Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Berisha paralajmëron policinë: Dhunë çnjerëzore ndaj 15 e 84-vjeçarëve, s’do e tolerojmë!

14:35 / December 21, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 1 4 770x430 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga selia e Partisë Demokratike, ku shkoi këtë mesditë për të zhvilluar mbledhje me Komisionin e Rithemelimit, Sali Berisha denoncoi se policia ka dhunuar të rinj e të moshuar në protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar kundër ardhjes së Presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi policinë se nuk do të tolerojë asnjë akt dhune ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se mbrëmjen e kaluar, deri në orën 01:00 të natës, janë mbajtur nëpër qeli adoleshentë 15-vjeçarë dhe të moshuar 84-vjeçarë.

“Së pari, nëpërmjet jush dua t’iu përcjell një përshëndetje të përzemërt, të falënderoj me shumë mirënjohje, ata mijëra e mijëra protestues, që mbushën mbrëmë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një akt historik të protestës së dytë, që nga viti 1998, të partive politike për interesin e tyre kombëtar. Prej 8 vitesh interesi kombëtar mbeti jetim. Ai u nëpërkëmb e u tradhtua në mënyrën më flagrante nga Rama dhe me heshtjen u tradhtua pothuajse njësoj nga ish-kreu i opozitës, që me program e statut duhet të mbronte këtë interes, Lulzim Brava. PD e ringritur, rithemeluar, mbi vlerat konservatore, u dëshmoi mbrëmë shqiptarëve dhe botës se interesi kombëtar në këtë vend ka një avokat të fuqishëm në opozitën shqiptare dhe në PD.Edhe njëherë theksoj, kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër aleancës të Beogradit me vasalët e tij Tiranën e Shkupin, e cila absolutisht nuk mbjell bashkëpunim, por konfliktualitet, ushqen nacionalizmat dhe largon Ballkanin nga Evropa, vendos hegjemoninë serbe në rajon dhe rajonin si zonë të influencës ruse. Aq më tepër, kjo përbën një rrezik serioz, po të kemi parasysh se dy vende vasale të Beogradit, që janë kyçur në këtë aleancë, janë vende anëtare të NATO-s dhe e kanë bërë këtë akt pa marrë asnjë miratim nga Aleanca Euroatlantike e Veriut. Të gjitha këto përbënin motive madhore, së bashku me përpjekjen për të mbajtur Kosovën në një darë armiqësore të klikave në pushtet Beograd-Shkup-Tiranë, ishin motivi i protestës sonë, protestë që pati jehonë të gjerë botërore.

Dënoj disa akte brutale të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonët e makinës. Veçanërisht narkobanditë të komisariatit nr. 2. Jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajnimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta apo në lëvizjet revolucionare. Mbrëmë gjer në orën 1:00 të natës në qelitë e komisariateve, me urdhër të Ramës, janë mbajtur adoleshentë 15-vjecarë, por edhe burra të moshuar 84-vjecarë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtyhet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës! Reagon Ambasada e SHBA: Formoni institucionet sipas Kushtetutës!

18:58 / August 6, 2026

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

“Nuk e kuptoj se çfarë kanë me mua” – Ylli Manjani iu përgjigjet protestuesve: Kush më shan, është i sharë

17:19 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.