Kur para selisë blu po lexohej numri i votuesve pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i PD, ish-kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, tha se “Luli pati të njëjtin fat me Ramiz Alinë”. Sipas Berishës, edhe votuesit e lagjes numër 8 – ku siç duket figuron banor edhe Basha – kanë votuar masivisht pro shkarkimit të tij. “Pati fatin e Ramiz Alisë. Historia përsëritet”, tha Berisha, teksa e quajti përsëri Bashën “një peng-kryetar”.
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mësyrë këtë mbrëmje me mbështetësit e tij në selinë e PD. Gjatë deklaratës për media, ai tha se demokratët në të gjithë Shqipërinë votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga kreu i partisë. Mirëpo, teksa Berisha jepte këtë lajm, mbi makinën e kreut aktual, Basha, qëndronte dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai shfaqet i qeshur dhe përshendet me dy gishtat lart. Ndërkohë, para selisë, deputetja Albana Vokshi lexoi rezultatet e referendumit të sotëm.
Ajo është një nga vajzat më të bukura në Shqipëri, por me jetë jo aq të thjeshtë. Adrola Dushi ka qenë e ftuar në “Prive”, ku ka zbuluar datat më të rëndësishme të jetës së saj. Krahas ardhjes në Tiranë, karrierës në Amerikë, dhe lindjes së djalit, Adrola u ndal tek ditëlindja e vitit të kaluar. “Në këto 6 vite të fundit të jetës time vetëm puna shkonte mirë, dhe djali im gëzonte shëndet, po jeta ime në asnjë lloj drejtimi nuk shkonte mirë”, tregoi Adrola. Po ashtu, ajo tha se ditëlindja erdhi pas karantinës, dhe para asaj periudhe kishte…
Ish-kreu i PD, Sali Berisha, është duke dhënë një deklaratë për mediat përpara selisë blu pas mbajtjes së referendumit ditën e sotme. Në fillim Berisha falenderoi 44,000 demokratët që, sipas tij, sot vendosën në mënyrë plebishitare shkarkimin e kryetarit aktual, Lulzim Basha.
Sali Berisha sapo mbërriti në selinë e PD-së dhe u prit me duartrokitje nga mbështetës dhe simpatizantë të tij. Pritet që ai të japë më pas dhe një konferencë shtypi për mediat.
Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, kreu i PD, Lulzim Basha, mblodhi Kryesinë e partisë. Mesazhet kryesore që dha në mbledhje ishin: 1. Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shumë të madhe të demokratëve. 2. Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje. Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve, duke iu referuar selisë së PD. Sa i përket referendumit të mbajtur nga Berisha për shkarkimin e tij, Basha…
Nga një kravatë, dy makina BMW, një kuti me puro kubane – për të mos përmendur shtëpinë e prindërve të tij – gati 90 artikuj që dikur i përkisnin superyllit të ndjerë të futbollit argjentinas, Diego Maradona, do të dalin në bllokun virtual të ankandit të dielën, në një shitje ndërkombëtare nga Buenos Aires. 87 objektet që do të ofrohen kanë oferta minimale që variojnë nga 50 deri në 900,000 dollarë. Shitja u urdhërua nga autoritetet argjentinase në marrëveshje me trashëgimtarët e pasurisë së kampionit të botës në vitin 1986. Shtëpia që po hidhet në ankand, në lagjen Villa Devoto…
Në përfundim të Kuvendit të PD-së, kreu i saj Lulzim Basha u është drejtuar me një tjetër mesazh demokratëve. Ai tha se në këtë 18 dhjetor është hapur një faqe e re e PD-së dhe shtoi se sot e kanë shndërruar këtë forcë politike në një alternativë të pastër. “Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim”, shkruan Basha.
Për 14 vjet, ish-bashkëshorti refuzoi të paguante atë që gjykata urdhëroi për rritjen e fëmijës së tyre dhe për 14 vjet, Miranda Merkohasani e mori pensionin për fëmijën përmes Përmbarimit shtetëror. Gruaja është e vendosur që, derisa vajza të mbushë 25 vjeçe dhe të përfundojë studimet, i ati duhet të paguajë detyrimin ushqimor. Por Miranda nuk është e vetmja. Sipas statistikave, rreth 3 mijë baballarë refuzojnë të paguajnë shumën e parave të caktuar nga gjykata për mirërritjen e fëmijëve të tyre.
Një demokrat i ka lënë një mesazh ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, në fletën e votimit për referendumin e iniciuar nga ish-kreu i PD Sali Berisha. “O Yuri Kim, në shtëpinë time komandoj unë”, ka shkruar ai.
Ambasada e SHBA në Tiranë nuk i ka komentuar drejtpërdrejt zhvillimet e sotme në Partinë Demokratike. Nga njëra anë PD mblodhi Kuvendin Kombëtar, duke miratuar vendime të rëndësishme, përfshirë të shpallurit ‘non grata’, në anën tjetër Sali Berisha organizoi referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Megjithatë, duket se ambasada amerikane ka lëshuar disa mesazhe të qarta. Duke iu referuar Samitit për Demokracinë, mbajtur vetëm pak ditë më parë, ambasada shkruan në “Facebook” se, Samiti mund të ketë përfunduar, por puna sapo ka nisur: “Samiti për Demokracinë mund të ketë mbaruar, por puna jona sapo ka nisur. Së bashku ne po…
Kjo e shtunë ka qenë një ditë dinamike për anëtarët e Partisë Demokratike. Të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre ka qenë e pranishme në Kuvendin Kombëtar, thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, dhe një pjesë tjetër, në referendumin për shkarkimin e kreut aktual, thirrur nga Sali Berisha. Fill pas përfundimit të këtyre dy aktiviteteve, ish-kryeministri Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një konference shtypi në orën 20:00. Kjo konferencë për mediat, do të mbahet në selinë blu. Nuk ka raportime mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e sotme.