Author: tirana

Në kohën që Sali Berisha mbyllte protestën para Kryeministrisë, Edi Rama mbërriti në Elbasan për darkën zyrtare me Vuçiç, Zaev dhe praninë e Alex Soros në restorantin e Gjergj Lucës. Darka parashikohet që të zgjasë deri rreth orës 21:00. Ndërkohë, të martën nisin takimet zyrtare që në orën 09:00. Parashikohet nënshkrimi i pesë marrëveshjeve, që nga lehtësimi i procedurave për krahun e punës, deri te njohja e certifikatave të sigurisë së ushqimeve dhe veterinarisë.

Read More

Departamenti amerikan i Thesarit hoqi nga lista e të sanksionuarve një kompani, për të cilën më herët tha se udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviq, vëllai i biznesmenit nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviq. Informacioni u publikua të hënën në ueb-faqen e këtij institucioni. Vëllezërit Vesellinoviq, nënkryetari i subjektit politik Lista Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiq, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta u futën më 8 dhjetor në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit, nën akuzat se kanë lidhje me krimin e organizuar transnacional. Përveç tyre, në listën e zezë u përfshinë edhe mbi njëzet kompani…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në platformën “Tik Tok” momentin kur një i ri ka tërhequr flamurin serb nga shtylla ku ishte vendosur për ta grisur. Flamuri shqyhet në mes dhe pjesa tjetër mbetet ende lartë. I riu bie nga një lartësi e konsiderueshme, teksa Rama shkruan. “Unë tradhtar dhe ky patriot i bie apo jo😂 Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët🙏” https://www.tiktok.com/@ediramatiktok/video/7043839632974286086?is_copy_url=0&is_from_webapp=v1&sender_device=pc&sender_web_id=7043844253176546821

Read More

Pas Ritvanës, Argjendit dhe Anës, një tjetër konkurrent është larguar nga Përputhen. Bëhet fjalë për Nuk Sherrin, djali nga Mirdita. Ai e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar se nuk jeton vetëm për famë, por për respekt. “Përshëndetje miq, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë, nuk do jem më pjesë e “Për’puthen”. Unë nuk jetoj thjesht për famë jetoj për respekt, qofshi mirë ju përshëndes”, ka shkruar Niku.

Read More

Kuvendi i Shqipërisë mbylli seancën plenare të fundit të këtij viti duke miratuar disa ligje si dhe duke rrëzuar 3 dekretet e presidentit Ilir Meta. Seanca, e cila zgjati thuajse 8 orë, rrëzoi 4 dekretet e kreut të shtetit për Bashkëqeverisjen, Buxheti i 2022, TVSH-në dhe taksat kombëtare me rezultatin e votimeve 14 pro, 76 kundër dhe asnjë abstenim si dhe miratoi buxhetin e 2021. Për sa i përket nismave të reja të qeverisë, u miratuan krijimi i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore dhe financimi për fëmijët jetimë të punonjësve të rendit të rënë në krye të detyrës. Gjithashtu u kaluan…

Read More

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse do të ketë edhe një protestë kundër Lulzim Bashës. Berisha u shpreh se tashmë ka një shumicë nga një anë dhe një pakicë në anën tjetër. Prandaj sipas tij, pakica duhet të njohë shumicën ose në të kundërtën do të mbahet përgjegjës në mënyrë shembullore. Pyetje: Do të ketë protestë edhe kundër Lulzim Bashës? Sali Berisha: Një gjë është këtu, sot ka një shumicë dërrmuese në njërën anë, ka një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën, mendon se mund të shtyjë shumicën…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vucic, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Komentuesi i shkruan Ramës se flamuri i krimeve, masakrave e përdhunimeve, është ngritur sot në Tiranë. “E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd…

Read More

Mediat serbe janë fokusuar tek protesta që po zhvillohet në Tiranë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha për të kundërshtuar vizitën e Aleksandër Vuçiç në Tiranë dhe nismën “Ballkani i Hapur”. Novosti shkruan se protestuesit do të ndahen në dy grupe. Një prej tyre do t’i bëjë pritë Vuçiçit në aeroport. “Sipas burimeve tona, organizatorë të demonstratës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i PD-së lokale dhe Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, njerëz më të besuar të ish-presidentit dhe kryeministrit Sali Berisha”, shkruan më tej Novosti.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar protestën që po zhvillohet në këto momente në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Balla u shpreh se ajo protestë nuk ka asgjë të përbashkët me politikën e Shqipërisë në rajon dhe me angazhimin drejt integrimit në BE. Balla i ka bërë thirrje SPAK që të hetoje dosjet për dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha por edhe të vetë atij si person tashmë të shpallur non grata për përfshirje në afera korruptive. Ai tha se i vjen mirë që një pjesë e opozitës po përshëndet punën e…

Read More

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2,506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 120 qytetarë, në këto bashki: 56 në Tiranë, 11 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, Berat, 3 në Kamëz, Mat, Përmet, Gramsh, 2 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Lushnje, Divjakë, Sarandë, 1 në Mirditë, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar.Janë 5,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122…

Read More

Zhvillohet para Kryeministrisë protesta kundër Open Balkan dhe korrupsionit në aferën e inceneratorëve e thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Lideri historik tha gjatë fjalës së tij para tubuesve se në protestë ngrihen fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar. “Ne jemi mbledhur sot këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup apo të treshes Vuçiç dhe vasalët e tij, Rama dhe Zaev. Në krye të radhës dua të garantoj shqiptarët dhe miqtë tanë se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal. E kundërta është e vërtetë. Jemi, kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar për…

Read More