Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese. Seanca ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, në orën 11:00. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku Tushe dërgoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra me vendim të qeverisë. Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua pak kohë më parë nga SPAK, pasi akuzohet se ka abuzuar me tenderin e kanalit vaditës në Lushnjë.
Author: tirana
Një 44-vjeçar është gjetur pa shenje jete në banesë. Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari E.V., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, ndërsa dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqe natyrale. Sakaq grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në lagjen nr. 18 Durrës, është gjetur nga familjarët e tij, në banesë, pa shenja jete shtetasi E. V., 44 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Gjykata e Apelit ka dënuar me 15 vite burg babain përdhunues. Njoftimi Siç është raportuar edhe në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga shtetësjame iniciale J.N,me datë 29.08.2018 në Tiranë, është proçeduar babaii saj, shtetasi me iniciale Q.N, i akuzuar se për një kohë të gjatë ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale ndaj viktimës së veprës penale.Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se: Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur Q.N, iakuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini…
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi sot se PD është kundër shtyrjes se ligjit për investimet strategjike. Në reagimin e saj, Tabaku shprehet se “në vitin 2015 qeveria Rama 1 miratoi një nga ligjet më korruptive dhe që i hapi rrugë edhe ligjërisht krijimit të oligarkisë ekonomike në vend”. “Ligji i investimeve Strategjike u kundërshtua nga opozita dhe në emër të saj unë dërgova në kuvend një amendim të këtij ligji në lidhje me çështjen e pronësisë.Sipas ligjit, e drejta e pronësisë së tokës do të njollosej pasi investitorit strategjik i jepej një ndihmë e padrejtë në raport me pronarin…
Mjalti, ai i miri, organiku dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar për të gjithë shqiptarët. Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta. Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë. Një pjesë e mirë e mjaltit që shitet në mbarë vendin është i rremë. Nuk është as i vërtetë as organik, përkundrazi përmban gjithëlloj aditivësh, që do të thotë se njerëzit bien pre e mashtrimit. Ata paguajnë një sasi të…
Publiku herë pas here ka kërkuar rikthimin e ish-konkurrentëve të “Për’puthen”. E duket se tani kjo gjë po ndodh, pasi së fundmi është konfirmuar rihyrja e Mevlan Shabës në emisionin e dashurisë. Tashmë ai është zyrtarisht konkurrent i këtij sezoni dhe po tenton sërish që të gjejë dashurinë në “Për’puthen”, duke qenë se nuk arriti dot ta gjente sezonin e kaluar. Por pas lajmit për hyrjen e Mevlanit duket se interesimet janë më të mëdha. Ish-konkurrentja e këtij sezoni, Ritvana, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Ajo është pyetur nga ndjekësit nëse do të rikthehet…
Alban Hoxha nuk luan me Partizanin që prej 31 tetorit, teksa për të fundit herë ishte në fushë ndaj Egnatias në barazimin 1-1 në “Air Albania”. Por çfarë ka ndodhur me kapitenin e kuq dhe cila është e vërteta e dëmtimit? Portieri ka rrëfyer dje ekskluzivisht për “Panorama Sport” se nuk ka asnjë përplasje me trajnerin apo drejtuesit, ndërsa konfirmoi se do të rikthehet në janar në fushë. Hoxha komentoi si e ka parë skuadrën nga tribuna, ndërsa beson te fitorja në derbi. Alban, çfarë po ndodh me ju? Asgjë e jashtëzakonshme. Prej disa javësh kam të dëmtuar ligamentet e…
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjashtë funksionarë të bashkisë Kurbin. Pas auditimit për periudhën 01.01.2019 -30.06.2020, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish që lidhen me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm e të brendshëm të Ujësjellësit të Qytetit Laç faza I, Bashkia Kurbin”. NJOFTIMI I KLSH Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të kontrollit ekonomik dhe financiar të organeve të pushtetit qendror dhe vendor, ka ushtruar auditim pranë Bashkisë Kurbin për periudhën 01.01.2019 – 30.06.2020. Nga…
Lidhja mes Rita Orës dhe Taika Waititi po bëhet mjaft serioze dhe dyshja i kanë shumë të afërta planet për fejesë. Këngëtarja pritet t’i thotë “po” regjisorit gjatë periudhës së Krishtlindjeve. Është përfolur se regjisori nga Zelanda e Re, 46 vjeç, është gati t’i bëjë pyetjen 31-vjeçares, që thuhet se është e emocionuar nga planet e fejesës. Rita udhëtoi për në Australi me regjisorin e “Thor” muajin e kaluar, ndërsa ata planifikojnë të kalojnë Krishtlindjet e tyre të para së bashku Down Under. Dhe thuhet se çifti i lumtur do të ketë më shumë se vetëm periudhën festive për të…
Kamerat e sigurisë në pallatin ku banonte 34-vjeçari, Indriti Sabedini, duket se nuk i kanë dhënë shumë hetuesve për të identifikuar personin që i vuri tritolin në derën e garazhit. Pas këqyrjes së pamjeve të memorizuara nga kamerat e sigurisë në lagjen “10 Korriku” pranë Lungomares, hetuesit kanë arritur të pikasin një person, i cili ka vendosur sasinë e tritolit pranë portës hyrëse të garazhit. Sipas hetuesve, rreth 15 minuta përpara se të ndodhte shpërthimi, një person me kapuç në kokë ka kaluar aty pranë dhe ka hedhur një pako, duke e mbuluar me një karton që të mos binte…
Dy konkurrentët e ‘Big Brother VIP’, Arjola dhe Meridiani kanë qenë miq jashtë shtëpisë më të famshme, por brenda saj i kanë habitur të gjithë me indiferencën që kanë treguar ndaj njëri-tjetrit. Madje mbrëmjen e djeshme ka nisur edhe një debat mes tyre. Pjesë nga debati: Meridiani: Nuk mund të më thuash mua kalama se nuk ka aspak sens. Arjola: Për çfarë po prekesh?Për fjalën që të thashë unë apo për marrëdhënien shoqërore që kemi unë e ti? Meridiani: Unë prekem sepse ti e di çfarë natyre kam unë. Arjola: Unë nuk e di çfarë natyre ke ti Meridian por…
jë tentativë grabitje është shënuar paraditen e sotme në Peshkopi, ku persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë , një institucion financiar që jep kredi me interesa të larta, dhe pa dokumente shtesë veç kartës së identitetit. Burime bëjnë me dije se ky filial gjendet në afërsi të zyrave të OSHE-së në Peshkopi.