e vendimit. Ftoj cdo deputet të PD, që e ndjen veten deputet të kësaj force politike dhe jo deputet të Lulzim Bravës, ftoj çdo deputet të PD që e ndjen veten njeri të lirë dhe jo të lancuar nga interesa të ndryshme, të vijë të marrë dosjen e votimit të degës nga e cila është zgjedhur deputet, dhe të marrë…
Nga selia e Partisë Demokratike, ku shkoi këtë mesditë për të zhvilluar mbledhje me Komisionin e Rithemelimit, Sali Berisha denoncoi se policia ka dhunuar të rinj e të moshuar në protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar kundër ardhjes së Presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi policinë se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se mbrëmjen e kaluar, deri në orën 01:00 të natës, janë mbajtur nëpër qeli adoleshentë 15-vjeçarë dhe të moshuar 84-vjeçarë. “Së pari, nëpërmjet jush dua t’iu përcjell një përshëndetje të përzemërt, të falënderoj me shumë mirënjohje, ata mijëra e mijëra…
Ministret Kushi dhe Nagavci nënshkruan sot marrëveshjen për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Fjala e plotë e ministres Kushi në konferencën për media: Për ne shqiptarët e Shqipërisë është gjithmonë kënaqësi të jemi këtu në Kosovë. Por sidomos unë sot, në këtë pozicion të ri që tashmë mbaj prej një viti, e kam pritur me padurim një vizitë zyrtare këtu në Prishtinë dhe pikërisht në Ministrinë e Arsimit të Kosovës, për të konfirmuar edhe një herë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e arsimit tashmë të konkretizuar në shumë projekte dhe në shumë arritje të përbashkëta. Por nuk e kisha…
Ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar këtë mesditë selisë së Partisë Demokratike. Teksa Berisha është futur në seli për të zhvilluar një mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, në selinë e PD ndodhej edhe kryedemokrati Lulzim Basha. “BalkanWeb” mëson se Basha ndodhet në një nga sallat e selisë blu, ku po zhvillon një mbledhje me strukturat. Në mbledhje me Bashën janë nënkryetarët e Partisë Demokratike dhe disa drejtorë strukturash vendore.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u pyet nga gazetari gjatë konferencës për shtyp në lidhje me rrugëtimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë drejt BE-së. Përgjigjia iu kërkua në gjuhën shqipe, mirëpo Vuçiç tha se nuk dinte shqip. Në fund të fjalës së tij, presidenti tha se do ta mësojë gjuhën shqipe. Gazetari: Ka një rrugëtim për Maqedoninë e Shqipërinë në BE, a mendoni se shpejtësitë e ndryshme do të kenë ndikim apo efekte? Vuçiç: Doni t’u përgjigjem në anglisht apo serbisht…Shqip? Për fat të keq nuk e flas dot, duhet ta mësoj!