Dashi: Në dashuri ka disa tensione së fundmi, përpiquni të qëndroni të qetë. Megjithatë, në punë ka mundësi të mira, por duhet të rikuperoni pak qetësi. Demi: Momente të bukura për dashurinë falë aspektit të mirë të Hënës. Në punë, megjithatë ndryshimet vijnë, kushtojini vëmendje shpenzimeve. Binjakët: Rreth të premtes do të ketë disa emocione të mira për ata që janë vetëm. Në punë, para se të bëni angazhime, merrni parasysh të mirat dhe të këqijat. Gaforrja: Në dashuri, energjia po rritet falë aspektit të mirë të Hënës. Nga ana tjetër, ndryshimet janë në rrugën e punës, ndoshta do t’ju…
Author: tirana
29-vjeçari Jurgen Duka që mbeti i vrarë gjatë mesnatës në Tiranë si pasojë e një sherri me armë nga polici Arbër Sula, ka qenë i arrestuar 1 vit më parë për llogari të Italisë. 29-vjeçari u arrestua në Korrik të vitit 2020 si pasojë e një operacionit të policisë italiane dhe policisë shqiptare për shkatërrimin e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga vendi jonë drejt brigjeve italiane. Në Korrik të vitit 2020, në Itali u arrestuan 14 persona, ndërsa në Tiranë 2 të tjerë si pjesë e të njëjtit operacion të koduar “Riviera”. Pikërisht në vendin tonë,…
SPAK ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Bëhet fjalë për hetimin e nisur për çështjen e inceneratorëve, një kallëzim i bërë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” Njoftimi: Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e kallëzimit penal të kryer nga…
Dy banorët në shtëpinë e famshme, Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta i njohur si DJ Dagz, shpeshherë janë përfolur për një lidhje të mundshme. Madje edhe disa prej banorëve i kanë ngacmuar ata për shkak të afrimitetit me njëri-tjetrin. Por, marrëdhënia e tyre ka filluar të kriset, pasi Arbrit duket se i ka ngelur hatri që Einxhel nuk ka treguar shumë afrimitet me të.Blogerja, Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi (DJ PM) janë munduar që t’i pajtojnë, por të dy ata nuk kanë pranuar. Megjithatë Arbri e pranoi se në shtëpi është e vështirë të mbash shoqëri, ndërsa brenda mund të…
Kompania farmaceutike Pfizer tha se pilula eksperimentale që ka zhvilluar kundër COVID-19, duket se është efektive ndaj variantit të ri, Omicron. Kompania tha se rezultatet e plota të studimit të pilulës kanë dhënë rezultatet e para premtuese kundër koronavirusit. Kompania tha se sipas studimit, ku kanë marrë pjesë 2,250 persona, pilula ka zvogëluar edhe hospitalizimet dhe vdekjet për rreth 89 për qind në mesin e personave me rrezik të lartë të popullsisë së rritur, pasi ata kishin marrë pilulën pak kohë pasi kishin pasur simptomat e para të sëmundjes COVID-19. Ndërkaq, testet e ndara laboratorike kanë treguar se pilula ruan…
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të saj, Lefter Koka. Kryemadhi ka postuar dy fotografi në Facebook, shoqëruar edhe me një koment. “Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, ka shtuar Kryemadhi.
Sekuestrohen 22 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Janinë, nga policia kufitare e Filatit në bashkëpunim me policinë e Janinës. Nga policia është ndaluar një automjet që transportonte dushe. Brenda një prej dusheve është gjetur një çantë që përmbante 4 pako me 21 kg 900 gram marijuanë. Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, drejtues i mjetit. Sipas informacioneve, mjeti rezulton i marrë me qira në Greqi. Ndërkohë janë sekuestruar 300 euro dhe 1 celular.
Në prag të transfertës ndaj Crystal Palace, trajneri i Southampton, Ralf Hasenhuttl ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për gjendjen e të dëmtuarve dhe ka drejtuar gishtin nga sulmi. Tekniku austriak ka pranuar se skuadra ka treguar që mund të bëjë ndeshje të mira, por çalon jo pak në finalizim dhe ka kërkuar nga të tijtë që të shënojnë më shumë gola. “Ne kemi treguar se mund të bëjmë ndeshje shumë të mira, por ajo që na mungon, është disi finalizimi. I kemi mundësitë të bëjmë shumë më mirë, pasi kemi sulmues cilësorë në ekip.…
Të paktën 50 njerëz u vranë herët këtë mëngjes kur një cisternë shpërtheu në Cap Aitien , Haiti, i cili gjithashtu plagosi disa njerëz, sipas një raporti të përkohshëm të lëshuar nga një zyrtar lokal. “Në vend kam konstatuar se 50 deri në 54 persona janë djegur të gjallë. “Është e pamundur që ata të identifikohen,” tha Patrick Almonor , nënkryetar i bashkisë së Cape Town. “Rreth 20” shtëpi në zonë morën zjarr pas shpërthimit , sipas Almonor, duke rritur frikën se numri përfundimtar mund të jetë më i rëndë. Nuk jemi ende në gjendje të japim detaje për numrin…
Një grua transgjinore deklaron se nuk iu tregon meshkujve që puth për identitetin e saj gjinor pasi “nuk është puna e tyre”. Tayla Dow ‘u godit’ nga komentet negative të ndjekësve që i shprehen se ajo i mashtron djemtë që takon kur del duke mos i treguar për veten. 20-vjeçarja nga Bolton thotë se këtë e bën vetëm për sigurinë e saj. “Marr vëmendje nga meshkujt kur dal, por nuk është kjo arsyeja, unë dal për t’u argëtuar. Nëse dikush më afrohet në një bar dhe ëështë i pirë, unë e di që jo të gjithë janë në rregull dhe…
Reperja e njohur, Tayna, feston këtë të martë 25-vjetorin e lindjes. Këngëtarja e ka festuar këtë ditë të veçantë për të në shoqërinë e miqve e njerëzve të dashur. “E kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoi. Vajza e ditëlindjes”, ka shkruar Tayna në mbishkrimin e një foto të saj të realizuar kohë më parë. Reperja nga Prizreni ka shpërndarë edhe disa urime që miqtë e saj i kanë bërë për ditëlindje, në mes tyre edhe të menaxherit të saj, Rinor Hykolli. “Urime ditëlindja edhe 100 vite yll, krenohemi me ty”, ka shkruar Hykolli në urimin e tij për reperen.…
Problemet financiare te Barcelona, duket se po e detyrojnë klubin të ndërmarrë veprime të cilat në të kaluarën mund të cilësoheshin si të paimagjinueshme. Së fundmi, drejtuesit katalanas do të duhet të ngushtojnë rrethin e zgjedhjes së trajnerit Xavi Hernandez sa i përket lojtarëve që hedh në fushë, teksa Yusuf Demir do të lihet jashtë ekipit të parë për gjashtë javë. Edhe pse talenti austriak ka bindur në fushë dhe ka treguar se e pret një e ardhme e shkëlqyer, te Barcelona kanë menduar ta përjashtojnë, të detyruar nga fakti se nëse 18-vjeçari aktivizohet në 10 ndeshje për ta, atëherë…