Author: tirana

Vizitën e sotme në selinë e PD-së të ambasadores amerikane Yuri Kim dhe ambasadorëve të tjerë në vend, Oerd Bylykbashi e shikon si një përpjekje të Bashës për legjitimitet, që sipas tij nuk e gjen te vota e anëtarësisë demokrate. Në studion e Debatit me Alba Alishanin, ai tha se takimi me ta është kërkuar nga Basha, i cili do ta shesë si mbështetje të ndërkombëtarëve. “Është një takim që ka kërkuar Basha. Ambasadorët i janë përgjigjur. Basha kërkon ta shesë si mbështetje nga fuqitë e mëdha. Është i sëmurë i SHQUPI-t tashmë. Përpiqet të marrë legjitimitet jo nga vota,…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, sërish ka ngritur akuzat se persona të armatosur ndodhen brenda godinës së selisë blu. Këlliçi u shpreh se në këto momente selia është duke u ruajtur nga persona të armatosur të cilët paguhen për të qëndruar në PD. “Unë kam shkuar në policinë e shtetit pasi më kanë vjedhur materialet e mia personale. Di që këta persona rrinë brenda godinës së PD, brenda mureve. Ata rrinë me kapuç dhe maska”, tha ai.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për vendimin e kthimit të buxhetit 2022 në Kuvend. Sipas Kreut të Shtetit, ky buxhet është antisocial, pasi ul fondet e ndihmës ekonomike dhe rrit kostot buxhetore për inceneratorët. “Buxheti 2022” është ANTISOCIAL. ULJE të fondit të ndihmës ekonomike për 64,710 familje, me të ardhura për person 0.7 USD/ditë. RRITJE të kostos buxhetore për INCENERATORËT, nga 2 miliardë lekë në 2.3 miliardë lekë”, shkruan Meta.

Read More

Deputeti Aldo Bumçi e cilësoi aktin e djeshëm të hyrjes në selinë e Partisë Demokratike si zbatimin e kuvendit të 11 dhejtorit. Nga studio e lajmeve të MCN TV, Bumçi tha se gjërat kanë ndryshuar dhe se Basha tashmë është shkarkuar me vullnetin e mbi 4 mijë demokratëve. Ai gjithashtu ftoi demokratët të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë më 18 dhjetor. “Do ketë shtrirje në çdo degë, do njoftohet ora ku demokratët në çdo zonë do shprehin vullnetin e tyre dhe ringritjen e PD”, tha Bumçi. Z. Bumçi, e nisim duke u pyetur. Çfarë…

Read More

Ndonëse ka rritur sasinë përmes blerjeve në tre vitet e fundit, Shqipëria ka sasi të ulët të rezervave të arit krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave nga Këshilli Botëror për Arin dhe Banka Popullore e Serbisë, vendi ka aktualisht një sasi prej 2,8 ton flori, sasi kjo 13 herë më e ulët se Serbia apo gati tre herë më e pakët se Maqedonia e Veriut. Mali i Zi me më pak se 1,1 ton dhe Kosova që nuk ka fare rezerva listohen të fundit në rajon. Në raport me numrin e popullsisë, Serbia ka sasinë më të…

Read More

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanço komentoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për të cilin theksoi se ishte një vendim shumë i vonuar dhe se duhet të ishte vepruar më herët nga institucionet.Ai gjithashtu theksoi se arrestimi i ish-ministrit ishte vetën koka e vogël, pasi sipas tij duhen arrestuar të tjera figura politike dhe se duhet që autoritetet sipas tij të nisin nga kryeministri Rama. “Lajm shumë i vonuar dhe unë e kam pritur. Unë e kam denoncuar dhe kur unë e kam thënë disa persona kanë qeshur. Sipas…

Read More

Ditën e sotme është luajtur java e 13-të e Kategorisë së Parë, teksa Bylisi kryesues është rikthyer te fitorja pas ndalesës në ndeshjen e kaluar ndaj Tërbunit. Këtë javë, ballshiotët kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në shtëpi ndaj Tomorit. Të tre golat e ndeshjes janë shënuar në pjesën e parë në harkun e shtatë minutave. Ai që hapi llogarinë ishte Flamur Ruçi në minutën e 25, ndërsa katër minuta pas tij realizoi edhe Marcelino Preka. Në të 32-tën ishte sërish Ruçi që shënoi të tretin, teksa në fraksionin e dytë, ballshiotët menaxhuan avantazhin. Pas këtyre tre pikëve, Bylis…

Read More

Në pjesën e dytë të programit ‘Për’Puthen’ u transmetua një takim i shkurtër në studiot e emsionit, mes Brunos dhe vajzës së re, Floriana. Kjo e fundit ka habitur me deklaratën e saj, kur Bruno e pyet se cila ka qenë çmenduria më e madhe që ajo ka bërë nga xhelozia për një mashkull, ajo tha se i ka vënë të dashurit një përgjues në makinë! Pjesë nga biseda: Bruno: Çfarë kërkon tek një mashkull ti? Floriana: Të ketë një karakter të fortë, ti e ke këtë, të ketë besim në vetvete, ta bëj femrën në krahë më të lumturën…

Read More

Këshilli i Evropës ka miratuar konkluzionet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në. Këshilli po ashtu pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli. “Këshilli përshëndet vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të…

Read More

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka sulmur mbështetësit e Lulzim Bashës, për të cilët thotë se hiqen sikur besojnë te konservatorizmi, por “përshtypjnë” mbi principet e saj, si respekti ndaj traditës, përfaqësimi i komuniteteve e shumëçka tjeter si liritë themelore të fjalës, votës e vullnetit të lire. Në një postim të “Facebook”, ai i quan rrogëtarë dhe hallexhinj politikë që janë blerë për 5 lek.

Read More

Komisioni i Rithemelimit u ka bërë thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet sipas tyre të pavlera juridike të deputetit Basha. “Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD! Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës…

Read More

Këngëtarja shqiptare Dafina Zeqiri me këngën e saj ‘Duro’ ka përcjell një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që përballen me një gjendje të rënduar psikologjike. Së fundmi, këngëtarja ka marrë një mesazh mjaft prekës lidhur me këtë këngë, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj. Një fanse i tregon Dafinës se si kënga ‘Duro’ e ndihmoi atë që të kalonte një fazë të vështirë të jetës së saj. “Dje isha shumë e ftohur nga jeta, u lodha nga gjithçka. Pashë një ngjarje ku dy shokët e mi i shkeli vetura para syve të mi dhe ata…

Read More