Author: tirana

Një 35-vjeçare shqiptare është zhdukur në Greqi pa lënë asnjë gjurmë në Hania të Kretës. Bëhet me dije se është zhdukur shqiptarja Esmeralda Shira 35-vjeçe, ndërsa familjarët kanë ngritur alarmin. Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ditën që është zhdukur kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza Autoritetet greke shkruajnë se kushdo që ka informacion të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000, “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit…

Read More

undvit në pandemi? Shqiptarët u thonë “po” udhëtimeve jashtë. Preferencat janë rajoni për çmime ekonomike dhe ata që duan t’i bëjnë qejfin vetes, Dubai dhe Egjipti… Kush nuk i do udhëtimet? Në prag festash, ato bëhen zgjedhja ideale për të kaluar disa ditë me miqtë, familjarët apo partnerin. Alternativat turistike në shërbim të shqiptarëve janë duke u shtuar gjithnjë e më shumë dhe kjo ka nxitur prej disa vitesh gjetjen e ofertave, sipas buxhetit, për secilin udhëtar. Pavarësisht pandemisë, zgjedhjet e shqiptarëve janë të shumëllojshme dhe agjencitë ia atribuojnë këtij fenomeni rritjes së vaksinimit dhe dëshirës për të udhëtuar pas…

Read More

Ashtu siç u parashikuar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet të bëjë sot publike emrat e 5 mijë e 4 delegatëve që ishin dje pjesë e Kuvendit Kombëtar. “Nesër para çdo shqiptari do të hidhet poshtë çdo trillim, duke bërë transparent emrat e 5004 delegatëve që ishin të pranishëm,”, pohoi mbrëmë kreu i PD-së, Basha. Kujtojmë se me sloganin “Zgjedhim te ardhmen”, Basha mblodhi dje Kuvendin Kombëtar për të riorganizuar opozitën pas kundërshtive që lindën në radhët e saj, lidhur me përjashtimin e ish-kryetarit Berisha nga grupi parlamentar, si politikan i shpallur “non grata” nga SHBA. Ky Kuvend u…

Read More

Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë deri në mesditë në vendin tonë, ku më të dukshme vranësirat do jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke sjellë reshje të pakta dëbore. Por pjesa e dytë e ditës do të largoj gradualisht vranësirat duke bërë që moti i kthjellët të jetë mbizotërues. Temperaturat e ajrit ulen sërish me të paktën 2 gradë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 11 °C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h verior – verilindor duke gjeneruar ne brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një dukuri të veçantë, pamje nga ylberi mbi Malin e Gramozit. Përmes një mesazhi në rrjetin social të ‘Facebook’ kreu i qeverisë theksoi se shpreson se ylberi, i tipit Brocken Spectre, të jetë një ogur i bukur në prag të Vitit të Ri. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me ylberin e jashtëzakonshëm, të tipit Brocken Spectre, që ndriçoi mbi malin e Gramozit si një ogur i bukur në prag të Vitit të Ri, ju uroj një të diel të shkëlqyer😍”, shkruan Rama.

Read More

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha. “Përsërisim me keqardhje se, përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës. Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie. Policia nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politikë dhe mediatikë. Policia e Shtetit kryen detyrën e saj në bazë të ligjit dhe misioni i saj nuk përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në kampin e Partisë Demokratike. Ai ka shkruar në “Twitter” se, nuk ka asnjë punë me këtë çështje dhe as Policia e Shtetit nuk ka lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. “Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike, njëra ‘grata’ dhe tjetra ‘non grata’, që e kanë futur PD-në në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Read More

Kreu aktual i PD, Lulzim Basha, tha hapur se ish-kryetari Sali Berisha është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD. Ai shtoi se Berisha është vetëpërjashtuar me anë të vendimeve të tij. “Këta dy persona me maska, njëri është i RENEA-s dhe një i Gardës, por nuk e dimë. Ky i RENEA-s dhe një i Gardës, por s’e kemi zgjidhur akoma këtë pjesë. Çlirohuni nga stresi. Herën e kaluar, tha persona të armatosur, sot tha RENEA. PD s’ka nevojë për RENEA dhe Gardë. Ajo është shtëpia e lirisë, e demokratëve dhe e gatshme për të përballuar çdo situatë e sfidë. Berisha…

Read More

Prononcimin për mediat kreu i PD-së, Lulzim Basha, e nisi me një falenderim për delegatët që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar. Basha tha se “sot PD është pastruar nga hijet e së shkuarës dhe është më pranë qytetarëve shqiptarë”. “Sot ka qenë një ditë tjetër e gjatë në oborrin e shtëpisë së lirisë. Zhvilluam përsëri një debat. Sot u vendos me votën e tyre. Dua të falenderoj përfaqësuesit e demokratëve, 5.400 sot që me praninë e tyre, përkundër të gjithë punës e presionit, erdhën u mblodhëm, vendosën dhe zgjodhën të ardhmen. Ata vendosën të ecin përpara për PD, e mbi…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar aksionin e ardhshëm politik. Ai tha se aksioni i radhës do të jenë protestat kombëtare, duke nisur nga e hëna. Sipas tij, është paralajmëruar një tubim, në orën 16:00. Po ashtu, ai tha se Basha do të vijojë të jetë deputet në PD, ndërsa shtoi se gara në parti për kryetar do të jetë e hapur. ‘Basha nuk njeh as veten e tij. Lëvizja e radhës është protesta kombëtare e më pas do të kemi ristrukturim të partisë. Këto ditë do të jemi në seli. Ai do të rrijë aty i rrethuar, por i kanë…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, ndërsa njoftoi se rreth 44 mijë anëtarë të PD kanë votuar për shkarkimin e tij, Berisha u pyet nga gazetarët se si do ta nxjerrë Bashën nga zyra, pasi ai nuk e njeh referendumin. “Ai nuk njeh as veten”, tha Berisha. Pyetjes se kur do të jetë në seli, lideri historik i PD iu përgjigj: “Këto ditë do të jemi në seli. Ndërsa ai (Basha) do të rrijë aty i rrethuar”. Por se nga kush i rrethuar, Berisha nuk dha…

Read More