Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbulohen detaje rrëqethëse se si babai shqiptar i mori jetën vajzës dhe dhëndrit

13:21 / December 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 61c317657172c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Melburn në Australi, ku një baba shqiptar vrau në mënyrë mizore vajzën dhe dhëndrin e tij në një vjetorin e tyre të martesës.

Mediat britanike kanë publikuar detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur dy vite më parë ku Osman Shaptafaj, vrau vajzën e tij Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrin e tij Vetonin 29 vjeç para shtëpisë së tyre.

Çifti kishte dalë për të festuar 1 vjetorin e martesës, festime që u përmbyllën në mënyrën më tragjike të mundshme. Shkak për këtë ngjarje tragjike duket se ka qenë fakti se Shaptafaj ishte ndjerë i parespektuar dhe ishte i inatosur sepse nuk i kishin kërkuar leje përpara se të martoheshin. Ai po ashtu mendonte se fëmijët kishin krijuar “aleancë” me nënën e tyre pas ndarjes, e kjo kishte nisur të krijonte probleme në familje.

Ndërkohë në shkurt të këtij viti ai është shpallur fajtor për vrasjen e vajzës së tij 25 vjeçare dhe të dhëndrit të tij, ditën e ndërrimit të viteve në 2019-n. Çifti, shqiptar nga Maqedonia e Veriut jetonin prej vitesh në Australi, po ktheheshin në shtëpinë e tyre në Yarraville, kur u qëlluan nga pas. Vajza vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj një ditë më pas në spital.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Lartë, prokurorja e çështjes Catherine Parkes i tha trupës gjykuese se Shaptafaj jetonte i vetëm në Altona dhe nuk kishte leje për të mbajtur armë. Ai u largua nga shtëpia e tij në orën 08:20 të mëngjesit me armë e municione me vete dhe udhëtoi me makinë deri në zonën Yarraville. Pasi qarkulloi nëpër rrugët e lagjes, ai parkoi para shtëpisë së çiftit, rreth orës 09:00.

Ndërkohë në gjykatë mes 28 personave që kanë dëshmuar ka qenë edhe vëllai i madh i Vetonit, Drilon Musai, i cili është prekur dhe përlotur disa herë gjatë dëshmisë së tij. Ai ka deklaruar se që nga lindja nuk ishte ndarë kurrë me vëllain e tij, dhe dhomat e gjumit i kanë pasur vetëm një metër larg njëri-tjetrit.

“Ai ishte shoku im më i mirë, ai ishte i besuari im, ai ishte partneri im në krim. Ne jetuam nën të njëjtën çati gjatë gjithë jetës sonë dhe dhomat tona nuk ishin kurrë më shumë se një metër larg njëra-tjetrës”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se Musai tha se vdekja e vëllait të tij i kishte lënë atij një guaskë të një njeriu, i cili tani nuk ishte në gjendje as të qeshte sepse ndante të qeshurën identike me atë të vëllait të tij të vdekur.

Duke u përlotur disa herë, Musai tha se ishte i detyruar të planifikonte funeralet e vëllait dhe kunatës së tij një vit pasi kishte planifikuar dasmat e tyre./Dailymail

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.