Author: tirana

Kreu i PD, Lulzim Basha, është pyetur sërish mbi atë se çfarë i kanë thënë amerikanët në takimet që ka zhvilluar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, çka solli dhe vendimin për pezullimin e tij nga grupi parlamentar i PD. I ftuar në “Real Story”, Basha tha se amerikanët i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre dhe tashmë ajo dihet se për çfarë akuzohet ish-kryeministri Berisha. “Konteksti i ri nuk ndryshon asgjë në ato fakte që janë fakte dhe jo opinione. SHBA-të kanë folur qartë në një vendim publik për arsyet pse z. Berisha është shpallur ‘non…

Read More

Pas mbajtjes së Samitit për Demokraci, Departamenti Amerikan i Shtetit është duke nisur një sërë iniciativash për të luftuar korrupsionin. Lajmin e bën të ditur ambasadorja amerikane Yuri Kim në një postim në “Twitter”, ku edhe ka ndarë njoftimin e DASH. Këto iniciativa, siç shprehet edhe kryediplomatja amerikane, përfshijnë reformat demokratike, mbrojtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe proceset politike. Following up on #SummitforDemocracy , ⁦@StateDept⁩ is launching initiatives to fight corruption (including new Coordinator on Global Anticorruption); bolster democratic reformers; & defend free & fair elections & political processes. https://t.co/BJ9sRQh2BL— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 20, 2021

Read More

Të shtëna me armë janë regjistruar në Ishull-Lezhë mbrëmjen e së hënës. P araprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një person që ka qëlluar në ajër. Të shtënat janë dëgjuar rreth orës 21.05 në një rrugë dytësore. NJOFTIMI “Lezhë/ Informacion paraprak Rreth orës 21:05, në një rrugë dytësore, në dalje të qytetit Lezhë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër . Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mënjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fiksimin e çdo provë që mund të çoje në identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se sfida më e madhe e PD-së është kthimi i besimit tek ata njerëz që nuk varen nga pushteti. Sipas Bashës, PD ka një ekip të ri ndër më përfaqësuesit. “Ky është vendimi i Kuvendit Kombëtar për të krijuar hapësirën statutore brenda PD-së që njerëz të paanëtarësuar në PD, por që bashkëndajnë vlera të përbashkëta, të kenë mundësi të influencojnë në vendimet që do të merren. Ekipi tani ka dritëhijet e veta pas 9 shtatorit është ndër më përfaqësuesit. Sot kemi një grup njerëzish, elita, shtresa e…

Read More

Deputeti Edi Paloka, ka komentuar protestën e sotme të demokratëve duke e cilësuar historike. me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan se brenda 10 ditëve Sali Berisha organizoi Kuvendin historik të PD, referendumin dhe tashmë protestën e parë politike për një çështje kombëtare. Postimi i Palokës: Ne me pak se 10 dite , duke lene menjane Foltoret, Sali Berisha organizoi nje Kuvend historik te PD me kerkesen dhe pjesmarrjen e 5 mije delegateve dhe mbi 10 mije pjesmarresve ne AIR ALBANIA; organizoi nje referendum , po ashtu per here te pare ne historine e nje partie politike ,…

Read More

Burime pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se disa persona pritet të shoqërohen në komisariat për veprimin e djegies së flamujve të Serbisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Policia po vëzhgon pamjet filmike të regjistruara nga media por edhe kamerat e sigurisë në Bulevard apo agjentët në terren, për të identifikuar autorët, shkruan faxnews.al. Siç janë transmetuar edhe në pamjet që kanë qarkulluar nga protesta, shumica e personave që kanë bërë veprime të tilla janë adoleshentë dhe të mitur. Menjëherë pas përfundimit të protestës, policia ka inspektuar vendet ku janë djegur flamujt ku janë mbledhur edhe materialet hetimore.

Read More

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini foli mbi suksesin në Kampionatin Evropian dhe rrugëtimin e vështirë të axurrëve drejt Kupës së Botës në Katar: “Ishte madhështore ajo që bëmë në Evropian. Ne kishim nevojë për pak vuajtje dhe ia dolëm… Përqafimi mes meje dhe Gianluca përfaqësonte të gjithë italianët, duke qenë se vinim nga një kohë shumë e vështirë. Krijuam një grup të mirë, çka është baza e fitoreve në sportet ekipore. Duhet edhe pak fat në sport, por kishte edhe një alkimi të jashtëzakonshme që ishte gjetur që në momentin e parë”.

Read More

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmeve të mediave serbe se ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka kërkuar atij 100 njerëz për protestën e sotme në Tiranë duke i quajtur “përralla”. Berisha organizoi një protestë kundër Vuçiçit dhe nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë. Mediat serbe pro-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i kanë quajtur ekstremistë ata që po protestojnë sot në Tiranë kundër vizitës së kreut të shtetit serb, i cili do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në kuadër të nismës së përbashkët, “Ballkani i Hapur”. “Novosti” ka shkruar se ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha e…

Read More

Momente tronditëse janë duke u regjistruar në Paris. Mësohet se një burrë i armatosur me thikë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare. Ai kërcënon se do i vrasë ato, nëse aty nuk vjen për të negociuar ministri i Drejtësisë. Sipas informacioneve të para, pengmarrësi është i njohur për autoritetet që ka probleme mendore. Fjala është siç raportojnë mediat lokale për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J. Ai ndër tjera ka kërkuar që të bisedojë me ministrin francez të Drejtësisë. Në anën tjetër ministri francez Eric Dupond-Moretti, ua ka bërë të ditur njësive speciale…

Read More

Big Brother fun club ka dhuruar momente shumë të bukura ditën e sotme. Dy të ftuarit special ishin Dj Pm i larguar të premten dhe Klaudio që braktisi shtëpinë të martën. Serfisti foli për eksperiencën e tij në shtëpi dhe sqaroi pozicionin e tij brenda. “Qëndrova vetëm 10 ditë, kohë shumë e shkurtër dhe e bukur njëkohësisht. “Mendoj se dola sa fillova të përshtatesha me banorët tamam-tamam. U penalizova që nuk qëndrova me Ilirin, po aq sa qëndrova me Donaldin. “Me Ilirin na lidhin eksperiencat e ngjashme në Itali dhe në Romë, por nuk pendohem. Jam i kënaqur per eksperienëen…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në mbyllje të protestës ka zbuluar për skenarin që e pret Partinë Demokratike ditët në vijim. Bumçi u distancua nga personat që kanë djegur flamurin e Serbisë. “Opozita po hyn në një proces të rëndësishëm. Ne do ti ftojmë të gjithë kundër regjimit të Edi Ramës, shqiptarët nuk kanë votuar që Edi Rama të qeverisë, këtu fillon ringritja e PD. PD është e gjallë. Pas kësaj proteste kemi dy procese, i pari është opozita shqiptare, PD të hyjë në proces ringritje për të ndërtuar një shtëpi të madhe për deklaratë pavarësisht bien ose jo…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16.213 persona të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 137 pacientë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 135.778. Në terapi intensive janë shtruar 987 pacientë (+21), ndërsa janë shëruar 8640. Norma e pozitivitetit 4.8%.

Read More