Author: tirana

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri është shprehur pro mbajtjes së një proteste ditën e nesërme, për të kundërshtuar ardhjen e presidentit Aleksandër Vuçiç. Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Tahiri i ka dalë në mbrojtje protestës së thirrur nesër nga Berisha. “Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”, shkruan Tahiri.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”. Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve. Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë. Njoftimi Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç E hënë 20 Dhjetor -16:00 Mbledhja tek selia…

Read More

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor Buran Grepse-Nikël, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A. T., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar pasagjeri, shtetasi A. T., 17 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ledion Liço janë shumë të rezervuar rreth jetës private, e sidomos Ledioni, i cili është shkëputur prej kohësh si nga ekrani, ashtu dhe nga rrjetet sociale. Mirëpo, vetëm së fundmi, Sara nuk e ka kursyer një pozë të ëmbël pranë bashkëshortit. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në momente intime, ku ajo dhe Ledioni shfaqen duke u puthur. “Dashuria ime”, ka shkruar Sara krahas fotos së ëmbël.

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi me 7 plumba i Rakip Rolit, ngjarje e ndodhur në 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Autori kryesor i krimit, Llej Lika, ka treguar se konfliktin prej muajit korrik 2021, e ka pasur me njërin nga djemtë e Rakipit, ku shkak është bërë ngacmimi i një vajze. Për këtë konflikt Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, kanë ofenduar rëndë me njëri-tjetrin. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, Llej Lika, ai ka treguar se dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babain e tij, Rakipin, kanë shkuar tek lokali i fshatit ku qëndronte…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shihen efektivë të RENEA-s dhe Gardës së Republikës në tarracën e selisë së Partisë Demokratike. Përmes kësaj fotoje, Berisha i bën thirrje kryeministrit Rama që të mbajë larg duart nga selia e demokratëve. “Edvin larg duart nga selia e PD! Ne nje akt te pashembullt, Kreu i Meduzes, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! Sb”, shkruan Berisha. Kujtojmë se edhe ditën e djeshme Berisha denoncoi vendosjen e efektivëve të policisë mbi tarracën e PD-së, por menjëherë reagoi edhe Policia e Shtetit,…

Read More

Adrola Dushi ka qenë e ftuara e radhës në “Prive” ku ka treguar datat më të rëndësishme të jetës së saj. Përveç karrierës në Amerikë apo lindjes së djalit, Adrola u ndal tek ditëlindja e saj e vitit që shkoi. “Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë dhe djali im gëzonte shëndet, por jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë”, u shpreh modelja, ndërsa më tej pranoi se ka pasur një periudhë shumë të zymtë dhe nuk ndihej vetvetja. “Mora koha për të reflektuar dhe menduar gjatë asaj kohe, më shërbeu për…

Read More

Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë nga kanceri në qeli. Mësohet se 47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital. Shqiptarit nuk i është dhënë asnjë mjekim dhe asnjë ndihmë mjekësore. Azbi Kaba u takua me mjekët vetëm një herë dhe gjatë vizitës iu përcaktua se i kishte mbetur vetëm dy muaj jetë, raporton Report Tv. Gjatë kësaj kohe për 37-vjeçarin u kujdesën miqtë e tij brenda burgut, pasi autoritetet nuk kanë denjuar që t’i…

Read More

Një ditë pas referendumit ku u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Në një mesazh në ‘Facebook’, Berisha ka postuar një video të ish-sekretarit amerikan të shtetit James Baker gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë. “Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre!”, shkruan Berisha. Në videon në fjalë Baker thotë se; “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni…

Read More

Uniformat blu të Elbasanit bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi 54-vjeçar, H.M., pasi ka përplasur dy këmbësorë, A.H dhe R.Sh, të dy banues në Elbasan, por që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë  të shtetasit -H. M., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Pasat”, ka aksidentuar këmbësorët,shtetasit ,A. H., dhe R. Sh., banues në Elbasan, të cilët ndodhen jashtë rreziku për jetën”, njofton policia

Read More

Pas Britanisë së Madhe, ku janë shtyrë me dhjetëra ndeshje futbolli për shkak të situatës së krijuar së fundmi me infektimet me koronavirus, e njëjta tablo tashmë po transferohet dhe në Itali. Liga e Serisë B ka njoftuar në orët e fundit se për shkak të rasteve me koronavirusi është vendosur të shtyhet përballja mes Beneventos dhe Monzës. Sipas raportimeve tek Monza kanë rezultuar 5 lojtarë dhe pjesë të stafit të infektuar dhe për këtë arsye autoritetet shëndetësore lombarde nuk kanë lejuar udhëtimin e ekipit mik. Nuk dihet emri i lojtarëve të infektuar, ndërkohë që Liga e Serisë B njofton…

Read More

Një nënë është paraqitur e alarmuar në policinë e Elbasanit ditën e shtunë ku ka kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së saj të mitur. Shtetasja M. K., banuese në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan është shprehur përpara efektivëve të policisë se kishte humbur kontaktet me vajzën e saj të mitur E.K. dhe nuk e dinte se ku ndodhej ajo. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që ka nisur puna për gjetjen e të miturës dhe zbulimin e shkaqeve që e detyruan të largohej nga banesa.

Read More