Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë. Policia bën me dije se në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjëndje të rëndë.
Author: tirana
Nëna ka thirrur në seancë ndërmjetësimi të birin në rubrikën “Shihemi në gjyq” në Tv Klan pasi mendon se nuk ka bërë sa duhet për të ruajtur familjen nga ndarja. Ai ka treguar për momentin kur i ka dhënë fund lidhjes me ish-bashkëjetuesen e tij pasi sipas tij nuk po e duronte më gjithë situatën e krijuar mes tyre, si dhe kishte dyshime se ajo e tradhtonte. Fatjoni: Unë përulesha gjithmonë. Qamile: Po edhe përulësia… Fatjoni: Nuk dija nga të mbaja, nga mami im apo nga ajo dhe gjithmonë i mbaja gjërat brenda vetes, po kjo gjë më bëri që një ditë… Qamile: Shpërtheve,…
Rreth orës 17:20, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka rënë zjarr në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit G. S., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Hemofilia vazhdon të jetë prezente në vendin tonë me rastet e reja, ku në harkun kohor të 1 viti diagnostikohen mesatarisht 3 individë. Regjistri jonë kombëtar i të prekurve nga hemofilia numëron 245 pacientë. Mjekët hematologë, ndërsa tregojnë dinamikën e kësaj sëmundje, thonë se rastet diagnostikohen në moshë pediatrie. Kurimi i të prekurve nga kjo sëmundje genetikisht e trashëguar, bëhet nëpërmjet profilaksisë, duke zëvëndësuar faktorin 8 dhe 9. Por sa është probabiliteti që një individ i seksit mashkull të preket nga kjo sëmundje? “Preken 1 në 10 mijë meshkuj për hemofilinë A, si dhe 1 në 50 mijë meshkuj për…
Del foto e biznesmenit që i vendosën tritol sot në Vlorë. Mësohet se Endrit Sadedinaj është dërguar drejt Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore është shumë e rëndë, ku ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtme nga atentati. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në lagjen “10 korriku” në Vlorë, ku persona ende të paidentifikuar i kanë vënë lëndë plasëse biznesmenit teksai ai parkonte makinën e tij. Burime bëjnë me dije se Sadedinaj ishte i përfshirë në ngjarje të mëparshme dhe në 2017 ishte kryer një tjetër atentat në lokalin e tij, i cili dështoi dhe e detyroi atë…
Nga Xhensila Kodra Në 10 muajt e parë të këtij viti, gjithsej në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste të shfrytëzimit të prostitucionit. Viktima të kësaj vepre penale janë kryesisht minorenet. Ato shfrytëzoheshin seksualisht nga persona më të mëdhenj në moshë, duke i mashtruar dhe kundrejt shumave të ndryshme monetare. Referuar të dhënave statistikore nga Ministria e Brendshme, nga muaji Janar deri të muajin Tetor të këtij viti, janë evidentuar gjithsej 967 vepra penale të trafiqeve të paligjshme. Shtatori mban numrin më të lartë, me 150 raste. Janë identifikuar gjithsej 1.144 autorë, pjesa më e madhe e të cilëve…
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen thotë se Europa ka pësuar progres në përballjen me pandeminë. Ajo tha se për herë të parë në histori është krijuar një plan rimëkëmbje i financuar nga BE, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij. “Në dy vitet e fundit Evropa ka bërë një hap të ri përpara, duke zhvilluar përgjigjen e saj ndaj pandemisë. Për herë të parë në historinë tonë ne kemi bashkuar forcat për të prodhuar dhe blerë vaksina për të gjithë evropianët. Falë kësaj zgjedhjeje sot kemi të gjitha…
Kosova refuzon me vendosmëri t’i bashkohet iniciativës “Ballkani i Hapur” duke e quajtur një manovër të Beogradit për të shtrirë ndikimin rus në rajonin e Ballkanit. Reagimet nga Prishtina madje shprehen në mbështetje të protestave që ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për mbërritjen e presidentit serb në kryeqytetin shqiptar. Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka deklaruar se protestat duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët, në mbrojtje të Kosovës. “’Ballkani i Hapur’ do të vendosë popujt në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë do t’i tregojë se ai vetëm…
Një makinë është gjetur e djegur në fshatin Babicë, Vlorë para pak çastesh. Ka dyshime se kjo makinë iu përket autorëve që kryen atentatin ndaj 33-vjeçarit Indrit Sadedinaj. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi ka marrë plagë të shumta në gjymtyrë. Nga informacionet e deritanishme mendohet se i është vendosur 500 gram tritol, eksploziv C4, por uk dihet nëse i ri ka qenë objektivi. Ai ka qenë duke hapur garazhin kur lënda plasëse ka plasur pranë tij duke e plagosur rëndë në gjymtyrë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album fotosh nga java që po lëmë pas ku ka shkëputur disa nga momentet më pikante të punës së tij. Në krye të albumit Rama ka zgjedhur të vendosë një portret me të shoqen Linda Rama pranë pemës së Krishtlindjeve e shkrepur disa ditë më parë, pak para pritjes për ambasadorët e huaj në vendin tonë të mbajtur në Elbasan.
Këshilltari kryesor shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, u bëri thirrje të dielën amerikanëve që udhëtojnë gjatë festave të fundvitit që të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe të mbajnë gjithmonë maska në hapësirat publike të mbushura me njerëz për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së variantit Omicron. Varianti lehtësisht i transmetueshëm po “përhapet me shpejtësi nëpër botë” dhe udhëtimi do të rrisë rrezikun e infektimit edhe mes të vaksinuarve, tha Dr. Fauci në një intervistë me televizionin NBC. “Nuk ka dyshim që do të shohim infeksione edhe mes të vaksinuarve,” tha dr. Fauci, drejtor i…
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në një vend malor. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka hedhur një foto të tij, pranë një fshati, ndërkohë që e ka shoqëruar me mbishkrimin: Diell dhe borë.