Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditë në selinë e Partisë Demokratike. Berisha sapo ka mbërritur te selia e partisë, ku shoqërohet nga mbështetësit e tij dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Berisha po zhvillon mbledhjen e radhës të Komisionit të Rithemelimit, e cila vjen vetëm një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë kundër ardhjes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në Shqipëri për takimin e “Ballkanit të Hapur”.

Read More

Pas arrestimeve të kryera ditën e sotme në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ka ardhue edhe reagimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme atje. Ministria njofton se në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë realizuar disa bastisje në disa lokacione në Kumanovë dhe Shkup. Ata shtojnë se janë prangosur 10 persona, mes tyre edhe 3 policë e 5 doganierë. “Janë privuar nga liria dhjetë persona, përkatësisht B.A.(35), M.A.(40), I.A.(45), I.F.(47), A.A.(43), të gjithë nga Kumanova, A.Zh.(53), T.T. (54), D.K.Sh.(43), Xh.Sh.(36) nga Shkupi dhe L.L. (36) nga Tetova, mes të cilëve tre policë dhe pesë…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në konferencën e zhvilluar në kuadër të ‘Open Balkan’ theksoi se marrëveshjet e arritura mes tri vendeve janë shumë të rëndësishme. Po ashtu ai iu bëri thirrje shqiptarëve që të konsiderojnë Serbinë si shtëpinë e tyre të dytë. “Ne duam që nga këto arritje qytetarët të shikojnë përfitime. Kur erdha në Shqipëri pashë që kryeministrit Rama iu kundërvunë për iniciativen, apo për ata që thonë se Ballkani i hapur ka të bëjë me Serbi të madhe apo Shqipëri të madhe. Kjo nuk ka të bëjë më asnjë për tyre. Ne sot duhet të përqendrohemi tek…

Read More

Pas një takimi të gjatë dhe shumë diskutimesh, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij, Zoran Zaev. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëveshjet janë finalizim i një pune intensive dhe kanë një realitet të prekshëm. “Më vjen mirë të informoj se kemi nënshkruar marrëveshje që janë finalizimi i një punë të përbashkët intensive dhe që për vetë natyrën e marrëveshjeve , këto janë një realitet i prekshëm nesër. Jo nesër në të ardhmen, por nesër me hyrjen e vitit të…

Read More

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha dhe me delegatë mbështetës të tij, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga çdo funksion drejtues në parti, duke e lidhur me shpalljen “non grata”. Këtë vendim Besnik Mustafaj i ftuar në Abc Live e interpreton si tregues të pafuqisë politike të Bashës. “Ai ishte një thellim i marrëzisë politike. Ishte një prerje kostumi sipas masës si puna e tenderave të qeverisë, më tregonte njëri që për të marrë subvencione përmes serave, thotë se serat duhet të jenë 1 metër e 74, në këtë kuptim kjo mënyrë formulimi duket se është qartë…

Read More

Del në ankand, si NFT (pronësi për një kopje unike – shën. i përkth.) sms-ja e parë në histori. Ajo u transmetua nga Vodafone më 3 dhjetor 1992, përmes rrjetit të kompanisë dhe u prit nga Richard Jarvis, punonjës i kompanisë, gjatë një feste Krishtlindjesh. SMS-ja përmbante vetëm 14 shkronja “Merry Christmas” (nga anglishtja ”Gëzuar Krishtlindjet”). Kjo sms po del në ankand nga agjencia franceze ”Aguttes”. Blerësi do të jetë në gjendje të paguajë shumën përmes ”Ethereum”, një prej kriptomonedhave më të njohura, së bashku me ”Bitcoin”. Ankandi do të zhvillohet më 21 dhjetor dhe Vodafone do t’ia dhurojë të…

Read More

Arbana Osmani është kthyer pas në kohë, aty kur nisi gjithë rrugëtimin e saj mediatik. Moderatorja ka publikuar kujtime të ndryshme me bashkëpunëtorët e parë që ka punuar, mes tyre, Bojken Lako, Alban Dudushi, Ledion Liço, Adi Krasat, Albana Osmani e Rudina Xhunga. “20 vite me shumë punë, pasion, miqësi dhe kujtime të bukura, 20 vite Top Channel”, ka shkruar ajo krah fotove që kanë ngjallur shumë nostalgji e kanë kthyer pas shumë kujtime për të gjithë ndjekësit.

Read More

Grupi i ish-kryeministrit Berisha është nisur drejt selisë së Partisë Demokratike. Kjo lëvizje ka ardhur një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit do të zhvillojë në selinë blu mbledhjen e radhës.

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi nga forumi i Agrikulturës e Kooperimit Rajonal se sektori i bujqësisë është ndër shtysat e rritjes ekonomike. Sipas Zaevit, industria agro-ushqimore, ndër më të rëndësishmet në Ballkan. “Të dashur përfaqësues, është kënaqësi e veçantë që të marr pjesë në këtë forum dhe të shpreh mbështetje të fortë në këtë fushë, si bujqësia ushqimore. Në këtë takim mund të tregojmë rezultatet konkrete në këto fusha, në saj të këtyre marrëveshjeve. Industria agro-ushqimore është më me rëndësi në Ballkanin Perëndimor. Shifrat flasin vet për rëndësinë e këtij sektori, aktivitetet agro-bujqësore përbëjnë 24% të prodhimit…

Read More

Në Forumin e Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal, kryeministri Edi Rama deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjeve në Samitin ‘OpenBalkan’ do të ndryshojë ndërveprimin mes vendeve. “Do të kërkoja që nga sot të çelni një treg të përbashkët bashkëpunimit me synim shkëmbimin e studentëve dhe përfshirjen e sektorit të bujqësisë”, tha Rama Nënshkrimi i marrëveshjeve , u shpreh kryeministri do të ndihmojë në rritjen e sektorit të bujqësisë. “Bujqësia është jetike për ekonomitë tona dhe ne po bëjmë më të mirën këtu në Shqipëri për të mbështetur jo vetëm rritjen e sektorit por edhe sofistikimi e tij, duke futur teknologji të reja.…

Read More

Çështja e datës së saktë të lindjes së Jezu Krishtit, është debatuar për shekuj me radhë. Ka nga ata që shqetësohen se 25 dhjetori mund të mos jetë koha e duhur për të festuar lindjen e njeriut që e ndryshoi historinë e botës. Ndërkohë prift i shquar ortodoks grek, Panajotis Papageorgiu, që shërben në Kishën Ortodokse Greke të Përfytyrimit të Shenjtë në Gjeorgji, pranon se ka një kontradiktë në caktimin e Krishtlindjes më datën 25 dhjetor. Ai citon Ungjilli i Lukës që thotë se “në atë rajon kishte barinj në fushë, që ruanin kopenë e tyre natën”. Argumenti është se…

Read More

Në kuadër të takimit për nismën ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë firmosur 5 marrëveshje bashkëpunimi. Tre liderët panë nga afër procedurat ku ministrat e tyre përkatës kanë firmosur marrëveshjet, të cilat janë pritur me duartoktitje nga të pranishmit. Kujtojmë se takimi mes tyre ka nisur që prej mëngjesit të sotëm, ku ishte i zoti i shtëpisë, Edi Rama që priti Vuçiç dhe Zaev në Pallatin e Brigadave. Sot ka qenë intensive me takime, ndërsa kulmi pritet të jetë me konferencën për shtyp nga tre zyrtarët e…

Read More