Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur pasditen e së hënës përpara selisë blu. Që aty ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë, në protestën e paralajmëruar kundër vizitës së Presidentit serb Aleksander Vuçiç në Tiranë, por edhe aferës së inceneratorëve. Ndërkohë, mbështetësit e Sali Berishës kanë lënë një pankartë në hyrjen e selisë blu, me mesazh ndaj SHBA-së: “Mbahu Vietnam, kujdes spiunët”, duke ironizuar në këtë mënyrë parullat në kohën që Shqipëria ishte nën diktaturë, e rreshtuar me Lindjen kundër amerikanëve, që ishin në luftë në Vietnam.
Author: tirana
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLASH) ka kallëzuar sot penalisht dy punonjës të Bashkisë së Dibrës, pasi akuzohen se kanë blerë ushqime për çerdhet dhe kopshtet në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Ndër të tjera thuhet se janë konstatuar edhe veprime të tjera të kundërligjshme që lidhen me falsifikimin e dokumenteve dhe hyrjen e paautorizuar kompjuterike, me pasoje cenimin e ligjshmërisë së kësaj procedure prokurimi, si dhe të drejtave dhe interesave të ligjshme të shtetasve ose subjekteve pjesëmarrëse. “Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi auditim financiar dhe përputhshmërie në Bashkinë…
Një kosovar, 41 vjeç, i dha fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e Gjykatës në Bordo të Francës. Ai kishte refuzuar të hipte në një aeroplan dy ditë më parë për t’u kthyer në Kosovë, shkruan gazeta franceze “Le Monde”, së cilës i referohet Gazeta “Express”. “Në moshën 40-vjeçare, preferoi ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehej në vendin e tij. Nuk mund të imagjinohet”, tha një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit më 15 dhjetor, në bodrumin e Gjykatës së Bordosë. Ai u vetëvar me lidhësen…
Të dhënat e INSTAT tregojnë se 91% e qytetarëve që zotërojnë një makinë e kanë atë më të vjetër se 10 vite edhe pse automjetet e vjetra kanë më shumë taksa në krahasim me automjetet e reja. Nëse i ndajmë sipas viteve 26% e autoveturave që qarkullojë në vend janë të prodhuara përpara vitit 2000, ose më shumë se 20 vjet të vjetra. Automjetet me më shumë se 10 vite zënë 65% të totalit të automjeteve në vend dhe janë prodhim midis viteve 2000-2010.Ndërsa Vetëm 9% e autoveturave rezultojnë se janë më pak se 10 vjeçare. Përsa i përket markave…
Autoriteti i Konkurrencës njoftoi të hënën se ishte vënë në lëvizje nga “Balkan Finance Investment Group” (“Balfin”), që kërkonte autorizim për transferimin e pronësisë së kompanisë “Albchrome Holding” në zotërim të tij, te shoqëria turke “Yildirim International Mining Investments” B.V. “Albchrome” zotëron që prej vitit 2013 koncesionin më të madh miniera të kromit në Shqipëri në zonën e Bulqizës, fabrikën e pasurimit në Burrel, si dhe fabrikën e ferro-kromit në Elbasan. “Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 464 Prot., i AK, datë 25.10.2021 “Depozitim i dokumenteve shoqëruese të njoftimit në lidhje me transaksionin midis ‘Yildirim International Mining Investments’…
“The Economist” Cigaret elektronike kanë tërhequr vëmendjen e madhe të qeverisë amerikane vitet e fundit. Në vitin 2019, Urdhri i Kirurgëve të SHBA-ve e cilësoi përdorimin e cigares elektronike si një epidemi mes të rinjve në vend duke kritikuar veçanërisht produktet me shije “të përshtatshme për fëmijët”, si kanella dhe vanilja. Po atë vit, më shumë se 450 njerëz në Amerikë vuajtën nga një sëmundje misterioze dhe e rëndë e mushkërive që ishte e lidhur me cigaren elektronike dhe ndoshta ishte shkaktuar nga përmbajtje të shitura në tregun e zi që përmbanin ekstrakte kanabisi dhe substanca të dëmshme si vaji…
