Shënjestra e atentatit, 33-vjeçari Indrit Sadetini është futur në garazhin e tij në pallatin ku jeton, për të marrë automjetin dhe atë moment eksplozivi ka shpërthyer. Sadetini i kishte shpëtuar një atentati në vitin 2017 kur i kishin vënë eksploziv në makinë. Në atë kohë ai e pikasi lëndën shpërthyese dhe njoftoi policinë. I riu është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.
Author: tirana
Për 2 dite, të hënën dhe të martën e 20 dhe 21 Dhjetorit liderit e 3 vendeve të përfshira në këtë proces, kryeministri Rama, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të zyrtarizojnë këtë iniciativë që synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbime dhe kapitaleve duke nënshkruar 5 marrëveshje. Zaev dhe Vuçiçi të shoqëruar nga disa ministra të tyre dhe krerët e dhomave të tregtisë së vendeve të tyre do mbërrijnë në Tiranë pasditen e të hënës. Ditën e parë është parashikuar një darkë zyrtare në një resort në qytetin e Elbasanit, i njëjti…
Policia e Vlorës ka dhënë informacion në lidhje me shpërthimin me eksploziv që ka ndodhur pasditen e sotme pranë Lungomares në Vlorë. “Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Dashi:Zgjidh me zgjuarësi betejat me të cilat lufton. Të gjithë e dimë tendencën tënde për t’u nxituar dhe për të dalë shpejt në përfundime, por kjo mund të çojë në konflikte të parikuperueshme me partnerin, prandaj numëroni deri në 10 para se të flisni. Demi:Mëso të bësh kompromise për të mirën e marrëdhënies, pasi kokëfortësia jote e shpeshtë s’i bën mirë lidhjes. Binjakët:Praktiko dëgjimin. Mëso të bësh dëgjuesin aktiv dhe të fokusohesh tek çfarë partneri po të thotë. Bëj pyetje me vlerë. Fol më pak dhe dëgjo më shumë. Gaforrja:Komunikoja partnerit nevojat e tua. Kjo s’do të thotë që ti…
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Sheshit të Flamurit në Vlorë. Shënjestra e atentatit, Indrit Sadedini, 33 vjeç mësohet se është plagosur rëndë, Ende nuk ka informacion se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, ndërkohë që policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes.
Shoqja e ngushtë e Mirelës ka humbur të ëmën përpara një viti. Në këtë periudhë festash, ajo ka ardhur në program për t’i treguar Lindës se nuk është vetëm dhe se ka sërish nevojë për buzëqeshjen e saj të dikurshme. Linda është bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” dhe ka treguar se në jetë ka një mungesë mjaft të madhe në jetë prej një viti, e cila është nëna e saj. Ardit Gjebrea: Çfarë ke lënë pas gjatë kësaj kohe që nuk ke patur fuqi që t’i ndjekësh si më parë? Linda: Unë…
Komisioni i i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, pjesë e lëvizjes së Sali Berishës brenda Partisë Demokratike ka publikuar rezultatin përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen dhe votimin me referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës një ditë më parë. Sipas këtij komisioni në procesin e votimit kanë marrë pjesë 43 879 anëtarë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin. Ndërkohë sipas tyre, pro shkarkimit kanë votuar 43 385 anëtarë. “Sot, më dt. 19 dhjetor 2021, në ora 11.00, u mblodh Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Elektorale për verifikimin e materialeve zgjedhore dhe miratimin e rezultatit përfundimtar të votimit në Referendumin për ratifikimin…
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 njerëz vdiqën të shtypur nga turma gjatë koncertit të reperit Trevis Skot dhe 25 të tjerë u shtruan në spital për shkak të plagëve të marra. “NRG Park” ku ndodhi ngjarja tragjike ishte e mbushur përtej normës. Disa njerëz filluan të çajnë rrugën përmes turmës për të arritur në rreshtin e parë nën skenë. Kaosi që pasoi bëri pjesën tjetër:dikush ra, dikush shtyu të tjerët për të mos shkelur mbi fatkeqët, derisa presioni i madh shkaktoi atë tragjedi. Kronika e zezë Nuk është hera e parë që ndodhin…
Varianti Omicron përhapet shumë më shpejt sesa varianti Delta, konfirmoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Tashmë, Omicron është përhapur zyrtarisht në 89 vende të botës. Në vendet ku është shfaqur, ekspertët kanë konfirmuar se ky variant i ri përhapet më shpejt se Delta, thuajse 2-fish, edhe në ato vende me nivel të lartë të imunizimit, falë vaksinimit. Po sipas OBSH, Omicron pritet të jetë varianti dominues në të gjithë botën, brenda muajit janar. Kjo fundjavë e gjeti pjesën më të madhe të Europës në protesta, me mijëra vetë në shesh, kundër masave të ashpra anti-covid, vaksinimit dhe certifikatës së gjelbër, që…
Një gjest jo i hijshëm është shënuar në ndeshjen e Superligës mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Pas përfundimit të sfidës të fituar 2-1 nga korçarët, trajneri i krutanëve Ramadan Ndreu, ka goditur me shqelm futbollistin kundërshtar Leonit Vitija. Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë gjyqtari Klodian Shahini dhe futbollistët e tjerë, por gjithsesi ajo që ka ndodhur nuk është aspak e hijshme, sidomos për një trajner.
Drejtuesi i automjetit S.V., ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga shtetasi L.B. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin ’21 dhjetori’ në Tiranë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi L.B., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Tiranë/Informacion paraprak Me datë 19.12.2021, rreth orës 13:50, te kryqëzimi “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B. Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut…
Dj PM ishte sot i ftuar në emisionin “Fun Club BB VIP”, ku ka zbuluar nëse ka ndodhur diçka më shumë mes tij dhe Sarah brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai foli për eksperiencën e tij dhe lidhjen me blogeren e njohur. Por në një moment iu bë edhe një pyetje pikante: “Ka ndodhur diçka më shumë mes teje dhe Sarah, përveç puthjeve?”. Fillimisht PM iu kthye po me pyetje: “Si mendon ti meqenëse bëre pyetjen? Ti do bëje diçka më shumë nëse do ishe aty?”. “E kam lexuar edhe në rrjet, ama është diçka shumë absurde. I…