Author: tirana

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për të shpërndarë bonusin e përhershëm në festat e fundvitit. Këtë herë, personat me aftësi të kufizuar të dhe familjet që marrin ndihmë ekonomike do të marrin një bonus prej 30 mijë lekësh të vjetra. Ndërsa për pensionistët nuk kishte ndonjë komunikatë të shtuar, kështu që mbetet në fuqi bonusi i përvitshëm prej 50 mijë lekësh të vjetra.

Read More

Nuk është hera e parë që këngëtare ose artistë të fushave të tjera bëjnë xing veshjesh (nga rastësia ose jo), por ky i Elhaidës dhe Xhensilës u komentua shumë. Të dyja guxuan me veshjen dhe stilin duke u shfaqur me gurë, dekoltenë të nxjerrë në pah dhe performuan në klipet përkatëse. Elhaida për një nga këngët e albumit dhe Xhensila për bashkëpunimin e radhës. Njëra me të zeza, tjetra me rozë, por të dyja seksi në habitatin e tyre natyral. Veshjet u publikuan me pak diferencë dhe nuk dimë të themi kush është frymëzuar nga kolegia e saj, por një…

Read More

Vajzat e gratë indianë kanë mënyrat e tyre sesi e mbajnë lëkurën sa më të freskët e rinore. I kemi parë në telenovela e kemi pyetur veten sesi ia arrijnë të duken të reja, me lëkurë të pastër e flokë të shëndetshëm. “Bright Side” na zbulon sot 7 sekretet e tyre: 1.Gratë indiane mbajnë bukurinë natyrale dhe qëndrojnë larg operacioneve plastike. 2.Ato përdorin përbërës natyralë për kujdesin ndaj lëkurës. 2 përbërësit kryesorë janë shafrani dhe trëndafili. 3.Gratë indiane e bëjnë vetë makeup-in dhe nuk përdorin produktet kozmetike. 4.Ato kalojnë shumë kohë jashtë duke përfituar nga rrezet e diellit. 5.Gratë indiane…

Read More

Sergio Agüero i thotë lamtumirë futbollit të luajtur. Sulmuesi argjentinas e bëri të ditur këtë gjatë një konference për shtyp në Camp Nou, ku nuk munguan lotët: “Kjo konferencë është për t’ju informuar se kam vendosur të largohem nga futbolli profesionist. Janë kohë shumë të vështira, por jam gjithashtu i lumtur për vendimin që kam marrë. Shëndeti im është i pari dhe pas problemit që pata një muaj e gjysmë më parë, mjekët më thanë se gjëja më e mirë ishte të mos luaja më”. 33-vjeçari nga Buenos Aires ka shënuar 385 gola në karrierë me fanellat e klubeve (Independiente,…

Read More

Policia e Elbasanit ka zbuluar një skemë mashtrimi, të kryer nga disa të rinj. Në pranga ka rënë 21-vjeçari E. C., si dhe janë shpallur në kërkim E. P., 23 vjeç dhe R. K., 22 vjeç. Tre të rinjtë, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi. Pre e mashtrimit të tyre, ka rënë 65-vjeçari R. B., të cilit i kanë kërkuar një shumë parash. Njoftimi i Policisë: Elbasan Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij, për veprën penale “Mashtrimi në kredi”.…

Read More

Anëtari i PD, Julian Deda ka reaguar pas një postimi të kreut të PDm Lulzim Bashës në rrjetet sociale, për liberalizimin e vizave në 15 dhjetor 2010. Julian Deda shkruan se Basha po mburret me punët e Berishës. Sipas Dedës, “liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur Basha shkonte si çerr pas Sali Berishes, për të dalë në foto me të”. “Hidhini një sy facebookut të Lul bravës, po mburret me punët e Doktorit. Liberalizimi i vizave ndodhi në kohën kur ti i shkoje si çerr Sali Berishes nga prapa për të dalë në foto me të. Pastaj ai të…

Read More

Të gjithë duam që viti i ardhshëm të jetë më bujar me fatin, mundësitë e biznesit dhe jetën e dashurisë, por tre nga përfaqësuesit e Horoskopit nuk do ta kalojnë mirë as vitin e ri. Jo, nuk po flasim për fat, biznes dhe financa. Vetëm 3 shenjat e mëposhtme nuk do të mund të çiftëzohen as në vitin 2022. Ujori Për Ujorin, viti 2022 është i destinuar të jetë një vit vetmie i thellë, ku shumica e muajve e gjejnë atë larg pasioneve dhe dashurisë. Viti i ri do të sjellë pjekuri, marrjen e përgjegjësive dhe bashkëpunime të reja. Ai…

Read More

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në fokusin kryesor të mediave këto ditë, pasi atje ka pasur zhvillime të rëndësishme. Basha ndodhet aktualisht në seli dhe po merret me organizimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Në të, një nga vendimet që do të merret është përjashtimi nga PD i ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe do të përcaktohet aksioni politik për 4 vitet e ardhshme. Nga ana tjetër, ish-kryeministri, ka thërritur po në të njëjtën datë një referendum, për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetari i PD. Një ditë më pas, pra të dielën e 19 dhjetorit, sipas gazetarit Stafa, do…

Read More

Komisioni për Çështjet Ligjore rrëzon dekretin e Metës për kthimin e ligjit ‘Për bashkëqeverisjen’. Mosdekretimi i ligjit u rrëzua me 11 vota kundër. Kujtojmë se ishte Kreu i Shtetit, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për Bashkëqeverisjen”, por ky dekret i Metës është rrëzuar sot nga Komisioni i Ligjeve. Pro dekretit të Presidentit kanë votuar vetëm tre anëtarë të komisionit, Oerd Bylykbashi, Dashnor Sula dhe Erisa Xhixho. Ndërkohë, të gjithë deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër, duke e rrëzuar dekretin.

Read More

Nga Adam Smith/ Po sikur bota rreth nesh të mos ishte reale? A mund të ndodhë që ekrani që po shihni tani nëkëto momente, ajri që po thithni, toka nën këmbët tuaja, dhe madje edhe grimcat më të vogla,që përbëjnë trupin tuaj të mos ekzistojnë në të vërtetë? A është e mundur që kaosi i botës rreth nesh, të jetë rezultat i një simulimi kompjuterik të avancuar? Që në të jemi thjesht personazhe në lojën e dikujt tjetër? Ideja dhe frika se mos realiteti nuk është ashtu siç duket, mund të gjurmohet që disa mijëra vjet më parë, tek “Ëndrrës…

Read More

Ajo është konsideruar si banorja më pozitive dhe e qeshur në këtë edicion të “Big Brother VIP”. Të gjithë e kuptuat se është fjala për Beniada Nishanin, e cila në çdo moment sjell energji pozitive brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ditët e fundit, modelja seksi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se disa video ku shfaqet ajo, janë bërë shumë virale në rrjet. Tashmë ju e dini që Beniada jeton në Itali dhe jo vetëm ka probleme me shqipen por edhe me memorizimin e të gjithë emrave të personazheve publike dhe artistëve. Pak ditë më parë…

Read More