Aktorja Adriana Matoshi ka treguar publikisht mbështetjen e saj për Arjola Demirin, pasi një pjesë e banorëve të “Big Brother Vip” dolën kundër saj gjatë spektaklit. Edhe pse nuk ka shumë që ka dalë nga një operacion i vështirë, Adriana e ka gjetur kohën për të dalë krah aktores së njohur me anë të një postimi në Instastory. Ajo shkruan se Arjola është fituese, ndërsa tallet me banorët e tjerë duke i quajtur “vogëlusha” dhe thotë se atyre u ka dalë boja me kohë. “Kur t’bohen vogëlushët bashkë për me fol për Arjolën seç më kap një e keshme. Ja…
Author: tirana
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të mësojë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit masën e arrestit. Mësohet se vetë Koka nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore, për arsye që ende nuk dihen, por në sallë do të paraqitet vetëm avokati i tij. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano. Policia ka kryer mbrëmë 4 kontrolle në Elbasan, Durrës, Fier dhe Tiranë për gjetjen e shtetasit K.Z por s’eshte gjetur. S.G sipas sistemit TIMS është ende jashtë vendit. “Koka u vu në…
Ditën e sotme në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore po shqyrtohet Dekreti i Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit nr. 107/2021 “Për Bashkëqeverisjen”. Presidenti Meta nuk e dekretoi këtë ligj pasi sipas tij cënon dispozita konkrete të Kushtetutës si dhe nuk është në harmoni me parashikimet e ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”. Në fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve, ministrja Elisa Spiropali e kundërshtoi me argumenta ligjore kthimin nga Presidenti të këtij ligji. “Presidenti nuk ka identifikuar apo analizuar asnjë normë konkrete të ligjit, që të bjerë në kundërshtim me parashikimet e…
Policia bën me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në një lokal në qytetin e Bajram Currit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. H. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën dhe si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit: G. V., 24 vjec, banues në Bajram Curri. Ky shtetas u kap në një banesë në fshatin Berishë, ku gjatë kontrollit…
Kanë mbërritur në Gjykatën e Kurbinit 3 të arrestuarit për vrasjen e Rakip Rolit. Gazetari Elidon Ndreka, ka raportuar për “BalkanWeb”, se Llej Lika, baba ii tij Skënderi dhe Klajdi Gexhaj (Belshi) do të jenë sot përballë togave të zeza ku dhe pritet të jepet masa e arrestit. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të premten që lamë pas, ku Rakip Rolit, ju bë atentat pranë banesës së tij në qytetin e Laçit. Shkak është bërë hakmarrja, pasi Llej dhe Skënder Lika kanë pretenduar se janë dhunuar nga djemtë e viktimës.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi sot se ditën e enjte në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në akset rrugore në pjesën më të madhe të vendit gjatë mëngjesit. Moti parashikohet i kthjellët dhe në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura. Në zonën e alpeve, borë e dobët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë. Temperaturat parashikohen: në zona malore -5 deri 5°C në zona e…
Organizata Botërore e Shëndetësisë, paralajmëroi se varianti i ri i COVID-19, Omicron do të përhapet me shpejtësi marramendëse në të gjithë botën. Kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se megjithëse variantit i ri është konfirmuar në 77 vende, në shumë të tjera ende nuk është zbuluar. Tedros tha se OBSH është e shqetësuar se vendet po e trajtojnë Omicron si një variant të butë dhe nuk po marrin masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së tij. “Jemi mësuar të nënvlerësojnë rrezikun. Edhe nëse Omicorn nuk shkakton forma të rënda të koronavirusit, numri i madh i infektimeve mund të…
Është arrestuar nga policia e Tiranës Orgest Drazhi shoku Jurgen Duka, i cili u vra në një supermarket në Tiranë ‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.’- njofton policia.
Sot pritet të diskutohet në komisionet parlamentare akti normativ i qeverisë për ndryshimin e gjashtë të buxhetit të vitit 2021, ndërsa shkak për këtë janë bërë shpërblimet për festat e fundvitit për pensionistët. Konkretisht, në aktin normativ, financat kanë rritur pritshmëritë për të ardhurat me 18.2 miliardë lekë më shumë, teksa po në këtë vlerë ka shtuar edhe shpenzimet buxhetore duke e çuar totalin e tyre 628.2 miliardë lekë. Qeveria ka vënë në dispozicion një fond prej 3.5 miliardë lekë si bonus fundviti për rreth 683 mijë pensionistë ku secili prej tyre do të përfitojë nga 5 mijë lekë shpërblim.…
Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka bërë një rrëfim tronditës, në emisionin ‘The Howard Stern Show’. Këngëtarja 19-vjeçare amerikane zbuloi se ka filluar të shikojë filma pornografik që në moshën 11-vjeçare, kur ishte ende nxënëse e shkollës fillore. “Kam parë shumë porno, të them të drejtën. Fillova të shikoja kur isha 11 vjeç”, shtoi ajo dhe vazhdoi: Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem tepër e shkatërruar që u ekspozova kaq shumë ndaj pornografisë”. “Arriti në një pikë ku nuk mund të shikoja asgjë tjetër nëse nuk ishte e dhunshme” rrëfeu ajo. Këngëtarja gjithashtu tha se tani…
Në datën 18 dhjetor, në të njëjtën ditë kur Lulzim Basha ka thirrur Kuvendin në Pallatin e Kongreseve, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të mbajë referendumin për të zyrtarizuar shkarkimin e Bashës. “Të gjithë të bashkuar me votën tonë të lirë në REFERENDUMIN e dt 18 Dhjetor!” shkruan Floriana Garo në Facebook, krahas njoftimit për Referendumin. Bëhet me dije se orari i votimit do të fillojë në orën 08:00 të mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites së 18 dhjetorit.
Rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.