Disa shenja të horoskopit do të favorizohen dhe do të shkëlqejnë këtë Krishtlindje, ndërsa disa të tjera do të jenë të vështira për t’u kaluar, sipas yjeve. Megjithatë, edhe pse Santa Claus nuk do t’ju buzëqeshë këtë Krishtlindje, mos u dekurajoni. Do të ketë momente të bukura për të gjithë dhe disa dëshira do të realizohen në vitin 2022. Dashi Dashit, Krishtlindjet e këtij viti duken mjaft të pakuptueshme. Qëndrimet e këqija planetare tashmë kanë filluar, me Afërditën në Bricjap që ka katrorë shenjën e tyre të Horoskopit, deri në vitin e ardhshëm. Afërdita gjithashtu lëviz në mënyrë retrograde nga…
Author: tirana
Një grua pretendon se e ka zënë bashkëshortin duke e tradhtuar me një tjetër, falë kamerave të sigurisë që janë vendosur para derës së shtëpisë, që e filmuan ate me tjetrën duke u puthur. Një grua që deshi të mbetet anonime, por që jeton në Shtetet e Bashkuara, ka shpërndarë një video në TikTok që u bë virale, ku shihet burri i saj duke dalë nga shtëpia e disa momente më pas edhe një grua. Ata madje në një moment puthen para derës së shtëpisë, duke harruar që kamerat e sigurisë po i filmonin. Gruaja që tha se bashkëshorti i…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në Tiranë, në ditën e ditë të takimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, ka folur për RTS mbi protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku u dogj edhe flamuri serb. Duke folur për median serbe, Presidenti Vuçiç e cilësoi të papranueshme djegien e flamurit, ndërsa theksoi se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij. “E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do…
Operacioni i Guardia di Finanza në Alessandria, ka përfunduar me arrestimi e 4 personave, të cilët trafikonon drogë. Mediat e huaja raportojnë se dy shqiptarë janë vënë në pranga dhe dy maqedonas, njëri prej të cilëve me një pistoletë model 357 Magnum të mbushur dhe me numër serie të gërryer dhe një tjetër pa leje qëndrimi. Në momentin e arrestimit, një prej trafikantëve të drogës ka tentuar të fshihet nën motorin e një kamioni. Droga ishte e fshehur brenda rimorkios së kamionit të drejtuar nga dy maqedonasit në një arkë druri të fshehur plotësisht nga ngarkesa mbuluese e përbërë nga…
Sot është solstici dimëror. Shënon ditën më të shkurtër të vitit, por njëkohësisht edhe hyrjen në stinën e dimrit astronomik. Fjala solstic vjen nga latinishtja dhe do të thotë Dielli i ndalur. Për shoqërinë e lashtë romake nga 17 -23 Dhjetor ishin ditë festash, pasi solstici shënonte Lindjen, gjë që sipas historianëve mund të lëxohet edhe si paraprirësja pagane e Krishtlindjes. Megjithatë të gjitha kulurat e lashta solstici i dimrit përjetohej dhe fetohej si një moment magjik dhe i mbushur me spiritualitet. Në fakt, pas 21 dhjetorit dita fillon të zgjatet në mënyrë progressive. Sot Dielli lindi në orën 07.37…
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, dha një mesazh për procesin e integrimit, gjatë lidhjes me “Skype” në takimin “Ballkani i Hapur” të kryeministrit Edi Rama, kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç. Mes të tjerash, komisioneri Varheyli deklaroi se e kupton dëshpërimin e kryeministrit maqedonas, ndërsa shtoi se BE duhet ta marrë shumë seriozisht këtë proces, pasi ka ardhur koha që të ndodhë Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “E kuptoj dëshpërimin e Zaev, por mos harroni që ne kemi bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë. Megjithatë nuk e fsheh keqardhjen…
Komisionari i Zgjerimit në BE, Oliver Varhely tha se mbështet nismën ‘Open Balkan’, duke theksuar se e sheh atë si pasardhës të Procesit të Berlinit. Varhely u shpreh se tregu i përbashkët rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik, teksa i kërkoi liderëve të tre vendeve që të vijojnë të nxisin këtë nismë. Edhe njëherë Varhely i kërkoi 3 vendeve që nuk i janë bashkuar kësaj nisme, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës që t’i bashkohen sa më shpejt. “Kam qenë gjithmonë i pirur pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt Minishengen e më pas u përpoqëm me…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, po mban një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Zoran Zaev. Në fjalën që po mbante Rama, në sallë ndodhi një incident i vogël, një gotë bie në tokë dhe thyhet. Rama:U thye një gotë, në traditën tonë, sa mora një goditje e pamundur të marr veten, syri i keq. Pjesë nga Samiti: Rama: Oliver jeni miku më i mirë i të 6-tëve ne në Bruksel. Mund tu flasësh të pranishmëve dhe atyre që mungojnë. (Thyhet gota, kryeministri qesh) Në Traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje pa mundur…
Të gjithë e dinë ndjeshmërinë e aktorit të njohur, Leonardo DiCaprio, për planetin dhe kafshët. I ftohti dhe temperaturat e ulëta nuk ishin një pengesë për aktorin që të hidhej në ujërat e ngrira të një liqeni për të shpëtuar 2 qentë e tij huski gjatë xhirimeve të filmit të tij më të ri “Don’t look up”. Ky detaj interesant u zbulua gjatë emisionit “Around the Table” në Entertainment Ëeekly, ku ishin të pranishëm të gjitha aktorët e filmit më të ri. “Hynë të dy në ujë, njëri prej tyre ra padashje, ndërsa tjetri e ndoqi. Unë nuk e dija…
Në Samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Tiranë, kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev bëri me dije se ky është Saimiti i fundit ku ai merr pjesë. “Kemi suksese për të treguar, rezultate se grupi i punës ka bërë punë të shkëlqyer. Kemi hapa të dukshëm për të treguar, kjo do të jetë pjesëmarrja ime e fundit në mënyrë të drejtpërdrejtë”, tha Zaev.
Nga Alexandru Micu Sipas një studimi të ri, bota është më e ndarë politikisht sot se sa në çdo moment tjetër të 5 dekadave të fundit. Dhe kjo nuk ka të bëjë më vendin ku jetoni. Njerëzit në mbarë botën janë sot më fanatikë në pikëpamjet e tyre politike, më pak të hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme, dhe e identifikojnë veten më fort me lëvizjen politike me të cilën janë të lidhur. Hulumtimi i ri i udhëhequr nga studiuesit në Universitetin e Shën Endrjus, shqyrtoi faktorët që fshihen pas kësaj rritje të polarizimit, dhe çfarë mund të bëjmë për t’i…
Presidenti i Srebisë Aleksandër Vuçiç thotë se marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot në Samitin e ‘Open Balkan’, janë bërthama që do t krijojë që kjo pjesë e Europës të jetë pa kufij. Me një postim në Tëitter, Vuçiç shkruan se po bëhet realitet diçka që më parë as nuk mendohej. “Marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme për ne, ato janë bërthama e diçkaje që do të krijojë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij, dhe shumë kohë më parë se ne mendonim”.