Author: tirana

Ekspertë të shëndetësisë evidentojnë se ka njerëz, që janë të prirur të besojnë më shumë teoritë konspiracioniste, për sa i përket vaksinimit kundër Covidit, sesa fjalën mjekut që në botën e zhvilluar është “ligj”. Shqipëria ka mbulesë vaksinave tek 40%, ndërsa Evropa Perëndimore dhe Amerika e kanë mbi 70%. Është i vërtetë ky konstatim, por praktika ka treguar që trekëndëshi i koalicionit mjek-pacient-vaksina, ka shpëtuar njerëzimin. Teoritë konspiracioniste janë të shumta, pasi jetojmë në një sistem demokratik, që garanton të drejtën e shprehjes së mendimit. Por fakti që janë përhapur kaq shumë tek ne, ndoshta tregon se ekspertet, teknicienët, profesionistët…

Read More

Në deklaratën e tij të parë qeveritare, kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi shndërrimin më të madh të ekonomisë dhe të prodhimit në 100 vjet. Në të njëjtën kohë, ai foli me besim për kapërcimin e krizës së koronas. “Pas nesh ndodhen 250 vjet, në të cilat prosperiteti ynë u bazua në djegien e qymyrit, naftës dhe gazit. Tani kemi rreth 23 vjet para nesh për të braktisur lëndët djegëse fosile dhe do t’i braktisim ato,” tha kancelari Olaf Scholz gjatë deklaratës së tij të parë qeveritare në Bundestag. Gjermania duhet të arrijë neutralitetin klimatik deri në vitin 2045. Qeveria është…

Read More

Paga mesatare bruto në Shqipëri, për tremujorin e tretë të këtij viti, ka pësuar rënie krahasuar me tremujorin e dytë. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021, paga mesatare bruto ishte 56 710 lekë në muaj. Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare për vitin 2021, në tremujorin e tretë është regjistruar në 56 435, duke rënë me 0.5%. Nëse do ta krahasojmë ndryshimin e pagës me tremujorin e dytë të vitit aktual, sipas aktiviteteve, shohim se më shumë se gjysma e tyre kanë pësuar rënie të pagës. Rënia më e madhe prej 9.9% vërehet në aktivitete financiare të sigurimit,…

Read More

Klubet evropiane mbajnë qëndrim të ashpër kundër Kupës së Kombeve Afrikane, e planifikuar të fillojë më 9 janar 2022. Në një letër të datës 10 dhjetor 2021 dhe të publikuar sot nga gazeta të ndryshme në kontinentin afrikan, ECA – shoqata që bashkon klubet e Kontinentit të Vjetër – i shkroi CAF – ekuivalenti afrikan i UEFA-s-  për të sqaruar këndvështrimin e tyre mbi një temë padyshim të nxehtë. “Me dritaren e transferimeve dhe Kupën e Afrikës në rrugë, të gjithë të interesuarit duhet të përballen gjithashtu me përkeqësimin e pandemisë Covid-19 dhe rritjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet…

Read More

Christian Eriksen do të largohet së shpejti zyrtarisht nga Interi, por jo nga futbolli. Skenari është i përcaktuar: sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori danez është i destinuar t’u thotë lamtumirë zikaltërve në javët në vijim, duke i dhënë fund, kuptohet pa fajin e tij, një përvoje që zgjati dy vjet. Eriksen në fakt do të shpallet i papërshtatshëm për të luajtur futboll nga mjekët CONI-t, pasi në Itali nuk lejohet që futbollistët me probleme në zemër të luajnë me defribrilator. Tashmë mbetet në vullnetin e 29-vjeçarit përcaktimi i së ardhmes, pas asaj që i ndodhi më 12 qershor, gjatë Europianit,…

