Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Garat me makina dhe xhirime gomash, Policia del me “dorë të hekurt”

16:39 / December 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkelje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë monitorimit me radarë dhe mjete të pauniformuara, edhe gjatë orës policore, kryesisht në Unazën e Re në drejtim të TEG-ut, gjatë ditëve të fundit janë ndëshkuar 8 drejtues automjetesh, me nga 40.000 lekë secili për gara shpejtësie.

Gjithashtu, janë ndëshkuar për xhirime gomash, xhama të zinj dhe manovra të rrezikshme në rrugë 56 drejtues mjetesh, me masa administrative që variojnë nga 10.000 deri në 38.000 lekë secili.

Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar edhe 50 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara.

Kontrollet janë intensifikuar edhe për parandalimin e drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Gjatë javës që lamë pas janë pezulluar 34 leje drejtimi dhe arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 16 drejtues të tjerë mjetesh, për drejtim mjeti pa patentë.

Janë ndëshkuar me masa administrative 5.000 lekë të secili 12 drejtues mjetesh, për mbajtje të fëmijëve në timon ose në vend të parë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë 30.000 lekë secili për shkelje të semaforit, 11 drejtues mjetesh, ndërsa 145 drejtues janë ndëshkuar me nga 3.000 lekë për parkime në vija të bardha, trotuar e vende të tjera ku janë kthyer në pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve.

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga fluksi i madh i automjeteve që qarkullojnë në drejtim të qendrës dhe sheshit “Skënderbej”, apelon dhe kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin në maksimum lëvizjet që nuk i kanë të domosdoshme, me qëllim shmangien e trafikut të mjeteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026

Nga Paraguaji në portet europiane, si funksiononte rrjeti shqiptar që dyshohet se trafikoi mbi 60 tonë kokainë

10:23 / November 7, 2026

Atentat në mes të Athinës, shqiptari qëllohet me armë pranë një kishe

10:02 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.