Pas një takimi të gjatë dhe shumë diskutimesh, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologut të tij, Zoran Zaev.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare tha se marrëveshjet janë finalizim i një pune intensive dhe kanë një realitet të prekshëm.
“Më vjen mirë të informoj se kemi nënshkruar marrëveshje që janë finalizimi i një punë të përbashkët intensive dhe që për vetë natyrën e marrëveshjeve , këto janë një realitet i prekshëm nesër. Jo nesër në të ardhmen, por nesër me hyrjen e vitit të ri 2022. marrëveshja për tregun e lirë të punës që sanksionon mundësinë dhe të drejtë e qytetarëve të tria vendeve për të pasur akses të menjëhershëm e të barabartë për lejet e punës dhe qëndrimit.
Marrëveshja për sistemin e integruar elektronik të shërbimeve i hap rrugën krijimit të një sistemi të përbashkët për ti dhënë mundësi qytetarëve , duke filluar nga aplikimet për tu regjistruar që ta bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia apo nga vendndodhja e tyre. Marrëveshjet në bllok për ti hapur më në fund rrugën të gjithë atyre që prej vitesh ndërveprojnë mes vendeve si prodhues apo si eksportues e importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjesh. Duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respektive pa pasur nevojë të sigurojnë tre herë të njëjtat dokumente”, tha Rama.
