Author: tirana

Policia e Dibrës ka arrestuar një 27-vjeçar nga Fushë-Kruja, pasi është kapur duke transportuar me automjetin e tij tip ‘Jeep’ 5 emigrantë të paligjshëm, duke i ndihmuar ata për të kaluar kufirin kundrejt një shpërblimi të caktuar. Sipas bluve të Dibrës, Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K. Njoftimi i policisë: Dibër/Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga autori. Nga specialistët e Hetimit Kundër Trafikut të Paligjshëm dhe të Narkotikëve në…

Read More

SPAK arreston ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur politikisht, atë të inceneratorit në Elbasan Lajmi për arrestimin e tij, po bën xhiron edhe nga mediat e huaja. Agjencia Associated Press shkruan se ai akuzohet për një ryshfet prej 4.1 milion dollarësh. Sipas AP, Koka rrezikon deri në 12 vite burg nëse dënohet. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua të martën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit. SPAK kërkoi gjithashtu arrestimin e shtetases Stela Gugallja, e cila është pronarja e…

Read More

Gjatë qendrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Balla, përmes një postimi në rrjetin social facebook, deklaron se marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive në Mbledhjen e Elbasanit ishin një hap i madh në drejtim të lehtësimit të lëvizjes në dy anët e kufirit, njohjes së diplomave apo kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe krijimit të hapsirave më të mëdha të bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve tona. Sipas Ballës, do vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare. Postimi i plotë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një një postim në rrjetet sociale se fluturim i parë në Bruksel në 15 dhjetor 2010, përfaqëson arritjen më të madhe drejt Bashkimit Europian. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme liberalizimin e vizave. Me anë të një mesazhi të bërë në rrjetet sociale, Basha shprehet se fluturim i parë në Bruksel në 15 dhjetor 2010, përfaqëson arritjen më të madhe drejt Bashkimit Europian. Po ashtu, kryedemokrati i bën thirrje demorkratëve se në 18 Dhjetor duhet të bashkohen dhe ta lënë pas të kaluarën. MESAZHI: Në 15 dhjetor 2010 ne…

Read More

Policia spanjolle ka publikuar pamjet e aksionit anti-drogë ku u arrestuan 33 persona, shumica e tyre shqiptarë, pasi akuzohen për kultivim në sasi të mëdha të kanabisit. Operacioni i policisë spanjolle u kodua “Albacos” dhe ka arritur të çmontojë një rrjet kompleks kriminal të dedikuar për kultivimin, prodhimin dhe shpërndarjen e marijuanës në nivel ndërkombëtar. Sipas njoftimit të policisë spanjolle, 33 persona (11 në Segovia, 11 në Andaluzi, 5 në Castilla-La Mancha, 4 në Aragon dhe 2 në Madrid) janë arrestuar si autorë të dyshuar ndërsa 21 prej tyre u dërguan në burg. Ata që merrnin vendimet dhe shpërndanin ‘mallin’…

Read More

Masat ajrore me origjinë nga verilindja e Europës do të diktojnë mot të kthjellët por të thatë në të gjithë vendin tonë. Gjithashtu në zonat lindore do vijojnë të jenë problematike ngricat për shkak të temperaturave të ulëta. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten në ndikimin e kthjellimeve. Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -5°C deri në 13 °C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.

Read More

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Rent”, pasi ka zbuluar në katin e dytë të një pallati një apartament të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë këtij operacioni, në lagjen nr. 13, Durrës, nga kontrolli në banesën e marrë me qira nga shtetasi I. A., e cila ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo në të cilat ishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera…

Read More

Lidhja e Donaldit dhe Beatrix po ngjall gjithnjë e më shumë komente dhe diskutime si në publik ashtu edhe mes banorëve. Shumë prej tyre kanë deklaruar se marrëdhënia e tyre është vetëm për efekt lojë. Ka pasur edhe nga ata të cilët kanë dyshuar se ky raport mund të vazhdojë edhe pasi të dyshja të përfundojë këtë eksperiencë. ‘’Big Mama’’ dhe Arjola kanë diskutuar ditë më parë për faktin se ‘’Beatrix nuk bën asgjë tjetër në shtëpi përveçse vishet, lyhet dhe puthet’’. Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Donaldit dhe Beatrix. ‘’Nuk më keni mbrojtur. Unë…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar të tjera detaje në lidhje me operacionin e SPAK, ku u arrestua ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” ne mungesë për dy persona të tjerë, Klodian Zoto dhe Stela Gugallia. Sipas asaj që thotë gazetari Hoxha, Zoto është në Shqipëri, por policia nuk ka arritur ta gjejë, ndërsa personi tjetër, Stela Gugallia dyshohet se është larguar jashtë vendit. “Koka u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra ai është në Shqipëri. Edhe fakti që policia s’e…

Read More

Claudio është banori i larguar nga ‘’Big Brother Vip’’. Votat e publikut kanë vendosur që ai të lërë përfundimisht lojën e “Big Brother VIP”. Ai u eleminua gjatë spektaklit të sotëm, duke lënë kështu përfundimisht lojën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Kujtojmë se banorët e nominuar ishin Iliri, Arjola, Claudio dhe Einxhel.

Read More

Një nga personazhet më pozitivë dhe më të dashur në shtëpi ka treguar rrugëtimin e jetës së saj. Në shtëpi atë e ka mbizotëruar ëmbëlsia por gjatë spektaklit të sotëm ajo ka dëshmuar se jeta e saj ka kaluar gjithashtu me shumë vuajtje dhe sakrifica. Ajo ka treguar për vendimin e vështirë të prindërve të saj dhe për vështirësitë e mëdha social-psikologjike që pasuan pas këtij ndryshimi. ‘’Të gjithë emigruan dhe kështu vendosën edhe prindërit e mi. Kemi jetuar për disa ditë poshtë një peme. Ishte shumë e vështirë të siguronim para dhe unë nuk kisha as kukulla dhe as…

Read More

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në studion e emisionit “Log.” në ABC se me arrestimin e Lefter Kokës në lidhje me skandalin e inceneratorëve, nuk është kapur demi nga brirët. Hoxha tha se nëse ai tregon shokët do të krijohet një problematikë shumë e madhe. “Kam përshtypjen që në këtë rast nuk e kemi kapur akoma demin nga brirët. Nëse Koka tregon shokët krijon një problematikë shumë të madhe. Vëllai i tij kur është arrestuar nuk i ka treguar shokët. Koka tha se tani ka parë reagimet e politikanëve që janë shumë të gëzuar, por i kanë marrë masat. Koka ishte…

Read More