Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili disa ditë më parë, nën kërcënimin thikës mori një shumë të konsiderueshëm parash në një institucion financiar.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije së në pranga ka rënë shtetasi J. B., banues në fshatin Sinë të Dibrës, ndërsa shuma për të cilën akuzohet se ka marrë është 179.100 të rinj.
Njoftimi i Policisë:
DVP Dibër
Zbardhet ngjarja e ndodhur në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, ku një shtetas mori një shumë të konsiderueshme parash, nën kërcënimin e thikës.
Policia identifikon, lokalizon dhe vë në pranga në kohë rekord, autorin e dyshuar të ngjarjes.
Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjes së ndodhur në datën 21.12.2021, në një institucion financiar në qytetin e Peshkopisë, bazuar dhe në informacione të grumbulluara në rrugë policore, bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Bazuar në informacionet e mara në rrugë operative nga strukturat hetimore të DVP Dibër u bë lokalizimi i vendndodhjes së autorit të dyshuar.
Falë bashkëpunimit me DVP Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit J. B., 27 vjeç, banues në fshatin Sinë, Dibër.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i maskuar dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), ka marrë shumën 179.100 lekë të rinj në një institucion financiar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.