Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Publikimi i pagave/ Agron Shehaj i bën thirrje SPAK: Ky është një skandal

20:30 / December 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me publikimin e një dokumenti, ku janë publikuar rrogat e disa qindra mijëra personave, banues në qytete të ndryshme të vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Shehaj thotë se ky është një skandal i madh i cili rëndohet më shumë me reagimin e qeverisë në lidhje me këtë ngjarje.

Sipas tij qeveria në vend të justifikohet ashtu si bëri kryeministri duhet ti kërkojë ndjesë publike qytetarëve.

Ai i bën thirrje SPAK të veprojë sa më shpejt dhe të ndëshkojë autorët.

“Publikimi i të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat personalë të qytetarëve është një skandal shumë i rëndë. Por një skandal akoma edhe më i rëndë është reagimi i qeverisë për këtë ngjarje.

Në vend që të kërkonte ndjesë publike para qytetarëve, Kryeministri u mundua të shfajesohej duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave dhe se lista që qarkullon është një bashkim ilegal.

Ky është një shfajësim qesharak. Kjo është një listë me të dhëna, të cilat disponohen vetëm nga institucionet shtetërore. Nuk ka asnjë rëndësi nga cili institucion ka rrjedhur databaza. Këto janë të dhëna që kanë rrjedhur nga shteti shqiptar.

Qytetarët dhe bizneset janë krejt të ekspozuar e të pasigurt me një qeveri që jo vetëm është e paaftë për t’i mbrojtur por, i dëmton.

Përgjegjësia politike, por edhe penale në këtë rast është e qartë që është e qeverisë. Dëmi që publikimi i të dhënave i ka bërë mbi 630 mijë qytetareve dhe bizneseve është i jashtëzakonshëm dhe shumëplanësh.

Bizneset po përballen me konflikte të brendshme me pasoja shumë të rënda. Qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë besuar shtetit të dhënat e tyre personale, tashmë i kanë ato publike duke qenë të rrezikuar për t’u keqpërdorur nga kushdo.

SPAK duhet te veprojë sa më shpejt në mënyrë që ky skandal mos kalojë pa ndëshkimin e autorëve”, shkruan ai.

Agron Shehaj spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

PS: Reformë të plotë zgjedhore/ Balla shpalos katër çështjet kryesore: Përfundojmë ligjin për financimin e partive

11:13 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.