Kreu aktual i PD, Lulzim Basha, tha hapur se ish-kryetari Sali Berisha është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD.
Ai shtoi se Berisha është vetëpërjashtuar me anë të vendimeve të tij.
“Këta dy persona me maska, njëri është i RENEA-s dhe një i Gardës, por nuk e dimë. Ky i RENEA-s dhe një i Gardës, por s’e kemi zgjidhur akoma këtë pjesë. Çlirohuni nga stresi. Herën e kaluar, tha persona të armatosur, sot tha RENEA. PD s’ka nevojë për RENEA dhe Gardë. Ajo është shtëpia e lirisë, e demokratëve dhe e gatshme për të përballuar çdo situatë e sfidë.
Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit. Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara. Ai është vetëpërjashtuar me vendimet e tij. Detyra jonë është që çdo demokrat, me sakrificën e tij të shenjtë, të jetë i bashkuar ndaj regjimit të Edi Ramës. Berisha mund të ngjisë e zbresë shkallët, mund të krijojë celula”, tha Basha.
