Me tone të ashpra, kreu i opozitës Basha ka vijuar replikat në parlament me ministren e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali. Spiropali kërkoi nga Basha të kontrollojë gjuhën në këtë seancë.
“Kontrolloni gjuhën, temperamentin, nervin. Nuk jemi në foltore. E keni lëshuar fare, që kur ju kanë lëshuar nervat. Hijet politike nuk mund të marrosin një popull të tërë, as ne që duhet të vazhdojmë punën tonë. Meqë e keni merak çështjen e vettingut, së pari premtoni që do votoni shtyrjen e afateve për vetingut. Kërkesë jo vetëm e jona, por edhe e partnerëve që i përdorni për dekorin tuaj politik. Lërini përrallat me vetingje të shpikura nga ju nga halli. S’kemi ndërmend të ndalemi nga vallja juaj e marrëzisë.” -u shpreh Spiropali.
