21 Dhjetor, 2021 09:51 Në fjalën e tij, në takimin “Ballkani i Hapur”, kryeministri Edi Rama deklaroi se duke filluar nga viti 2022 fermerët, eksportuesit dhe importuesit nuk do të presin më nëpër kufij, pasi do të ketë shumë lehtësira për lëvizjen e tyre në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. “Bazuar në atë që do të bëjmë, shumë shpejt në fillim të vitit të ri, ata nuk do të përjetojnë më ato dhimbje koke e stres të pritjes në kufij. Gjithçka do të ecë mirë”, tha kryeministri shqiptar, ndërsa renditi disa marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe, mes Shqipërisë dhe dy vendeve…
Author: tirana
Në 30-vjetorin e vizitës së ambasadorit të parë amerikan në vendin tonë pas rënies së komunizmit, Uilliam Rajerson, kur ai paraqiti kredenciale, ambasadorja e tanishme Yuri Kim ka shkruar një editorial ku evidenton mbështetjen e vendit të saj për Shqipërinë dhe objektivat e së ardhmes. “Jemi me ju në padurimin tuaj për një Shqipëri që është më e drejtë, më e fortë dhe më e pasur – një Shqipëri ku kushdo është i barabartë përpara ligjit, një Shqipëri që mbetet e fortë dhe sovrane, një Shqipëri ku cilido ka një mundësi të barabartë për begati”, ka shkruar Kim. Mesazhi i…
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, ndërsa dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në lagjen nr. 5 Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi me inicialet A. K., rreth 60 vjeç. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama po pret me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Pallatin e Brigadave.
Dy shoferë të njërit prej autobusëve të linjës Athinë-Tiranë janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen se kanë kryer kontrabandë me cigare, produkte kozmetike dhe rroba. Sipas uniformave blu, vlera e mallrave, që shoferët Edlir Xheblati dhe Gjergji Veli kishin kaluar pa deklaruar në doganë, kapte shifrën e 10 mijë eurove. Ndërkohë, nën hetim janë vënë edhe dy doganierë, Ylli Rustemi dhe Elton Hasani, të cilët edhe më parë kanë qenë të dënuar për të njëjtën vepër penale.
Pas një pritje në Elbasan që iu bë mbrëmë Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, sot do të zhvillohet në Tiranë aktiviteti në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Axhenda nis në orën 9:00 me pritjen e delegacioneve dhe përfundon në orën 13:00 me konferencën e përbashkët. Për shkak të protestës së organizuar në Tiranë nga Sali Berisha, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar axhendën e tij. Ai nuk është akomoduar fillimisht në hotel “Rogner” në Tiranë, por e ka anashkaluar kryeqytetin për të mbërritur përmes Unazës së Re në Elbasan, në kompleksin “Rozafa City Fish”. Policia kishte marrë masa të…
Ish konkurrentja e Për’puthen pyeti aktorin nëse do të largohej pas Beatrixës, me të cilën ka krijuar një histori dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Loja e banorëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP duket se është bërë e ashpër dhe nuk mungojnë debatet e pyetjet provokuese për njëri-tjetrin. Një bisedë të bërë mes Antonelës dhe Donaldit ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale. Ish konkurrentja e Për’puthen pyeti aktorin nëse do të largohej pas Beatrixës, me të cilën ka krijuar një histori dashurie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Aktori nuk ka ngurruar që të…
Strukturat e Policisë së Shtetit, pas provave të grumbulluara, bënë kapjen dhe shoqërimin e 8 personave që u përfshinë në veprimtari të kundërligjshme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në përfundim të veprimeve të kryera nga strukturat hetimore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. C., 41 vjeç, banues në Tiranë dhe B. B., 56 vjeç, banues në Krujë. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas të mitur të moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës. Këta shtetas, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje njerëzve që të anulojnë disa plane për pushime, në mënyrë që të mbrojnë shëndetin publik, teksa varianti Omicron i koronavirusit përhapet në gjithë botën. “Një organizim i anuluar është lajm më i mirë sesa një jetë e anuluar”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke thënë se duhet marrë “vendime të vështira”. “Në disa raste, kjo…
Banorët e qarkut të Durrësit kanë numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, për vitin 2020, sipas të dhënave të INSTAT. Në Durrës ka të regjistruara gjithsej rreth 72.1 mijë autovetura, ose 247 automjete për 1000 banorë. Vendin e dytë e zë Tirana me 218 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Gjirokastra (210), Vlora (194), Shkodra (192). Qarqet që kanë më pak autovetura në raport me popullsinë janë Korça (128) dhe Dibra me 124. Në vlerë absolute, numri më i lartë i mjeteve rrugore është regjistruar në qarkun e Tiranës për vitin 2020, duke zënë 36,8%…
Në një përmbjedhje të shkurtër rreth parashikim të motit për ditën që presim përpara mund të thuhet se kryfjala do të jetë moti kryesisht i kthjellët si dhe temperaturat e ulta. Duke filluar nga dita e sotme deri ditën e Enjte në orët e mbrëmjes moti parashikohet kryesisht i kthjellët me alternime vranësirash në relievet malore. Sic u theksua më lartë në orët e mbrëmjes së ditës së Enjte reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët në zonën e Alpeve.
Sot pasdite, në mediat online ka qarkulluar lajmi se Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen. Megjithatë, ky lajm mohohet nga Kryeministria, e cila sqaron se Agaçi nuk ka dhënë dorëheqjen dhe vijon të jetë në detyrë.