Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

BE: Certifikatat e Vaksinimit nga Kosova nuk pranohen për shkaqe teknike

18:01 / December 22, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
green Pas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Certifikatat e Vaksinimit nga Kosova nuk po njihen ende nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të kushteve teknike.

Kështu kanë thënë burimet nga Bashkimi Evropian. Sipas tyre, përgatitjet janë në vazhdim e sipër dhe se kur të përmbushen kushtet, edhe Kosova e Bosnja e Hercegovina mund të përfshihen në këtë sistem.

Para dy ditësh, Mali i Zi iu bashkua këtij sistemi ndërsa më herët këtë e kishin bërë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Përfshirja e shteteve të treta në listën e Çertifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE-së mundësojnë që çertifikatat e vaksinimit të lëshuara në ato vende me automatizëm njihen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo do të thotë se në secilin institucion, lokal apo vend në BE, QR kodet nga to do të mund të lexohen sikurse edhe të gjitha vërtetimet e ngjajshme të lëshuara nga autoritetet e vendeve anëtare. Mospërfshirja e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë sistem tashmë po krijon pengesa praktike për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Që nga fillimi i pandemisë BE-ja ka dëshmuar përkushtimin për ta trajtuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si partner të privilegjuar, duke i përfshirë ata në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së në kontekstin e pandemisë COVID- 19”, ka thënë Christian Wigand, zëdhënës i Komisionit Evropian për çështje ligjore.

Ky zëdhënës i Komisionit Evropian ka nënvizuar se ekspertët e BE-së kanë pasur takime shqyrtuese me të gjithë partnerët nga rajoni dhe procesi është në vazhdim e sipër. Ai ka thënë se BE-ja shpreson se “më shumë partnerë nga rajoni së shpejti t’i bashkohen këtij sistemi të BE-së”.

Më 16 dhjetor, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte thënë se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.

“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, thotë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit. BE-ja, nga 10 janari, synon t’i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit. Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE-ja pritet ta marrë në fund të dhjetorit.

certifikatat Kosova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, por qytetarët folën qartë

10:12 / June 24, 2026

Çfarë mund të humbasë Kosova nëse s’i bashkohet projekteve të gazit amerikan?

21:19 / June 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.