Drejtuesi i automjetit S.V., ka përplasur një motomjet i cili drejtohej nga shtetasi L.B.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin ’21 dhjetori’ në Tiranë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi L.B., i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 19.12.2021, rreth orës 13:50, te kryqëzimi “21 Dhjetori”, mjeti me drejtues shtetasin S. V., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin L. B.
Si pasojë e aksidentit shtetasi L. B., është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
