Prokuroria e Tiranës ka nisur një proces verifikimi pas shqetësimeve të qytetarëve në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave për pagesat mujore, në media. Organi i akuzës do i kërkojë një shkresë zyrtare në Drejtorinë e Tatimeve dhe ISKSH për verifikimin e kësaj procedure. Verifikimi ka nisur pasi një grup qytetarësh i janë drejtuar me ankesë Prokurorisë së Tiranës. Tirananews.al disponon listën me emrat e tatim-paguesve, por për arsye të ruajtjes së privatësisë, nuk do të publikohet.
Author: tirana
Kryetarja Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me rektorët e Universiteteve. Gjatë këtij takimi Nikolla u shpreh se ka ende nevojë për të zgjeruar bashkëpunimin, ndërsa shtoi se idetë apo marrëveshjet e parashtruara nga rektorët nuk duhet të mbeten në letër. “Unë ju falënderoj dhe ju premtoj që nuk do të jetë një takim një herë në vit, por mund ta bëjmë me shpesh, me një kalendar më të detajuar sepse marrëveshjet nuk duhet të mbeten në letër, por duhen aplikuar”, tha më tej Nikolla. Ndërkohë Rektorët e Universiteteve janë shprehur se bashkëpunimi është shumë i domosdoshëm dhe se…
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit mjet. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 11:15, në Fllakë Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, emrat e të cilëve janë referuar në organin e prokurorisë. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën. Lista e emrave të kallëzuarit nga KQZ: Pëllumb Brusha, Lavdi Kajmaku, Ervin Kajo, Eraldo Kazija, Indrit Laçi, Oen Nallbani, Sajmir rushit, Dritan Kerri, Arjan Tafa, Besmir Gaxha, Alti Elezaj, Enri Durmishi, Erisa Fero, Eda Begaj,…
Hapja e kutisë së Pandorës nga Beniada ka bërë që të gjithë banorët, përvec saj dhe Einxhelit të kalojnë natën jashtë. Beniada do të udhëtojë në Maldive e Dubai me të gjithë familjen ndërsa banorët e tjerë do të duhet të flenë në oborrin e shtëpisë së Big Brother. Teksa kanë gjetur ku të shtrihen, banorët kanë filluar të bëjnë batuta me njëri-tjetrin. Në një moment kur Monika po bërtiste në formë batute, Iliri reagoi i irrituar se do të qetësohet, jo të dëgjojë të bërtitura. Arjola: Do na kenë ngrirë dhe qerpikët, do jetë dimri i fundit ky. Monika:…
Është zbardhur dëshmia e shqiptares që vrau me thikë italianin pasi ky i fundit e ngacmonte seksualisht. “Ishte i dhunshëm. Unë i plotësoja të gjitha kërkesat sepse kisha frikë. Shkova tek ai…me nevojitej puna”, këto janë fjalët e Mide Ndreut, nënës shqiptare që qëlloi me thikë burrin 68-vjeçar për të cilin kujdesej në Itali, pasi ai e ngacmonte seksualisht. Këto janë fjalët e një nënë përpara prokurorisë, fajtore për vrasje Antonio Amicucci. Ajo përshkroi me detaje ditën e 24 nëntorit. “E refuzova dhe ai mori një thikë. Pati përleshje, i mora thikën nga dora dhe më pas e godita”, tha…
11 shoqata të biznesit kërkojnë të mos rriten tarifat për shpërndarjen dhe transmetimin e energjisë. Gjatë qëndrimit të tyre për liberalizimin e tregut të energjisë, shoqatat kanë kërkuar të krijohet urgjentisht një tryezë teknike negociatash. Ato paralajmërojnë që nëse qeveria nuk reagon, do të ndërmarrin të tjera masa. Në një kohë që bizneset në treg të lirë po përballen me çmime të larta për të siguruar konsumin, nëse tarifat e shpërndarjes së energjisë – që mund të miratohen nga Enti Rregullator i Energjisë, pas aplikimit nga OSHEE – do të çojë në rëndimin të situatës. Operatori i Sistemit të Transmetimit…
Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe përkrahësit e tij hynë me dhunë në selinë e PD, duke shkelmuar dhe një derë, kryedemorati Lulzim Basha ka marrë masën e parë. Në ambientet e jashtme të selisë së PD ka nisur instalimi i kamerave. Ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën dje në PD për t’i bërë të qartë Lulzim Bashës se nuk do ta lejojnë të qëndrojë në zyrën e kryetarit të partisë. Ndryshe nga mbledhjet e mëparshme, këtë herë mbështetësve të Berishës iu desh të shpërthejnë derën e sallës në të cilën u mbajt mbledhja.…
Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, është pezulluar me 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në FSHF pasi goditi me shkelm një prej lojtarëve të Skënderbeut në sfidën e fundjavës. “Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit”, thuhet në vendimin e Disiplinës. Në sfidën ndërmjet Skënderbeut dhe Kastriotit, e cilësuar një finale e parakohshme mbijetese dhe e fituar 2-1 nga korçarët, Ramazan Ndreu, goditi me shkelm futbollistin Leonat Vitija. Episodi ndodhi në fundin e ndeshjes, në një kohë kur lojtarët e…
Shqipëria, ashtu si shumë vende të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bashkimi Evropian (BE) dhe Turqia, nuk e njeh Krimenë si territor rus. BE-ja, me sanksione të vendosura që nga viti 2014, vazhdon të dënojë aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe Sevastopol-it nga Federata Ruse. Pavarësisht qëndrimit të diplomacisë shqiptare, në librin shkollor “Gjeografia 8” – të botuar nga Shtëpia Botuese “Pegi” – Krimea paraqitet si pjesë e shtetit rus. Pra, nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Shqipërisë, në këtë libër, dallojnë Krimenë të bashkuar me Rusinë, në hartën politike të Rusisë (faqe 89).…
Një stuhi e re po vjen në Evropë me variantin Omicron të Covid-19, i cili brenda pak javësh do të dominojë më shumë vende në rajon, duke i shtyrë drejt pikiatës sistemet shëndetësore tashmë nën presion, deklaroi drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, duke i ftuar të gjithë të marrin dozën e tretë të vaksinës. ”Bëni vaksinën përforcuese, bëjeni, bëjeni!”, këmbënguli ai duke theksuar se ”vaksina përforcuese është mbrojtja më e rëndësishme ndaj Omicron”. Ftesa ndryshon nga linja zyrtare e OBSH-së, drejtuesit e së cilës i kanë paralajmëruar vazhdimisht qeveritë se doza e tretë e vaksinës është një luks…
Një person nga Shqipëria ndodhet në paraburgim në Kosovë pasi ka tentuar të kalojë pa certifikatë vaksinimi kundër COVID, duke i ofruar 50 euro zyrtarit. Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.C., (shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili gjendet në paraburgim nga data 12.12.2021, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. Sipas aktakuzës, “i pandehuri R.C., me datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min., në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar…