Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Zbardhen dy mesazhet që Basha dha në mbledhjen e Kryesisë

20:53 / December 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 10 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, kreu i PD, Lulzim Basha, mblodhi Kryesinë e partisë.

Mesazhet kryesore që dha në mbledhje ishin:

1. Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shumë të madhe të demokratëve.

2. Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje.

Pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve, duke iu referuar selisë së PD.

Sa i përket referendumit të mbajtur nga Berisha për shkarkimin e tij, Basha mohoi të ketë pasur një të tillë duke thënë se ka një PD dhe një Kuvend Kombëtar.

“Është mbajtur Kuvendi i demokratëve. Ka njerëz që nuk nxjerrin mësim nga historia. Viti ’96 është një njollë turpi në historinë e PD, për të cilën u kërkojmë falje shqiptarëve. Nuk mund të ketë më përsëritje. Kjo është shtëpia e demokratëve. Demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur.

Mund të kishim qenë vendi i parë nga të gjithë vendet lindore që të ishim anëtarësuar në BE. Përgjegjësi për këtë kanë ata që, për interesat e tyre, interesin personal – Sali Berisha President i asaj kohe – pranoi një standard zgjedhor të papranueshëm. E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve.

Kultura e ndërprerjes është një kulturë që duhet ta lëmë pas. Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve, që është shtëpia e lirisë. Do të qëndrojmë me vetëdije për të gjithë gabimet tona të të kaluarës, përfshirë atë që vuri në lëvizje e pastaj një revansh 8-vjeçar mbi Shqipërinë, demokracinë, PD dhe të gjithë shqiptarët që ndaloi atë që do të kishte sjellë sot Shqipërinë në BE. Por gabimet e kaluarës, sidomos kur përsëriten në mënyrë tragji-komike, nuk do ta marrin peng më demokratët. Sot ka patur vetëm një aktivitet të PD dhe ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026

Mat–Klos, 15 këshilltarë pro bashkimit: “Historia, kultura dhe lidhjet na bashkojnë”

19:50 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.