Read More

Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool. Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2. Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore. Sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë shpesh herë nuk shfaq asnjë simptomë. Ajo rrit rrezikun e krijimit të sëmundjeve të zemrës, të veshkave, të…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të vizitojë Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor, në takimin e radhës për nismën “Ballkani i Hapur”. Media serbe “Tanjug” ka raportuar se i pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama në Tiranë do të jetë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi i mëparshëm u mbajt në Beograd në fillim të muajit nëntor. Në takimin e fundit u paralajmërua se do të nënshkruhet edhe një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës. Bazuar në memorandum, lejet e punës të lëshuara në cilindo nga tre vendet e nismës do të jenë të vlefshme…

Read More

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar sot për mediat se edhe gjatë qeverisjes së Sali Berishës ka pasur korrupsion, ndërkohë që po fliste për arrestimin nga SPAK të ish-ministrit Lefter Koka. Gjatë konferencës me gazetarët, Basha u përballu me pyetjet e gazetarëve, në lidhje me korrupsionin për të cilën ai është akuzuar. Gazetarja e RTSH-së, Anisa Kadesha, duke i kujtuar deklaratën e mëparshme Bashës, u shpreh se në fakt, ai është i vetmi ministër i qeverisjes së PD i akuzuar për korrupsion. “Meqenëse i referoheni herë pas here, korrupsionit të qeverisjes së PD-së. Keni ndonjë emër konkret kush ka qenë i korruptuar, pasi me…

Read More

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj janë tashmë dy nga personazhet më të komentuar të momentit. Prej disa javësh, ata kanë nisur një romancë dhe nuk kanë si t’i shpëtojnë syrit të mediave. Çdo lëvizje që lidhet me ta, kthehet menjëherë në lajm. Së fundmi, vëllai i Beatrixës, këngëtari Alban Ramosaj ka treguar se përkrah lidhjen e tyre. Këtë ai e ka bërë të qartë në heshtje, thjesht duke i bërë “follow” Donaldit në Instagram. Pra, Albani dhe Donaldi kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe kjo ka mjaftuar që të aludohet se një miqësi mes tyre mund të…

Read More

Janë 841 infermierë të rinj, që duke nisur nga java e ardhshme do të garojnë për të fituar lejen e ushtrimit të profesionit në këtë specialitet. Në kalendarin e shpallur tashmë nga Qendra e Shërbimeve të Arsimit përcaktohet se provimi i shtetit për licencimin e infermierëve të rinj do të zhvillohet ndërmjet datave 20-24 dhjetor 2021, për të vijuar më pas edhe në datat 5-6 janar të vitit 2022. Për secilin kandidat që është pjesë e listës së shpallur nga QSHA është detajuar data dhe ora specifike se kur duhet të paraqitet për të zhvilluar provimin e shtetit. Ekspertët këshillojnë…

Read More

“Kam mbëshetjen e 99.9% të demokratëve”. Kështu është shprehur kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një prononcimi për mediat nga selia blu. Ai ka thënë se 99.9% e demokratëve duan të ardhmen e të shkëputen nga mendësia bolshevike dhe aferat e ndodhura gjatë qeverisjes së PD. “E kuptoni që betejat tona janë dhe mbeten parimore. Kjo e inceneratorëve këtë tregon. Ne denoncojmë ju përpiqeni të pasqyroni. Beteja është për të ardhmen, për të mos mbetur peng për të shkuarën. Shumica absolute, 99.9% janë për të ardhmen. Nuk i lidh asgjë, as me mendësinë olshevike. Partia nuk është pronë e askujt,…

Read More

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka deklaruar në emisionin Publikisht në RTSH se nuk ka zgjedhur të shkojë në dy kuvendet e Partisë Demokratike as për Bashën dhe as për Berishën, por për demokratët. Kadilli rtha se PD po ndahet për të kontrolluar pallatin e opozitës, por kjo e vështirëson akoma më shumë rrugën për të marrë pushtetin.“Nuk kam asnjë informacion si do zhvillohet referendumi. Nuk kam shkuar as për zotin Berisha dhe as për zotin Basha. Kemi dy parti. PD po ndahet për të kontrolluar pallatin e opozitës. Këta duan të kompromentojnë demokracinë. Duhet t’i themi…

Read More