Author: tirana

Departamenti i Shtetit hodhi sot poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim. Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, thekson zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar…

Read More

Shqipëria prej 6-muajsh po përballet me mungesë të kamionistëve të cilët po emigrojnë në vendet perëndimore. I kontaktuar me telefon, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Urban, Ervin Shijaku tha se kjo situatë ka futur në krizë transportin, pasi numri i drejtuesve të mjeteve të tyre sa vjen dhe reduktohet ndjeshëm. “Sot që flasim ne kemi 62 kamiona të firmës “Shega Trans” pa drejtues, duke sjellë dëm të madh sepse nuk mundet të eksportohet. Çdo dité emigrojnë shoferë kamionësh dhe urbanësh drejt vendeve të zhvilluara sepse ka një rritje të kërkesave për punë për këtë kategori”, thotë Shijaku. Sipas tij, jo…

Read More

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Berat për të mbajtur një dëgjesë publike me qytetarë e sipërmarrës për Bonusin e Rijetëzimit dhe grante për fushën e turizmit. Ata janë ndalur në kalanë e Beratit, aty ku kalaja e këtij qyteti është rijetëzuar. Rama tha se në rijetëzimin e saj janë ruajtur elementët tradiciaonalë dhe janë shtuar elementë të tjerë me shumë shijen. Kryeministri i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shtëpitë pranë kalave kryesisht, apo objekteve të tjera kulturore të mos ngurojnë që t’i rijetëzojnë shtëpitë, pasi do kenë një bonus 50 mijë dollarë dhuratë nga shteti që…

Read More

Sontë në natën 71-të në shtëpi, do të hyjnë futbollistët e klubit të Vllaznisë të cilët do të befasojnë Meridian Ramçajnë, pasi ky i fundit punon në klubin Shkodran dhe është tifoz i hershëm i Vllaznisë. Meridianit i është besuar posti i marketingut në klub nga presidenti Alban Xhaferri, teksa disa lojtar të klubit të zemrës do ta takojnë atë. Gjatë spektaklit të pak netëve më parë, Meridiani kishte kërkuar të dinte në cilin vend në renditje ishte skuadra shkodrane dhe Arbana e informoi shkurt se ndodhet në vendin e tretë. Mbetet për t’u parë sonte, nëse futbollistët do të…

Read More

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi kokaine që e kishte fshehur në një vezë ‘Kinder’. Mediat italiane bënë me dije se 29-vjeçari u arrestua në Perugia. Pasi u ndalua nga policia, i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, tentoi që ta hidhte drogën. Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij 20 gramë kokainë dhe 1240 euro.

Read More

Gjashte ambasadorët e akredituar në Tiranë ishin sot në selinë blu me ftesë të Lulzim Bashës. Një fakt të tillë e ka konfirmuar për Ora News zyra e BE në Tiranë. “Takimin me ambasadoret e ka thirrur Basha”. Në takimin e sotëm me Bashën kanë qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, ambasadori i Britanisë, King-Smith dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci. Basha për mediat deklaroi se “takimi i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen”.

Read More

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka përndjekur një të mitur. Sipas burimeve, policia bën me dije se shtetasi me iniciale F.H përmes telefonit ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur. “F. H., 23 vjeç, pasi nëpërmjet telefonit, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

 Kompania “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” me seli në Rrashbull, Durrës me vlerë 442 mijë e 972 mijë lekë është sekuestruar në mënyrë preventive nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se kantina në pronësi të ish-ministrit Lefter Koka është sekuestruar pas arrestimit të këtij të fundit. “Caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit L.K., të “88, 19 %” të aksioneve në pronësi të tij në shoqërinë tregtare “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., me Nipt J61811527M, me seli në Rrashbull, Durrës,…

Read More

1. “Rregulli i tre-ditëshit. Nëse ju kaluat mirë dhe ju pëlqeu, pse duhet të prisni 3 ditë për t’i folur sërish?” 2. “Të qëndrosh deri në fund të takimit edhe nëse s’po të pëlqen. Pse? Duhet ta nxirrni veten nga këto situata nëse s’ndiheni mirë.” 3. “Fakti që këmbëngulin të mësojnë adresën time duke më shoqëruar deri në shtëpi pas takimit. Unë s’dua që në herën e parë, ai të mësojë ku banoj.” 4. “Ideja që duhet të dal me të sepse është “djalë i mirë”. Nëse s’je e interesuar, nuk je dhe pikë dhe është e padrejtë me veten…

Read More

Besarta Demushi është gazetarja e cila është dhunuar nga dy persona me inicialet T. N., 62 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç në Tiranë. 24-vjeçarja e cila është e punësuar në televizionin FaxNews ka qenë në krye të detyrës në momentin që është rrahur e goditur. Konkretisht ajo ka qenë duke filmuar në rrugën “Hoxha Tahsim” një objekt për të cilin dy shunuesit kishin konflikt pronësi me një person të tretë. Por, siç duket, ata janë ‘bezdisur’ nga filmimet dhe kanë ushtruar dhunë ndaj gazetares. Sot, në njoftimin zyrtar, policia e Tiranës bënte me dije se e vetmja masë që është…

Read More

Interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës se çdo personi. Një studim i INSTAT ka nxjerr në pah se 79,3 % e popullsisë 16 – 74 vjeç janë përdorues të rregullt të internetit, madje 91,7 % e tyre e kanë pjesë të jetës çdo ditë. Burrat dominojnë në 50,7% te rasteve me përdorimin e internetit çdo ditë. Celulari mbetet mjeti me ane të të cilit shqiptaret navigojnë në internet në shumicën e kohës. Vetëm 22,8 % e popullsisë e përdorin internetin nëpërmjet kompjuterit dhe 8,8 % nëpërmjet tabletit. Internet përdoret kryesisht për informacione që kanë të bëjnë me produkte…

Read More

Bedri Musta, babai i Gazmend Mustës i cili është dënuar me burg përjetë, për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe kunatës (motra e gruas), kërkon që të shohë dy fëmijët e të birit, nipin dhe mbesën. Pas krimit të rëndë në Ballsh, dy fëmijët jetimë u dërguan në fshatin SOS në Tiranë. Në një prononcim për mediat këtë të martë, babai i Gazmend Mustës thotë se kujdestarinë e fëmijëve e ka daja, që nuk i lë gjyshërit t’i takojnë. “Do t’i marr, gjallë në botë kjo kokë sa të jetë, nuk do i lë. Pse? Se gjykata e shkallës së…

Read More