Author: tirana

Administrata publike nuk do të ketë shpërblim në festat e fundvitit. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Përjashtim nga ky vendim bëjnë punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Komisionerit Publik dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. “Masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.”- thuhet në VKM. Vendimi i qeverisë: NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.929, DATË 17.11.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE PËRDORIMIN E FONDIT TË VEÇANTË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat…

Read More

Olsi Bylyku ishte i ftuar në rubrikën “N’fermë” në “E diell” ku në një intervistë me Ervin Kurtin ka treguar për takimin e parë me vjehrrën. Aktori tregoi se takimi ishte rastësi dhe jo i planifikuar. “Isha duke pirë kafe me Eglin, i shkruajti mami dhe tha duhet të iki ta takoj. Po le të vijë këtu i thashë dhe u takuam. E çuditshme, por s’kisha ndonjë emocion edhe pse ishte vjehrra e parë që takoja, s’kam takuar vjehrra tjera”. “Kam super vjehrrë, e sjellshme, e mirë, më shkruan mesazhe sa herë nxjerr ndonjë material, më pëlqen shumë kur gatuan…

Read More

Në dy vjetorin e krijimit të SPAK, ambasadori i BE, Luigi Soreca, tha se mbështetja e fortë ndaj këtij institucioni nga BE-SHBA do të vazhdojë për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta. Në fjalën e tij, ambasadori Soreca foli dhe për dosjet penale të nivelit të lartë, duke u shprehur se “Një fokus shumë i madh i duhet dhënë aftësive që kanë të bëjnë me hetimin financiar, për të trajtuar dosjet penale të nivelit të lartë”. Më tej, ai deklaroi se në këto dy vite funksionimi të SPAK është e sigurt që frika nuk është më në…

Read More

Blogerja Sarah Berisha dhe Pjatimi Krasniqit i njohur si DJ PM u afruan shumë me njëri-tjetrin dhe largimi i PM ka ndikuar tek Sara. Pas largimit nga shtëpia e BBV Sara ka prekur me fjalët në një letër drejtuar PM. Blogerja ka shprehur mall për DJ PM pas largimit të tij, me të cilin nisi një njohje brenda shtëpisë. “PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”,– shkruan blogerja. Sarah dhe PM, ishin një nga…

Read More

Me tone të ashpra, kreu i opozitës Basha ka vijuar replikat në parlament me ministren e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali. Spiropali kërkoi nga Basha të kontrollojë gjuhën në këtë seancë. “Kontrolloni gjuhën, temperamentin, nervin. Nuk jemi në foltore. E keni lëshuar fare, që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike nuk mund të marrosin një popull të tërë, as ne që duhet të vazhdojmë punën tonë. Meqë e keni merak çështjen e vettingut, së pari premtoni që do votoni shtyrjen e afateve për vetingut. Kërkesë jo vetëm e jona, por edhe e partnerëve që i përdorni për dekorin tuaj…

Read More

Maria është personazhi i shenjtë më i “parë” apo “dëgjuar” nga njerëzit e zakonshëm, madje më shumë sesa Zoti dhe Jezu Krishti. Prandaj ajo është një figurë disi e sikletshme për Kishën, dhe sipas shumë antropologëve pasqyron nevojën për të riafirmuar një përmasë femërore të feve, si ato që lidhen me pjellorinë dhe tokën, që ishin të pranishme në Evropë për mijëra vjet para Krishterimit. Por kush ishte Maria në kohën e saj? Sipas ekspertëve, dhe duke pasur parasysh situatën e grave në atë kohë, Maria duhet të ketë qenë një vajzë hebreo-palestineze 14-15 vjeçe, e cila jetonte në një…

Read More

Në një kohë kur në vendin tonë ka nisur aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-COVID, shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino teksa ka bërë thirrje për vaksinim ka shpjeguar arsyet se përse qytetarët duhet të marrin dozën e tretë. Duke theksuar edhe njëherë se doza e tretë aplikohet 6 muaj pas asaj të dytës, Bino thotë se kjo dozë duhet marrë me patjetër pasi imuniteti në trupin e njeriut fillon dhe ulet, duke shpjeguar se e njëjta gjë ndodh edhe me vaksinat e tetanozit. Përmes një video-mesazhi të shpërndarë nga Ministria…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vlerësuar publikisht punën e SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa pohoi se sistemi i drejtësisë më parë mbyllte sytë para korrupsionit. Diplomatja e SHBA-ve tha se duhet ta bëjmë Shqipërinë më të pastër, por edhe më të pasur. “E keni filluar punën tuaj, tani po e ngrini BKH, ashtu si ata agjentë të parë të FBI. Asnjë nuk do të jetë e lehtë apo e shpejtë por duhet shumë punë. Çdo ditë duhet të injorosh atë që thonë të tjerët dhe të jeni të fokusuar. Më ka lënë shumë mbresa përkushtimi juaj…

Read More

Lirohet nga detyra kreu i AKU Bledar Skënderi dhe në vend të tij është emëruar Jeta Deda. Vendimi: LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Z. Bledar Skënderi, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, lirohet nga kjo detyrë. 2. Znj. Jeta Deda emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit…

Read More

Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se në Prill të vitit 2022 do të plotësohet struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit me 32 anëtarë. Në ceremoninë e zhvilluar sot për shpërndarjen e certifikatave, Kraja deklaroi se në SPAK është ngritur qendra e përgjimeve dhe laboratori digjital. “Para dy vitesh ishim vetëm 8 prokurorë, në janar bëhemi 17. Në muaj prill të vitit të ardhshëm presim të plotësohet struktura e BKH me 32 hetuesit e grupit të dytë. Kemi ngritur në SPAK qendrën e përgjimeve dhe laborator digjital”, u shpreh Kraja.

Read More

Reperi Stresi ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën që ka thirrur ditën e sotme Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Me anë të një postimi në Instagram, Stresi thotë se është në protestë kundër zotit të shtëpisë jo kundër mysafirëve. Sipas tij pozicioni politik i qeverisë është i papranueshëm dhe thotë se kush nuk njeh Kosovën, nuk e respekton Shqipërinë. “Nesër do jem në protestë jo për të protestuar kundër mysafirëve, por kundër të zotit të shtëpisë. Kundër të zotit të shtëpisë që nuk përfaqëson dot shumicën e shqiptarëve, ndonëse në zgjedhjet e fundit ishte më i…

Read More

Ditën e djeshme Beatrix Ramosaj nuk ka qenë aspak mirë, aq sa ka kërkuar që të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Banorët janë munduar që ta qetësojnë, e sigurisht që Donaldi i ka qëndruar shumë pranë. Mbrëmë teksa qëndronte e ulur jashtë pranë pishinës, Donaldi ka shkuar që ta qetësojë. Kur ai e pyet se çfarë ka, këngëtarja shprehet se nuk e di thjesht e “ka humbur”. Biseda: Donald: Akoma kështu je? Po çfarë ke, çfarë të mundon? Beatrix: Thjesht e kam humb, asgjë Donald: Hajde ikim e flemë gjumë bashkë Beatrix: Nuk dua të fle Donald:…

Read More