Një 52-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër për dhunë ndaj bashkëjetueses dhe vajzës së tij të mitur. I arrestuari është me inicialet A. D. “Ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur dhe bashkëjetueses shtetases M. Ll., si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes” njofton policia. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Një qytetar ka denoncuar në “Shqipëri Live”, se një mësues, që jep mësim në një shkollë 9-vjeçare, ka qenë i dënuar më herët për trafikim të lëndëve narkotike në Angli. Sipas tij, shtetasi i identifikuar si Shaban T. është person me precedent të mëparshëm penal. “Kam bërë një denoncim me shkresë në Ministrinë e Arsimit në nëntor dhe akoma nuk kam marrë asnjë përgjigje. Shabani ka qenë në Angli, është dënuar për lëndë narkotike, ka bërë dy vite burg. Në 2017 ka ardhur në Shqipëri dhe na i jep mësim fëmijëve. E ka pasur emrin Boni, identitet fallco. Në 2010…
Me anë të një postimi në rrjetin social kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit. Gonxhe në njoftimin zyrtar bën me dije se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania. Gonxhe shprehet se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari. “Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!about:blank Risia…
Policia e Tiranës ka marrë masa kundër tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme përballë kryeministrisë kundër vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, Aleksandër Vuçiç. Në terren do të jenë të angazhuar 600 punonjës policie. ‘Balkanweb’ ka ndarë pamje të autobotëve me ujë që përdoren për shpërndarjen e turmave, teksa ecin përgjatë bulevardit ‘Gjergj Fishta’. Ndërkohë që nga ana e Policisë së Shtetit janë marrë masa për të ruajtur rendin dhe godinën, duke vendosur kangjëlla metalike në pjesën e parme të institucionit. Po ashtu janë lyer me graso të gjitha shtyllat, ndërsa duket se kryeministri Edi Rama ka porositur…
PD bëri publik sot emrat e anëtarëve që morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Lista e publikuar nga PD:Adela QemalliAdmir KusiAgest KopellajAgim BaçiAgron GjekmarkajAgron KapllanajAida QoqjaAlban DaciAlbert AvdyliAlbert KojkuAldo GegaAldo MyftariAlfred RushajAlfrida MarkuAltin MeceAmadarda ShanajAndi LilaAndia UlliriAnduena QefaliajAnita DociAnton KokajAntoneta CelajArben GJurajArben ShkozaArbi AgalliuArbi SmerlikaArdi PrushiArdian XhakoniArdita KApoArif RexhmatiArian AshikuArian KarriqiArian LikaArian LlanajArlind JaupiArlind BoshkuArmend GjanaArsen DurmoArta SakjaArtan MurriziAurora DomniAvzi AhmatiBasi CupaBedri QypiBehar HaxhiaBenardeta SykuBesa PetritiBesar LoguBilbil BajraktariBledar KomninaBledion NallbatiBlendi SulajBlerim TafaniBujar HoxhajBujar VretoBurhan NisirajDardana BoletiniDarjen XhindoliDashnor SulaDashnor VishaDefrim GomaDefrim FikuDilaver KamberajDonald KullaDorian GjomarkajDorilda KaculiDorian TelitiDritan NelajDritan PetovaDritan SterkajDritan SulaDurim KrajaDhurata CupiEda CuliEdlira DevolliEdmond CepeleEdmond IsakuEduard RexhaEduard Tashi Elda…
Trekëndëshi i krijuar në mes këngëtares kosovare, Beatrix Ramosaj, aktorit, Donald Veshaj dhe moderatores, Bora Zemani ka ‘pushtuar’ mediat rozë. Bora disa herë përmes emisionit të cilin e udhëheq, i ka dërguar mesazhe Donaldit, e që një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi. Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja. “Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili poashtu kishte hedhur ‘kunja’ në kohën kur u zyrtarizuar lidhja e Donaldit…