Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ambasadori Soreca: Frika ka kaluar nga SPAK tek ata që do duhet të përballen me drejtësinë

12:18 / December 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
soreca 763x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dy vjetorin e krijimit të SPAK, ambasadori i BE, Luigi Soreca, tha se mbështetja e fortë ndaj këtij institucioni nga BE-SHBA do të vazhdojë për goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Në fjalën e tij, ambasadori Soreca foli dhe për dosjet penale të nivelit të lartë, duke u shprehur se “Një fokus shumë i madh i duhet dhënë aftësive që kanë të bëjnë me hetimin financiar, për të trajtuar dosjet penale të nivelit të lartë”.

Më tej, ai deklaroi se në këto dy vite funksionimi të SPAK është e sigurt që frika nuk është më në anën e prokurorëve, por ka kaluar në anën e atyre që kanë filluar ta kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur dhe do duhet të përballen me drejtësinë.

“Është kënaqësi që rikthehem në të njëjtën sallë, ku ishim para dy vitesh, dhe shumë gjëra kanë ndodhur që atëherë. Sot është një ditë për të festuar. Ky është një fillim tejet i mbarë për javën e Krishtlindjeve. Sot festojmë faktin që 28 hetuesit e parë kanë nisur punën në BKH. Këto kanë qenë dy vite plot sfida për SPAK. BE është angazhuar shumë fortë që të mbështesë krijimin e SPAK të fortë e të pavarur, me partnerin tonë SHBA. Jam krenar që sot pas dy vitesh shikojmë rezultatet e para të këtyre përpjekjeve. Një bilanc i fortë po ndërtohet, sa i përket ndjekjeve penale, në çështje penale të nivelit të lartë. SPAK është pjesë e një numri në rritje të hetimeve të përbashkëta me vendet e BE. Një gjë është e sigurt, frika ka kaluar nga ana tjetër, sepse më parë frika ishte nga ana e prokurorëve. Frika tani ka kaluar tek ata që kanë filluar ta kuptojnë se nuk janë më të mbrojtur dhe do duhet të përballen me drejtësinë.

Është thelbësore që të ruajmë fokusin, të vazhdojmë të përqendrohemi te çështje që kanë të bëjnë me korrupsion të nivelit të lartë. Edhe këtu kemi parë rezultate kohët e fundit. SPAK e BKH duhet të kenë aftësitë dhe burimet e nevojshme, të funksionojnë si një institucion i vetëm. Para disa javësh isha shumë i kënaqur që arritëm të lidhim SPAK me kanalin e Europol dhe kjo do shërbejë për shkëmbim informacioni. 28 hetuesit e BKH kanë aftësitë e nevojshme dhe mbështetjen e plotë të BE-SHBA për të bërë punën e tyre. Do vijojnë edhe trajnimet për SPAK, sipas një projekti të BE. Një fokus shumë i madh i duhet dhënë aftësive që kanë të bëjnë me hetimin financiar, për të trajtuar dosjet penale të nivelit të lartë. Suksesi juaj do të jetë edhe suksesi i Shqipërisë”, u shpreh ambasadori Soreca.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.