Author: tirana

Në Tiranë u zhvillua sot takimi mes 3 liderëve Edi Rama, Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev. Përveç mediave shqiptare, nisma “Open Balkan” u ndoq me kureshtje të madhe nga mediat serbe që shkruanin për çdo detaj. Madje nuk i kanë shpëtuar as kravatat e përdorura nga tre personalitetet. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zgjodhi një kravatë të kuqe që besohet se simbolizon dëshirën për dominim. Njerëz që duan të tregojnë superioritet veshin të kuqen, megjithatë pas mesazhit të ngjyrës mund të fshihet dhe ideja e flamurit shqiptar. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte veshur kravatën blu dhe sipas mediave serbe, kjo…

Read More

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit : E. T., 39 vjeç, banues në Mat, pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, u kontatua duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur në masën 0. 65 mg/litër. V. D., 30 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në Rrugën e Arbrit, u konstatua…

Read More

I ftuar në emisionin e pasdites “Ditë pas dite” në RTSH 1, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi disa detaje se ç’do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet. “Ne kemi prenotuar fishekzjarret, artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet. Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022. Dhe ndërkohë nga data 1 janar do të…

Read More

Partia Demokratike do të thërrasë sërish Këshillin Kombëtar më 23 dhjetor 2021, ora 17:30, në selinë blu. Rendi i ditës do të jetë ai i mbledhjes së datës 12 dhjetor 2021, një ditë pas Kuvendit Kombëtar në “Air Albania”, thirrur nga ish-kryetari Sali Berisha. “Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 dhjetor 2021, ora 17:30, në sallën e mbledhjeve kati i 2,…

Read More

Në nisje të programit “Talk Love Story” në Tv “Klan”, moderatori Eni Shehu ka zbuluar se konkurrentja Sellma ka vendosur të marrë një kohë pushimi, reflektimi nga spektakli pas debateve të shumta në spektaklin e djeshëm. Vajzat janë ngritur të gjitha nga karriget e tyre dhe kanë braktisur studion dje në formë proteste ndaj komenteve të opinionistit Robert Aliaj. Por ka qenë Kristina, e vetmja konkurrente, e cila ka reaguar në “Instagram”, duke u shprehur se ajo nuk ka qenë e prekur nga situata. Eni: Pse nuk i qëndrove mendimit tënd deri në fund? Kristina: Unë u bëra me gocat…

Read More

Një nuse kurseu mijëra dollarë në blerjen e fustanit të saj të nusërisë. 26-vjeçarja Rachel Connealy nga Florida bleu një fustan të përdorur për vetëm 3 dollarë. Për ndjekësit e saj në “Tik Tok”, e reja postoi fustanin e gjatë të mëndafshtë që zgjodhi të vishte për ditën e saj të madhe. “Gjeta këtë fustan mëndafshi, pasi ne u fejuam dhe e vesha për ceremoninë”, shkroi ajo krahas videos. Veshja me detaje rrudhash dhe vello të bardhë nuk ishte e vetmja që e shoqëroi në ditën e saj. Dy javë përpara dasmës, ajo gjeti një tjetër fustan në të njëjtin…

Read More

Një virologe në Universitetin e Oksfordit thotë se megjithëse Coronavirus-i ndryshon shumë shpejt, variantet e tij kanë një kufi, por ende nuk dihet se kur mund të arrihej në këtë pikë. Doktoresha Emilia Skirmuntt thotë gjithashtu se do të duheshin disa javë për të kuptuar më mirë nëse varianti i ri Omicron, shkakton forma më të rënda, apo më lehta të sëmundjes, krahasuar me variantet e tjera. Doktoreshë Skirmuntt bisedoi me televizionin britanik “Sky News”. Bota po përballet me mundësinë e një sezoni të dytë festash të fundvitit me një numër të madh infeksionesh me COVID-19, ndërsa familjarë e miq,…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3,275 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 376 qytetarë, në këto bashki: 174 në Tiranë, 23 në Fier, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, 12 Elbasan, 11 në Vlorë, Sarandë, 10 në Shkodër, 8 në Berat, Gramsh, 7 në Vorë, Kavajë, Tepelenë, 6 në Lezhë, Divjakë, 5 në Mallakastër, 4 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Patos, Pogradec, Skrapar, Cërrik, 3 në Tropojë, Korçë, Dimal, Kuçovë, 2 në Gjirokastër, Devoll, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malesi e Madhe, Kukës, Has, Shijak, Përmet, Memaliaj, Poliçan.Janë…

Read More

Irlanda ka një talent që po shndrit gjithmonë e më shumë. Ai në fakt është shkodran. Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Kevin Zefi, të cilit italiania “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një artikull pas performancës së tij të shkëlqyer me U-17 të Interit, ku realizoi një tripletë ndaj Veronës, duke u mundësuar të rinjve zikaltër të mbajnë kryesimin në kampionat. I lindur në Dublin nga prindër shkodranë, Zefi mahniti të gjithë me një gol spektakolar në kategorinë e dytë të atij vendi, me ekipin e St Kevin’s Boys, ku shkruajti historinë si golashënuesi më i ri i atij vendi, vetëm…

Read More

Emisioni “Pa Gjurmë” në “Report” Tv, puntatën e kësaj të marte sollo për herë të parë dëshminë ekskluzive të një vajze të abuzuar seksualisht. Përmes një video-mesazhi, 4 vite nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qershor të vitit 2018 në fshatin Luftinjë të Memaliajt, e mitura kërkon të përcjell një mesazh për të gjithë vajzat që bien prè e abuzimeve seksuale. Në dëshminë e saj, 14-vjeçarja rrëfen detaje tronditëse, duke sqaruar se nuk vuan nga spektri autik dhe se historia e saj nuk është e trilluar, sikundër u pretendua nga mësuesi pedofil. Mësuesi i arsimit fillor në fshatin Luftinjë…

Read More

Një 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, është larguar nga banesa një ditë më parë dhe nuk është kthyer sërish. Ka qenë babai i tre fëmijëve shtetasi E. Z., 48 vjeç, i cili ka bërë denoncimin në polici. “Më datë 20.12.2021, shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur”, njoftoi zyrtarisht policia, e cila tha se ka filluar hetimet për këtë rast.

Read More