Kupa e Francës është ende në fillimin e saj teksa është luajtur raundi i 1/32-tave dhe si pasojë e kësaj shumë ekipeve të vogla, iu kanë rënë në short ekipet më të mëdha dhe prestigjioze. Kështu, ishte edhe rasti i Feignies Aulnoye, skuadër që bën pjesë në ligën National 2 dhe që iu desh të përballeshin me PSG. Parisienët nuk e patën të vështirë të fitonin me rezultatin 0-3, falë dy golave të Kylian Mbappe dhe një të Mauro Icardit. Sakaq, një moment për t’u shënuar ishte edhe pjesa kur një prej lojtarëve të Aulnoye, Romaine Courtin ia doli të…
Author: tirana
Protesta e sotme që po mbahet para Kryeministrisë e thirrur nga ish-kryeministri Sali berisha nuk ka kaluar pa incidente pavarësisht se ka vetëm pak minuta që ka nisur. Duke qenë se është një protestë e thirrur kundër “Open Balkan” dhe kundër ardhjes së Vuçiç në Shqipëri, qytetarët pjesmarrës kanë djegur dhe shkulur flamujt e Serbisë nga Sheshi në shenjë proteste. Sic mund ta shihni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit një i ri ka tentuar të shkulë flamurin e Serbisë në Sheshin para Kryeministrisë. I riu jo jetëm që nuk ka mundur ta bëjë por edhe ka rënë në toke…
Në bulevardin para kryeministrisë është duke u zhvilluar protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Mbështetësit e Sali Berishës i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti nismës së Ballkanit të Hapur. Qindra demokratë janë mbledhur sëbashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në orët në vijim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Në nismën e Ballkanit të Hapur deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli tha se “Ballkani i hapur” synon të bëhet një Jugosllabi e re. Ajo tha se presidenti serb Aleksander Vuçiç është kritikuesi më i madh i Millosheviçit, jo për shkak të gjenocidit, por sepse nuk i shfarosi ata deri në fund. përmes fjalës së saj ajo i kërkoi kryeministrit ta shpallte këtë nismë nul. “Sot ne këtu dhe gjithnjë do ta kundërshtojmë me gjithë fuqinë tonë dhe fuqia jonë nuk është e vogël, është e madhe. Do ta kundërshtojmë në vazhdimësi, këtë pakt për “Ballkanin e hapur”, për atë që do të thotë Jugosllavi e re.…
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot protestues para Kryeministrisë. Këto janë pamjet ku duket qartë numri i ulët i protestuesve. Nga videot dhe fotot nga ajri tregojnë se protesta që u quajt kombëtare nga Berisha, ka një pjesëmarrje të vakët për të qenë e tillë.
Ambasada amerikane në Tiranë njofton të gjithë qytetarët e saj që të jenë të kujdesshëm, pasi pasditen e sotme zhvillohet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër “Ballkanit të Hapur”. Ambasada këshillon qytetarët që të shmangin çdo tubim të madh në qytet “Është thirrur protesta për të hënën, më 20 dhjetor, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e protestës kanë njoftuar se grumbullimi do të nisë në selinë e Partisë Demokratike dhe do të migrojë në afërsi të Kryeministrisë. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen…
Dashi Do të jeni të mbushur me jetë dhe pozitivitet këtë të hëne. Parashikohen projekte të reja dhe shume të rëndësishme. Nëse nuk keni asgjë me se të merreni dhe ndiheni të trishtuar, do të përfshiheni në aktivitete të cilat do ju bëjnë të buzëqeshni. Në dashuri gjithçka shkon më së miri, teksa parashikohen zhvillime të reja për ata që janë vetëm. Demi Do të jeni të rrethuar nga një stres i madh, për shkak të situatave të krijuara nga të tjerët. Do të përjetoni raporte të tensionuara me të lindurit e shenjës së gaforres dhe bricjapit. Në dashuri duhet…
Aldo Bumçi ishte i pari që mori fjalën në protestën e organizuar nga Sali Berisha para Kryeministrisë. Bumçi rreshtoi një sërë akuzash kundër kryeministrit Edi Rama për projektin e Ballkanit të Hapur, për të cilin tha se është një thikë pas shpine për Kosovën. Aldo Bumçi: Duan ti paraqesin para botës sikur të jenë garantuesit më të mëdhenj të paqes në rajon me Balkanin e Hapur. Aleanca Rama Vuçiç paraqiti projektin e ndarjes së Kosovës, thikë pas shpine, kundër interesit të shqiptarëve. Ky projekt dështoi por nuk ndaluan Rama dhe Vuçiç vazhduan me minishengenin apo si e quajnë sot Open…
Ish-kryeministri Berisha gjendet tashmë para kryeministrisë me mbështetësit e tij për të protestuar kundër nismës “Open Balkans” dhe vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Berisha u nis nga shtëpia e tij pranë “Piramidës” në Tiranë, në drejtim të selisë së PD-së për të shkuar më pas para kryeministrisë. Ajo që ra në sy sonte, ka të bëjë me numrin e badigardëve që rrethojnë ish-kryeministrin në rrugëtimin e tij drejt kryeministrisë. Numërohen 8 të rinj që rrethojnë Berishën, ndërsa në krye të tyre qendron ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani. Pyetja mbetet se me cilat fonde ish-Kryeministri mban një numër…
Pak para se të niste protest e thirrur nga Sali Berisha, kreu i PD Lulzim Basha ka zgjedhur të urojë deputeten e tij, Flutura Açka, e cila është nderuar me çmim për librin e saj “Biri”. “Biri i Flutura Açkës mori sot ‘Çmimin e Madh të Prozës’, një lajm që më gëzon edhe pse e di fort mirë që Flutura nuk shkruan për çmime, aq më pak këtë libër ku shkronjat rrjedhin si lotët e nënës. Një libër plot dhimbje dhe emocione, por edhe i mbushur me dashuri për jetën; dhe ne që e njohim Fluturën, e gjejmë të madhe…
Qindra protestues të thirrur nga Sali Berisha janë mbledhur pak para orës 16:00 në selinë e Partisë Demokratike. Në pritje të Berishës, protestuesit janë lëshuar me sharje për Bashën. Ata i kanë bërë thirrje kreut të PD të dalë dhe të përballet me ta. Sharje i janë drejtuar edhe deputetit Ervin Salianji, i cili është përballur në një moment me protestuesit kur ka hyrë në seli. “Hajde, dil përjashtë o legen. Të q*** robt, o k*rvë. Rroftë Sali Berisha”, janë disa nga fyerjet për Bashën.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë mesazhet e fundit vetëm pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. I pyetur nëse kjo protestë po bëhet për t’i treguar forcën kreut të PD, Berisha tha se do të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi kreu i PD-së e ka tradhtuar çështjen kombëtare. Berisha u vu re se ishte veshur kuqezi, gjë që e konsideroi sisimbol të përjetshëm të shqiptarëve. Berisha: Të gjithë qytetarët dhe qytetaret shqiptare bashkohen sot në mbrojtje të interest të tyre kombtëar. Protesta është kundër aleancës trilaterae, Beogradit me vasalët e tij…